Si ta përgatisim vetë shampon sipas llojit të flokut

 

Nuk ka dyshim se përdorimi i përbërësve natyralë na mbron nga efektet e komponenteve kimikë,  dhe i jep  lëkurës dhe flokëve pamje të shëndetëshme dhe gjallëruese.

Ju mund ta bëni vetë shampon që i përshtatet llojit të flokut që keni në mënyrë të thjeshtë. Zgjidhni recetën e shampos që ju përshtatet më poshtë dhe kënaquni me flokë të shëndetshëm dhe të mrekullueshëm.

Shampoo për flokë të yndyrshëm

Përbërësit:

– 1 lugë mjaltë.

– 4 lugë sapun glicerine të grirë.

– 1 gotë ujë të zier më parë.

– 1 vezë.

– 1 lugë vaj bajame.

– 1 lugë vaj trëndafili.

Vendoseni sapunin me një gotë uji në nxehtësi mesatare deri sa të shkrijë. Përzjeni përbërsit (me mikser ose me dorë) deri në homogjenitet të plotë dhe masën e përfituar vendoseni në një enë qelqi me kapak (ruhet në frigorifer, kjo masë jeton 1 muaj). Njomen flokët në fillim dhe më pas i masazhon me këtë masë, dhe i shpëlan me ujë të vakët.

Shampo për flokë të thatë

– 4 lugë sapun glicerine të grirë.

– 1 lugë vaj jojobe.

– 1 lugë vaj arrë kokoksi.

– 1 gotë ujë të zier më parë.

Vendoset sapuni me një gotë uji në nxehtësi mesatare deri sa të shkrijë. Përzjeni përbërsit (në mikser ose me dorë) deri në homogjenitet të plotë dhe vendoseni në një enë qelqi me kapak (ruhet në frigorifer, kjo masë jeton 1 muaj) dhe e përdor sipas nevojës. Njomen flokët në fillim dhe më pas i masazhon me këtë masë, dhe i shpëlan me ujë të vakët.

Shampoo me lëngun e arrës së kokosit për rënien e flokut dhe forcimin e tij

– 2 lugë nga lëngu i arrës së kokosit.

– 4 lugë sapun glicerine të grirë.

– Një gotë me ujë të zier më parë.

– 3 kapsula me vitamin E.

– 20 pika vaji arre kokosi.

Vendoset sapuni me një gotë uji në nxehtësi mesatare deri sa të shkrijë. Përzjeni përbërsit (në mikser ose me dorë) deri në homogjenitet të plotë dhe vendoseni në një enë qelqi me kapak (ruhet në frigorifer, kjo masë jeton 1 muaj) dhe e përdor sipas nevojës. Njomen flokët në fillim dhe më pas i masazhon me këtë masë, dhe i shpëlan me ujë të vakët.

Për flokët normal, përbërësve të mësipërm i shton vaj rozmarine dhe vaj kamomili, kurse për flokë të thatë shton vaj jojobe dhe vaj kamomili.

Shampoo me bimë për flokë të shëndetshëm

– 10 lugë me bimët e tua të preferuara (rozmarinë, sherebelë, lavandë, mendër, etj).

– 4 lugë sapun glicerine të grirë.

– 10 pika vaj ulliri.

– 1 lugë vaj jojobe.

Zien gotëin me ujë dhe shton bimët, i mbulon për 30 m, më pas i kullon. Shkrin sapunin në një gotë me ujë në nxehtësi mesatare deri sa të shkrijë. Përzjeni përbërsit (në mikser) deri në homogjenitet të plotë dhe vendoseni në një enë qelqi me kapak (ruhet në frigorifer, kjo masë jeton 1 muaj) dhe e përdor sipas nevojës.

Shampoo për flokë  të dëmtuar nga lëndët kimike

– 1 vezë

– 1 lugë vaj ulliri

– 1 lugë lëng limoni

– 1 lugë jonson baby shampoo

– ½ gotë ujë i zier më parë.

Përzjehen përbërësit në mikser dhe vendosen në frigorifer, dhe përdoret sipas nevojës.

Shampo me sodë buke (Sodium bicarbonate)

– ½ e gotës me sodë buke (Sodium bicarbonate dhe jo Baking powder).

– 3 gotë ujë.

Përdorimi: përzihen përbërësit dhe ruaji në enë qelqi dhe përdore sipas nevojës. Soda pastron lëkurën e kokës nga vajrat, pluhërat, i jep flokut shkëlqim dhe e bën më të shëndetshëm.

Shampo e përgatitur në shtëpi nuk të bën shkumë si shampo  industriale por ajo e pastron flokun në mënyrë efektive dhe pa e dëmtuar atë. Dihet se shkuma tek shampot industriale përbëhet nga sodium laurel sulfate, kjo është një substancë që e dëmton shumë flokun dhe lëkurën.