You are here:--Si ta bëni shtëpinë tuaj një vend që ju largon stresin dhe ankthin

Si ta bëni shtëpinë tuaj një vend që ju largon stresin dhe ankthin

2018-11-29T15:10:38+00:00November 29th, 2018|Categories: Arti Jetës|

Si ta bëni shtëpinë tuaj një vend që ju largon stresin dhe ankthin

 

Shtëpia është vendi ku duhet të ndihesh i qetë dhe i sigurt. Por kur nuk i jepni rëndësi mirëmbajtjes së saj, atëherë ajo ka një efekt të prekshëm mbi emocionet, si dhe për shëndetin.

Mirëmbajtja  e shtëpisë shpesh pasqyron gjendjen tuaj të brendshme emocionale.

Mosmirëmbajtja dhe mos dhënia rëndësi vendit më të rëndësishëm për ju, mund të:

– mund të dëmtojë rëndë gjendjen shpirtërore e shëndetësore

– mund të dëmtojë vlerat tuaja

– të shkatërrojë besimin tuaj

– të prishë ëndërrat tuaja

– të zvogëlojë imagjinatën

– të dëmtojë aftësitë tuaja

– gjithashtu kontribuon në shumë shqetësime në marrëdhëniet familjare

– kjo madje mund të çojë në konflikt midis anëtarëve të familjes

– të jetuarit në situata të tilla do të çojë në më shumë ankth dhe stres.

Sëmundjet e shkakutuara nga një shtëpi e papastër dhe e parregullt janë të shumta, por më kryesoret janë:

– Alergjitë

– Infeksionet

– Sëmundjet e lëkurës

– Stresi

– Depresioni

– Ankthi

– Sëmundja e epilepsisë

– Dhimbje koke

– Vështirësi në frymëmarrje.

Ka shumë mënyra për ta bërë shtëpinë një vend më të qetë, për të vendosur ekuilibrin dhe harmoninë në jetën tuaj, dhe të anëtarëve të tjerë të familjes. Këtu janë mënyrat më të mira për këtë:

Pastrimi

Kur hyni në një dhomë të pastër dhe të rregullt, ndiheni mirë dhe e kundërta ndodh kur hyni në një dhomë të ndotur, të çrregullt dhe rrëmujë. Kjo është kryesisht për shkak se të gjitha rrëmujat dhe papastërtitë shkaktojnë mërzitje dhe probleme me shëndetin.

Çdo herë që pastroni shtëpinë, do të ndiheni të lehtësuar. Kjo është arsyeja pse pastrimi i shtëpisë ose hapësirës së punës duhet të jetë në listën e prioriteteve tuaja për të ndihmuar veten që të jeni më optimist dhe më të lumtur.

Qëndroni rregullisht në një ambjent të pastër, duke përfshirë banjon dhe kuzhinën.

Pastroni të gjitha dyert dhe dritaret në hapësirën tuaj. Ato duhet të jenë të pastra nga pluhuri dhe papastërtitë.

Çdo natë, sigurohuni që zona e gatimit dhe kuzhina të jenë të pastra.

Mbani gjërat tuaja të organizuara dhe në vendin e tyre të caktuar.

Largoni gjërat që nuk ju nevojiten më, se vetëm sa do të shtoni rrëmujën.

Hiqni produktet toksike nga shtëpia juaj.

Feja islame i jep një rëndësi të veçantë dhe shumë të madhe pastërtisë. Në një thënie profetike thuhet: “Pastërtia është gjysma e besimit…” [E transmeton Muslimi].

Drita e diellit dhe ajri i pastër

Ajri i pastër dhe dielli kanë fuqi të jashtëzakonshme pastrimi. Energjia e fortë natyrale gjithmonë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Pra, duke lejuar rrezet e diellit dhe shumë ajër të pastër të hynë në shtëpi, është një mënyrë tjetër e thjeshtë për të rritur pozitivitetin si në shtëpinë edhe në jetën tuaj.

Në mëngjes herët, hapni dritaret dhe dyert për të lejuar ajrin e pastër dhe dritën e diellit të hyjnë në shtëpi.

Ju madje mund të qëndroni pranë një dritareje të hapur për të ekspozuar trupin tuaj në rrezet e diellit në mëngjes herët. Kjo do të ndihmojë trupin të prodhojë vitaminë D, e cila është e rëndësishme për shëndetin  e përgjithshëm. Ndriçimi i diellit mund të lehtësojë ankthin dhe të zvogëlojë depresionin.

Kripa e detit

Kripa e detit është një tjetër pastrues i shkëlqyer dhe natyral për shtëpinë.

Shtoni disa lugë kripë deti në një gotë me ujë të ngrohtë dhe përziejeni derisa kripa të tretet. Vendoseni  në një shishe dhe spërkatni të gjitha cepat e shtëpisë.

Për të pastruar trupin , vendosni 1 gotë kripë deti në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë. Qëndroni  në këtë ujë për 15-20 minuta për një banjë relaksuese dhe pastruese.

Vajrat esenciale

Një tjetër metodë e mirë për të pastruar shtëpinë, zyrat ose çdo gjë tjetër është duke përdorur vajra esenciale.

Aroma e fortë e vajrave esenciale rifreskon shtëpinë dhe do tju bëjnë të ndiheni të relaksuar.

Një tjetër pikë plus është se shumica e vajrave esenciale kanë përfitime mjekësore. Efektet e tyre antibakteriale dhe antivirale e bëjnë shtëpinë tuaj të shëndetshme dhe me aromë të mirë.

Ju mund të përdorni lloje të ndryshme të vajrave esenciale, të tilla si vaj limoni, portokalli, livando, sherbele, mente dhe trëndafili.

– Mbushni një shishe të vogël me ujë.

– Shtoni në të 15-30 pika të çdo vaj esencial që keni zgjedhur.

– Spërkatni me të veçanërisht qoshet, dritaret dhe dyert.

– Bëjeni një herë në javë ose sa herë që ndiheni pesimist dhe i stresuar.

Bimët natyrale

Bimët natyrale shtojnë bukurinë dhe gjelbërimin e shtëpisë. Ato gjithashtu sigurojnë që ju keni një furnizim të mjaftueshëm të oksigjenit në shtëpi gjatë ditës.

Disa shembuj të bimëve natyrale që mund të vendosni në dhoma të ndryshme përfshijnë: sherbelë, bërzilok, orkide, zambakë, aloe vera, rozmarinë dhe jasemin.