SIMPTOMAT DHE TRANSMETIMI I HBV

 

Simptomat e HBV ndahen në varësi të llojit të Hepatitit, nëse është akut apo kronik, si më poshtë:

Simptomat e Hepatitit B akut

Shumica e të infektuarëve nuk zhvillojnë simptoma gjatë fazës akute të infeksionit me hepatit B. Ndonjë simptomë që mund të shfaqet, është e ngjashme me simptomat e gripit, ku përfshihen: ethet, lodhja, dhimbja e muskujve dhe kyçeve, humbja e oreksit dhe të vjella. Vetëm 1% e individëve të infektuar shfaqin probleme serioze ndërkohë që trupi i tyre është duke luftuar me virusin.

Simptomat serioze përfshijnë nauzenë, të vjellat, zverdhje të lëkurës dhe të syve të quajtur ikter (verdhëz). Stomaku i këtyre pacientëve mund të zmadhohet. Kjo gjëndje është kërcënuse për jetën dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Simptomat e Hepatitit B kronik

Hepatiti B ndryshe quhet dhe infeksion i heshtur sepse shumica e individëve nuk dinë që janë të infektuar. Personat me Hepatit B kronik mund të jetojnë për dekada pa patur asnjë simptomë. Edhe pse nuk kanë simptoma, virusi i Hepatit B shkakton në heshtje dëmtime të mëlçisë per vite me radhë.

Në mëlçi, infeksioni me hepatit B kronik mund të çojë në cirrozë, e cila ëshë një gjëndje ku qelizat e mëlçisë infiltrohen nga indi fibrotik. Kjo e bën mëlçinë më pak efektive, ndërsa në cirrozën e avancuar mëlçia nuk funksionon më duke zhvilluar insufiçiencë hepatike.

Pacientët me hepatit B kronik janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Simptomat në këto raste nuk janë specifike. Pacientët mund të mos kenë simptoma ose mund të përjetojnë dhimbje abdominale dhe mëlçia e tyre mund të jetë e zmadhuar dhe e enjtur, si dhe mund të kenë humbje në peshë dhe ethe.

Si mund të merret Hepatiti B?

Hepatiti B transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës), sekrecioneve vaginale, dhe lëngjeve të tjera të trupit.

Disa rrugë nga ku mund të merret hepatiti B janë

– Marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar; kjo ndodh zakonisht vetëm në marrëdhëniet jashtë-martesore;

– Përdorimi i të njëjtës shiringë droge;

– Bërja e tatuve dhe vendosja e pirsing duke përdorur mjete josterile ose të përdorura më parë nga shumë njerëz;

– Shpimi me age të kontaminuara (nga kjo mënyrë infektimi janë më të rrezikuar punonjësit e shëndetësisë);

– Bashkëjetesa me persona që kanë hepatitin B; kjo ndodh rrallë.

– Përdorimi i të njëjtës furçë dhëmbësh ose brisku rroje me persona të infektuar;

– Udhëtimi në vende ku Hepatiti B është shumë i përhapur;

– Mosrespektimi i rregullave të sterilizimit te aparaturave tek dentisti;

– Një grua e infektuar mund t’ia kalojë Hepatitin B fëmijës gjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji.

Ju nuk mund ta merrni hepatitin B nga:

– Shtrëngimi i duarve me një person të infektuar;

– Përqafimi me një person të infektuar;

– Ulja afër me një person të infektuar.

Në vijim gjeni Udhëzuesin e posaçëm të pacientëve me Hepatit B për trajtimin natyral që kanë nevojë për shërimin dhe jetën sa më cilësore.

* Pacientët tanë mund ta shfletojnë librin falas këtu, por duhet të na kontaktojnë për të marrë Paswordin e tyre personal.

Kura Bimore Për Pacientët me HBV