You are here:---Si të mbështesim dikë me Depresion

Si të mbështesim dikë me Depresion

2018-09-20T21:09:41+00:00November 15th, 2017|Categories: Nervore Mendore|

7 Mënyrat më të mira për të mbështetur një pacient me depresion

 

Depresioni është një sëmundje kronike fizike me simptoma që janë kryesisht të padukshme. Ai është një sëmundje irrituese për të jetuar, sepse të qenit i trishtuar ose i zhgënjyer, ose i përgjumur ose i mpirë për periudha të gjata dhe të përsëritura kohore është e lodhshme – veçanërisht kur nuk mund t’i provosh askujt se je vërtet i sëmurë.
Në formën e tij më të keqe, depresioni mund të çojë në vdekje.

“Ndërgjegjësimi” është i madh, por në fund të ditës, ajo që duhet është të rrethohet nga njerëz që në të vërtetë e kuptojnë sëmundjen dhe dinë të mbështesin.

Nëse i dashuri juaj po lufton me depresionin, mund të ndiheni të hutuar dhe të shqetësuar.  Ndoshta ju ndjeheni sikur po ecni mbi vezë sepse keni frikë ta shqetësoni edhe më shumë. Ndoshta ju jeni në një gjëndje të tillë dhe keni vendosur  të heshtni, sepse edhe kur i jepni një këshillë ai nuk e merr.

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomave, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe konjuktive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë:

– Ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës.

– Kanë mërzi, ndjenjë urrejtje, janë gjithmonë nën tension.

– Ndjenja e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm.

– Kanë mungesë të vetësigurisë.

– Janë të angazhuar me mendime negative / pesimiste.

– Fajësojnë vetëvetën dhe ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë.

– Kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime.

– Janë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm.

– Ndryshime ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësi për të fjetur, zgjim herët, ose fjetje e tejzgjatur.

– Ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë dhe humbin peshë.

– Humbin interesimin për marrëdhënie seksuale.

– Pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe përdorin droga.

– Kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë).

– Ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme.

– Kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes.

– Mendime të çrregullta.

– Dhimbje koke.

– Dhimbje në shpinë.

– Dhimbje muskulare në vazhdimësi.

– Dhimbje gjoksi.

– Marramendje dhe humbje të vetëdijes.

Por mbështetja juaj është e rëndësishme. Dhe mund të mësoni mënyra të ndryshme për të mbështetur më së miri të dashurin tuaj. Më poshtë, janë disa strategji shumë të vlefshme.

  1. Mësoni sa më shumë që mundeni rreth depresionit

Ju mund të shmangni gabimet dhe keqkuptimet thjesht duke edukuar veten për depresionin. Sapo të kuptoni simptomat, rrjedhën dhe pasojat e depresionit, mund ta përkrahni më mirë të dashurin tuaj.
Për shembull, disa njerëz supozojnë se nëse një person me depresion ka një ditë të mirë, ata janë shëruar, por depresioni nuk është një sëmundje statike. Një i rritur që ndihet i pashpresë ende mund të qeshë me një shaka dhe një fëmijë i dëshpëruar ende mund të ndjekë klasën, të marrë nota të mira dhe madje të duket i gëzuar.

E vërteta është se simptomat depresive mbeten në vende të tjera, të fshehura ose jo të lehta për t’u parë, prandaj është e rëndësishme të dimë se depresioni ka një distancë shumë të përhapur.

  1. Jini aty

Gjëja më e mirë që mund të bësh për dikë me depresion është t’i qëndrosh afër. Pacientë të kuruar nga depresioni kanë treguar se momentet e shërimit kanë filluar kur një person i dashur qëndroi ulur me ta, ose duke folur ngrohtësisht me deklerata të tilla si: ” Ti je kaq i/e rëndësishme për mua”, ”Do të gjejmë një mënyrë për t’ju ndihmuar që të ndiheni më mirë”.

  1. Mos gjykoni apo kritikoni

Ajo që ju thoni mund të ketë një ndikim të fuqishëm mbi të dashurin tuaj. Mos i thoni deklarata të tilla si: “Ju vetëm duhet të shihni gjërat si gjysmë të plota, jo gjysmë të zbrazëta” ose “Unë mendoj se kjo është me të vërtetë vetëm në kokën tuaj. Nëse ngrihesh nga shtrati dhe lëviz përreth, do t’i shohësh gjërat më mirë!”.
Këto fjalë e çojnë pacientin edhe më shumë në depresion dhe mund ta izolojnë edhe më shumë në vetvete.

  1. Shmangni afrimitetin e ashpër

Shumë individë mendojnë se të qenët i ashpër ndaj të dashurve të tyre do të zhbëjnë depresionin e tyre ose do të frymëzojnë ndryshime pozitive të sjelljes. Për shembull, disa njerëz me dashje mund të jenë të paduruar me të dashurit e tyre, të shtyjnë kufijtë e tyre, të përdorin heshtjen, të jenë të pandjeshëm ose të japin një ultimatum. Por kjo është aq e padobishme, e dëmshme dhe e dhimbshme, njësoj si të mos ndihmosh dikë të diagnozuar me kancer.

  1. Mos e minimizoni dhimbjen e tyre

Deklarata të tilla si “Jeni shumë i dobët” ose “Pse lejoni që çdo gjë e vogël t’ju shqetësojë?”  ose “Është turp të jetë dikush me depresion!” Këto deklarata e zhvlerësojnë atë që po përjetojnë dhe nuk hedh dritë mbi faktin se ata janë duke luftuar me një çrregullim të vështirë – jo ndonjë dobësi ose mangësi personaliteti.

  1. Shmangni ofrimin e këshillave

Ndoshta duket e natyrshme të ndash këshillat me të dashurin tënd. Personi në depresion ka nevojë për udhëzime, por mënyra se si thuhen këshillat mund ta bëjnë atë të ndihet u fyer apo i përçmuar duke i zhytur më shumë në sëmundjen e tyre.

Ajo që ndihmon është të pyesni: “Çfarë mund të bëj për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë?” Kjo i jep dashurisë suaj një mundësi për të kërkuar ndihmë. Kur një person kërkon ndihmë, ai është më i prirur për të dëgjuar dhe t’ju dëgjojë këshillat pa u ndier i fyer.

  1. Jini të durueshëm

Durimi është pjesë thelbësore e mbështetjes së të dashurit tuaj. Kur jeni i duruar me të dashurin tuaj, ju i bëni të ditur atij se nuk ka rëndësi se sa do të zgjasë kjo, apo se si do të përfshihen trajtimet apo vështirësitë që shoqërojnë kalimin nga simptomat fillestare deri te shërimi, sepse do të jeni gjithnjë aty.
Ky durim ka një rezultat të fuqishëm. Me durim të tillë, vjen shpresa.

Mënyra natyrale që ndihmojnë në luftimin e depresionit

Konsumimi i ushqimeve që stimulojnë prodhimin e hormoneve të lumturisë, të tilla si çokollata e errët, banane, arra, dhe ushqime që përmbajnë sasi të larta të omega-3, e cila ka një ndikim të madh dhe pozitiv në sistemin nervor dhe shëndetin mendor, si dhe ushqime që përmbajnë acid folik, të tilla si peshku dhe perimet me gjethe të gjelbër si spinaqi, të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

Ushtrimi; Aktiviteti fizik ndihmon për të hequr qafe depresionin. Sporti i siguron trupit energji dhe rrit sekretimin e lumturisë. Një nga sportet më të rëndësishme për të ndihmuar qetësinë dhe relaksimin është ecja, sidomos nëse praktikohet në natyrë dhe ajër të pastër.

Rrezet e diellit;  përmirësojnë  gjendjen shpirtërore dhe ndihmojnë për të rritur nivelet e vitaminës D.

Ndonjëherë mbështetja e dikujt me depresion mund të ndihet sikur po ecni me një litar të ngushtë; Çfarë duhet të them ? Çfarë nuk duhet të them? Çfarë të bëj? Çfarë nuk duhet të bëj?
Por mos harroni se vetëm duke qenë aty dhe duke pyetur se si mund të ndihmoni, mund të jetë një dhuratë e pabesueshme.

TRAJTIMI NATYRAL PROFESIONAL I DEPRESIONIT

Dobite shendetesore

– “Peganum” ndihmon ne kurimin e Depresionit ne menyre natyrale rrenjesore.

– Lufton shkaqet e Depresionit, si zhbalancimet biokimike dhe ato hormonale, infeksionet ne tru dhe ne sistemin nervor qendror, etj.

– Ndihmon ne kurimin e çrregullimeve emocionale, çrregullimeve te personalitetit, dhe te mendimit.

– Lufton te gjitha simptomat e shkaktuara nga ankthi dhe stresi: mendimet shqetesuese, shqetesimet gjate gjumit, dridhjet, panikun, friken e te ndenjurit vetem apo fobine sociale, merakun e tepert, etj.

– Kuron simptomat fizike te shkaktuara nga ankthi dhe stresi: rritjen e pulsit, rrahjet e zemres, veshtiresite ne frymemarrje, mpirjen dhe ndjesine e shpimit te gjilperave ne duar dhe kembe, dhimbjet e kokes, marramendjen, lodhjen, dispepsine, diarrene, etj.

– Stimulon sistemin nervor qendror dhe kuron infeksionet dhe çrregullimet ne te.

– Forcon zemren, permireson tretjen, stimulon melçine, forcon gjakun.

– Rrit imunitetin dhe stimulon sistemin e riprodhimit.

– Pastron gjakun dhe trupin nga lendet toksike.

Shenim!

– Nuk ka efekte anesore te demshme.

– Mund te merret nga te gjithe pa dallim moshe apo gjinie, edhe nga grate shtatzena apo gjidhenese.

– Produkti eshte ne forme te kapsulave dhe merret 3 here ne dite nga 1 kapsule para ngrenies.

– Klikoni mbi foton me siper per te mesuar me shume rreth produktit.