Trajtime Natyrale për Depresionin

Published On: February 11th, 2023Categories: Shëndeti Mendor0 Comments on Trajtime Natyrale për Depresionin

Trajtime Natyrale për Depresionin

 

Depresioni mund të manifestohet me një shumëllojshmëri siptomash duke përfshirë lodhje, humor të keq, mungesë oreksi, mospasje dëshirë seksuale, ndjenjë të pafuqisë, joaktivë, etj.

Shkaqet e depresionit janë të ndryshme duke përfshirë; alkoolin, duhanin, stresin, probleme që nuk i gjen zgjidhje, çekuilibër hormonal, mangësi në dietën ushqimore, mungesa e diellit, toksicitet nga ushqimet dhe nga ajri, etj.

Një studim në deklaron se: ilacet kundër depresionit kanë dështuar për të kuruar simptomat e depresionit, edhe në qoftë se pacientët e marrin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjithashtu medikamentet anti-depresive kanë efekte anësore serioze që mund të përfshinë: vetvrasje, shtim në peshë, dhe ndryshime në personalitet.

Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra natyrale për luftimin dhe kurimin e depresionit duke përfshirë:

Dieta e shëndetëshme

– Ushqimi i shëndetshëm mund tju ndihmojë për ngritjen e humorit; Omega -3, vaj i kokosit, arrat, vezët, farat e lirit, pije qershie, etj.

– Çaj bimor; çajrat bimorë janë mënyrë shumë efektive për ngritjen e humorit, reduktojnë stresin dhe luftojnë toksinat e trurit; më efektive janë; çaj i jeshil, kamomili, lule basami, etj.

– Vitamina B; kompleksi i vitaminës B luan një rol të rëndësishëm për shëndetin nervor. Zakonisht gjendet tek peshku, djathi, molusqet, spinaqi, gjeli i detit, etj.

– Më shumë magnez; pa magnes trupi ndihet i lodhur dhe i pafuqishëm. Magnezi mban trurin të qëndrueshëm. Gjendet tek bajamet, fasulet, spinaqi, bananet, arrat dhe qumështi i sojës.

– Farat e kungullit; përmbajnë yndyra të shëndetëshme dhe magnez, L-triptofan, amino-acid, etj.

Ushqimet që shkaktojnë depression

– Yndyrat e hidrogjenizuara; këto yndyra mund të shkaktojnë inflamacion dhe mosekuilibër hormonal.

– Kafeina; edhe pse mund të rrisë energjinë trupore, por kur ajo largohet, shkakton nervozizëm dhe rraskapitje.

– Alkooli dhe duhani; dy armiq kryesoërë të shëndetit  që shkaktojnë depression, stress, ankth dhe shumë sëmundje  serioze.

– Sheqeri i bardhë; rrit depresionin dhe është mirë që ju ti largoheni totalisht përdorimit të tij. Zëvëndësojeni me sheqer të zi, mjalt ose sheqer frutash.

Arti i të jetuarit

– Aroma therapy; masazhimi i trupit me vajra të ndryshëm aromantik ju clirojnë nga lodhja dhe ngarkesa mendore.

– Ushtrimet fizike; janë thelbësore për ngritjen e humorit. Bëni çdo ditë shëtitje në ajër të pastër. Ecja ose vrapi liron endorphins në tru dhe endorphins janë ato lëndë që na bëjnë të ndihemi të qetë dhe të lumtur.

– Meditimi; meditimi në ajër të pastër, në bregdet ose në mal, është kura më e mirë për qetësinë nevore, luftimin e depresionit, ankthit dhe stresit.

– Kalërimi; ndihmon të ndiheni i sigurtë në mendje dhe në trup, forcon shqisat dhe ju ndihmon të luftoni depresionin.

Bimët e Shkretëtirës për përkrahjen e Shëndetit Mendor


Të gjithë e dimë rëndësinë e aftësisë fizike për të na mbajtur të shëndetshëm dhe të gjallëruar gjatë gjithë jetës sonë. Ajo që mund të mos e dini është se aftësia mendore është po aq e rëndësishme. Në fakt, të dyja janë të ndërthurura. Neglizhimi i shëndetit mendor mund t’ju bëjë më pak elastik ndaj ndryshimeve të jetës, duke ju lënë më shumë të ngjarë të bëni zgjedhje të dobëta të jetesës.

Jetesa në një qytet të ngarkuar dhe në një botë sfiduese, bën që çdo person të përjetojë stres në jetën e përditshme. Qoftë kaos shtëpiak, afate të lodhshme, projekte, provime, që të gjitha shkaktojnë stres dhe ankth.

Shumë më pak stres ju motivon për arritje të mëdha, por nëse treguesi arrin lart, atëherë është koha për t’u shqetësuar!

Kështu, për të ruajtur ekuilibrin emocional dhe për të reduktuar stresin, ankthin dhe depresionin, ne kemi hulumtuar bimët shkretinore më efikase për këtë synim dhe kemi zhvilluar produktet bimore që i gjeni të detajuara më poshtë. (shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook