You are here:-, Lëkura-Si të hiqni rrudhat dhe yndyrat e qafës

Si të hiqni rrudhat dhe yndyrat e qafës

By | 2017-11-09T14:23:51+00:00 November 9th, 2017|Categories: Arti Jetës, Lëkura|0 Comments

Mënyra të thjeshta si të hiqni rrudhat dhe yndyrat e qafës

 

Shumica e njerëzve nuk duan të bëhen, ose nuk duan të duken të vjetër, dhe duan të ruajnë një pamje më të re. Për këtë qëllim, njerëzit shpenzojnë shumë para për blerjen e produkteve të shtrenjta të bukurisë dhe i nënshtrohen trajtimeve të shumta kozmetike.

Fokusi është gjithmonë në fytyrë. Por, duke u kujdesur për lëkurën në fytyrë, disa njerëz shpesh harrojnë të kujdesen për lëkurën në qafën e tyre, kështu që ndërkohë, lëkura në qafën e tyre bëhet e rrudhur dhe e hollë.

Ju nuk keni për të blerë dhe përdorur produkte të shtrenjta kimike, sepse ka disa mënyra natyrale që mund tju ndihmojnë për rrudhat e qafës.

  1. Përdorimi i vitaminës C

Një nga burimet më të mira antioksiduese është vitamina C. Kjo vitaminë mund të merret nëpërmjet ushqimit të pasur me vitaminë C. Ushqime të pasura me vitaminë C përfshijnë: Speca, luleshtrydhe, limon, portokall, marule, brokoli, kivi, hudhra, lulelakër, etj.

  1. Shmangni rrezet UV të diellit

Lëkura e qafës gjithashtu mund të dëmtohet nëse e ekspozoni në rrezet UV diellit. Ju mund të merrni rreze dielli vetëm në orët e para të mëngjesit dhe në orët e pasdites.

  1. Ushtrohuni rregullisht

Nëse doni që lëkura e qafës tuaj të jetë rinore dhe e fortë, duhet të bëni disa ushtrime. Sipas studimeve të shumta, njerëzit që ushtrohen  rregullisht kanë lëkurë më elastike dhe më të trashë. Për më tepër, ushtrimi përmirëson qarkullimin e oksigjenit nëpërmjet gjakut.

  1. Përfshini ushqime që nxisin prodhimin e kolagjenit

Kolagjeni është pjesë e indit lidhës, i cili është përgjegjës për rinovimin e vazhdueshëm të qelizave të lëkurës, si dhe për lakueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Gjithashtu, kolageni është jetik për elasticitetin e lëkurës. Ushqime që nxisin prodhimin e kolagjenit përfshijnë: Thjerrëzat, salmon, arrat, guava, arra e kokosit, papaya, boronicat, patatja e ëmbël, etj.

  1. Konsumoni acide yndyrore para se të flini

Është e domosdoshme që të hani ushqime të pasura me omega-3 dhe acide yndyrore omega-6, pasi që këto acide përdoren për rindërtimin e qelizave të lëkurës dhe për prodhimin e kolagjenit. Me fjalë të tjera, duhet të hani më shumë sardele, spinaq, salmon, fara kungulli dhe avokado çdo natë, rreth 3 orë para se të shkoni në shtrat.