Si të hiqni gurët e tëmthit pa kirurgji

Si të hiqni gurët e tëmthit pa kirurgji

 

Shumë të rritur dhe fëmijë, janë mbartës të gurëve në tëmth, të cilët shpesh nuk dallohen as me x-ray. Gurët mund të mos shfaqen për shkak se janë shumë të vegjël. Disa prej simtomave më të zakonshme janë skuqje apo alergji. Gurët e tëmthit mund të jenë të gjelbër, të bardhë, të zezë, ose të errët në ngjyrë, së bashku me mbetjet e baktereve në mes.

Ato janë të formuar nga bakteret e vdekura që veprojnë si një bërthamë, dhe në qoftë se ka një të tillë në tëmth, ajo mund të shkaktojë kolesterol të vogël por me kalimin e kohës dhe e lënë nga trupi, ajo shkon më tej duke çuar në rritjen e kolesterolit në organizëm, ciste, parazitë, viruse dhe baktere, duke formuar fole të infeksioneve. Kështu p.sh. në qoftë se gurët në tëmth nuk hiqen, atëherë kjo shumë shpejt shkakton ulçër të barkut ose infeksion që nuk shërohet.

Ja disa super receta që do ju ndihmojnë të pastroni tëmthin tuaj, për të përmirësuar tretjen, për të trajtuar alergjitë, dhimbjet e shpinës, dhe dhimbje të tjera në trup.

  1. Lëng Dardhe; 80% e gurëve të tëmthit janë formuar nga kolesteroli. Besohet se “pektin” që është i pranishëm te dardha, lidhet me shpërbërjen e gurëve të tëmthit dhe tretjen e kolesterolit. Lëngu i dardhës ka vërtetuar se shpërbën gurët e tëmthit.

Ja një recetë me lëngun e dardhës

Gjysmë gotë me ujë të nxehtë.

– Gjysmë gotë me lëng dardhe.

– 2 lugë me mjaltë.

Mënyra e përgatitjes

– Përzjeni lëngun e dardhës me ujë të nxehtë.

– Shtoni mjaltë dhe e përzjeni mirë.

– Pijeni këtë lëng tri herë në ditë para ngrënies.

  1. Panxhar, karrota dhe kastravec; Terapitë me lëngje janë shumë të rekomanduar kryesisht për gurët e tëmthit. Kombinimi i panxharit, kastravecit dhe karrotave, është shumë efektiv për fshikëzën e tëmthit. Panxhari jo vetëm forcon dhe pastron fshikëzën e tëmthit dhe mëlçinë tuaj, por ai mund të ndihmojë në spastrimin e zorrës së trashë dhe të gjakut. Kastraveci, dhe karrota me përmbajtje të lartë të ujit, vitaminës C dhe lëndë të tjera ushqyese, janë të mahnitshëm për detoksifikimin e mëlçisë, si dhe të tëmthit.
    Receta e përdorimit:

– 1 rrënjë panxhari

– 1 kastravec

– 4 karrota të mesme

Mbani mend, ju duhet të merrni sasi të barabartë të të tria lëngjeve. Pra, nëse është e nevojshme, ju duhet të rrisni  ose të ulni sasinë e çdo perimi në përputhje me përbërësit e tjerë.

Mënyra e përgatitjes

– Nxirrni lëngun e panxharit, karrotës dhe kastravecit.

– Përzjeni të tre lëngjet së bashku.

– Pijeni këtë lëng 2 herë në ditë para ose pas ngrënies me 30 min.

– Ju mund të shtoni, edhe selino dhe xhenxhefil.

  1. Lëngu i mollës; Molla është e pasur me fibra dietike, acide yndyrore, hekur, fosfor, flourit, calcium, pectin, gjithashtu është e pasur me acide: acid-folik, acid-malik, acid-pantothenic, vitamin; A, B1, B2,B3, B5, B6,B9 C, K.. Molla është frut mrekulli që lufton acidet, ndihmon tretjen, lufton kolesterolin dhe ndihmon në tretjen e gurëve në veshka dhe në tëmth.

Receta e përdorimit:

– 1 kokërr mollë të prerë në copa të vogla.

– 1 lugë mjaltë.

– Ujë të nxehtë.

– 1 lugë limon

Mënyra e përgatitjes; shtoni mollët në ujin e nxehtë dhe lëngun e limonit, mbulojini mirë dhe lëreni për 15 min, kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltin.

– Ju mund ta pini këtë pije 3 herë në ditë.

  1. Gjembaçi i devesë (gomarit) për gurët e tëmthit; Gjembaci i devese është përdorur gjerësisht si një ilaç tradicional bimor për gurët e tëmthit, si dhe për detoksifikimin e mëlçisë. Ai ndihmon për të pakësuar dhe eleminuar gurët e tëmthit dhe dhimbjen e fshikëzës. Ju mund ta merrni gjembaçin e devesë si çaj, ose ta shtoni pluhurin e farave në lëngje, salatë, perime, etj.

Ja një recetë  si të përgatisni çajin e gjembaçit:

Përbërësit

– 1 lugë me gjembaç deveje ose me farat e tij (mund të përdorni edhe çaj të paketuar).

– 1 gotë me ujë të nxehtë

– 1 lugë mjaltë

Mënyra e përgatitjes

– Në ujin e sapovaluar vendosni cajin pluhur.

– Lëreni të mbuluar për 10 min.

– Shtoni mjaltin dhe mund ta pini këtë çaj dy herë në ditë, 30 min para ngrënies.

  1. Luleradhiqe për gurët e tëmthit; Luleradhiqe është një bimë barishtore që ndihmon shëndetin e mëlçisë, e cila ndihmon fshikëzën e tëmthit në funksionimin e saj. Gjethet e luleradhiqes ndihmojnë në promovimin e sekretimeve biliare të mëlçisë, dhe në detoksifikimin dhe metabolizimin e yndyrës në mënyrë efikase. Ajo është gjithashtu efektive kur është fjala për të stimuluar tëmthin. Ju gjithmonë mund të shtoni lueradhiqe në sallatën tuaj, ose ta merrni në formë të çajit.

Ja një recetë:

– 1 gotë me ujë të nxehtë

– 1 lugë me luleradhiqe

– 1 lugë me mjaltë

Mënyra e përgatitjes:

– Vendosni gjethet e luleradhiqes në një enë me kapak.

– Shtoni ujin e sapovaluar dhe mbulojeni.

– Lëreni për 5-10 min.

– Shtoni mjaltin, dhe mund ta pini 3 herë në ditë.

Nëse vuani nga Diabeti, ju duhet së pari të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit të luleradhiqes.

  1. Psyllium për gurët e tëmthit; Dieta e lartë me fibër është shumë e domosdoshme për të kuruar gurët e tëmthit. Ju duhet të keni ushqime të pasura me fibra dhe vitamina, sidomos vitaminë C. Ajo është një burim shumë i mirë i fibrave të tretshme që ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në tretjen e gurëve të tëmthit. Psyllium gjithashtu parandalon kapsllëkun, i cili gjithashtu çon në formimin e gurëve të  tëmthit.

Përbërësit:

– 1 lugë me pluhur psylliumi

– 1 gotë me ujë

Mënyra e përgatitjes:

– Shtoni psyllium në ujë

– E përzjeni mirë dhe pijeni menjëherë.

– E pini para se të shkoni në shtrat.

  1. Lëngu i Limonit; lëngu i limonit lufton yndyrat e mëlçisë, por edhe frutat që bëjnë pjesë në të njëjtën familje. Ju mund ta merrni lëngun e limonit edhe për të shpërbërë gurët e tëmthit.

Përbërësit:

– 30 ml vaj ulliri

– 30 ml lëng limoni të freskët

– 5 gram hudhër të grirë

– 1 lugë mjaltë

Mënyra e përgatitjes:

– I përzjeni përbërësit mirë

– Merreni këtë përzierje çdo mëngjes me stomakun bosh

– Bëjeni këtë për të paktën 40 ditë.

Rekomandime për të trajtuar gurët e tëmthit

– Pini 8-10 gota ujë çdo ditë.

– Nëse jeni mbipeshë, reduktoni peshën tuaj.

– Shmangni ushqimet yndyrore.

– Ushtrohuni rregullisht.

– Hani 3 vakte kryesore dhe 5-6 vakte të vogla.

– Pini dy kafe në ditë por jo më shumë. Kafja rrit rrjedhjen biliare dhe kështu parandalon gurët e tëmthit.

– Gjatë ditës konsumoni fruta që përmbajnë vitaminë C.

– Përdorni erëza që nxisin funksionin e mëlçisë dhe të tëmthit, si: shafran i Indisë, xhenxhefil, piper i zi, etj.

– Shmangni ushqimet e kripura.

– Shmangni ushqimet e skuqura.

– Shmangni Alkoolin.

– Shmangni mishin e kuq.

– Shmangni qumështin.

  • Livephora, Cornucan dhe Balaegy janë tre agjentët kryesorë për luftimin e gurëve të tëmthit dhe shëndetin e fshikëzës së tëmthit

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook