You are here:--, Shëndeti Seksual-SI E PARANDALON ISLAMI SEMUNDJEN E SIDAS

SI E PARANDALON ISLAMI SEMUNDJEN E SIDAS

2018-01-19T16:02:51+00:00December 1st, 2017|Categories: Mëlçia Hepatiti, Shëndeti Seksual|

SI E PARANDALON ISLAMI SEMUNDJEN E SIDAS

 

Në shumë vende të botës është shfaqur një sëmundje e rrezikshme, e cila nuk ka qenë e njohur më parë, por që ka marrë shumë jetë njerëzish, dhe prej këtu, shumë shtete dhe organizata botërore ngritën lart zërin e tyre duke nxitur mjekët, përmirësuesit dhe ata që veprojnë për të mirën dhe ruajtjen e njerëzimit, ata të cilët kujdesen për shërimin e të sëmurëve dhe për shëndetin e shoqërive njerëzore, ngritën zërin për domosdoshmërinë e të shpejtuarit dhe të vepruarit seriozisht dhe me të gjitha forcat për të kërkuar ilaç të efektshëm kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe ndalimin e përhapjes së saj pas zgjerimit të rrezes dhe rreziqeve të saj.

A dini se cila është kjo sëmundje vrasëse, si shembulli i të cilës njerëzimi nuk ka përballuar ndonjëhere gjatë gjithë historisë së tij dhe e cila i ka sfiduar të gjithë mjekët nga gjetja e një ilaçi të efektshëm kundër saj deri më tani? A e dini cilat janë shkaqet e shfaqjes së kësaj sëmundje? Pasojat e saj? Mënyrat e parandalimit të saj? A e dini cila është detyra e individit, e shoqërisë dhe e shtetit kundrejt kësaj sëmundje të pashërueshme?

Ajo është sëmundja e quajtur “AIDS” ose “SIDA”, që do të thotë: dobësim i imunitetit të organizmit të njeriut, duke e dobësuar rezistencën e tij kundrejt çdo sëmundje që i ballafaqohet dhe që më pas çon drejt vdekjes së tij.

Sëmundja e SIDAS kalon nga trupi i prekur në atë të shëndoshë me anë të një prej këtyre rrugëve:

  1. Nga transfuzioni i gjakut nga njeriu i prekur me këtë sëmundje te një tjetër i shëndoshë.
  2. Me anë të shiringave që merret drogë.
  3. Nga marrëdhëniet seksuale antinjerëzore mes të njëjtit seks si dhe nga marrëdhëniet seksuale jashtë martesore, që jane edhe shkaku kryesor i kësaj sëmundje ndëshkuese e mëkatarëve.

Statistikat tregojnë se epidemia e sëmundjes së SIDAS gjatë dhjetë viteve para vitit 1991 preku një numër prej 8 deri në 10 miljon njerëz në botë, kurse në dhjetë vitet pas 1991, ky numër i të prekurve me SIDA u rrit deri në rreth 40 miljon. Nëse katastrofa e Sidas do të vazhdojë të përhapet pa i kapur frenat e saj me zbulimin e ndonjë ilaçi efektiv, parashikohet qe numri i të prekurve prej saj të shumëfishohet aq shumë, sa nuk do të mund të kontrollohet më. Madje as gjendja aktuale nuk është më pak e rrezikshme se ajo e së ardhmes. Mes çdo 1000-1400 njerëz në çdo ditë shfaqet një person me simptomat e kësaj sëmundje të rrezikshme në botë. A ka ndodhur ndonjë luftë në kohët e vjetra apo të reja ku të jenë flijuar një numër i tillë të sëmurësh dhe të viktimash?

Pamundësia e mjekëve dhe shkencëtarëve për zbulimin e një ilaçi efektiv kundër kësaj sëmundje tregon qartë për rrezikshmërinë e saj në jetën e njerëzimit, dhe shkaku kryesor i saj është pikërisht kryerja e mëkatit të kurvërisë.

A e dini se profeti i fundit i Zotit, i dërguar për mbarë njerëzimin, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të dhe mbi të gjithë profetët e Zotit!), ka paralajmëruar që para 1400 e ca vjetësh për imoralitetin (kurvërinë) dhe pasojat e këqia të tij si përhapja e sëmundjeve vrasëse, humbja e nderit dhe moraleve të larta, prishjen e lidhjeve familjare dhe të gjakut, etj?

Profeti ynë, na paralajmëroi për të gjitha këto sëmundje vdekjeprurëse, me fjalën e tij: “Nuk ka popull, në mesin e të cilit të përhapet mëkati (kurvëria) deri në atë gradë që ata ta bëjnë atë në publik, veçse tek ai popull përhapet murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë ekzistuar në mesin e të parëve të tyre që kanë kaluar…” [Hadith i Saktë. E transmeton Ibën Maxheh].

Nëse njeriu ia liron vetes epshet e saj të ndaluara dhe i jep liri të plotë instikteve të tij të shfrenuara, duke qenë se tek ai mungojnë parimet dhe moralet e mira, si dhe cilësitë e larta njerëzore, dhe vdes tek ai ndërgjegja dhe ndjesia, për t’u kthyer në shtazë, atëherë atij i është thënë lamtumirë dhe ai është bërë rrezik për rrethin dhe shoqërinë e kohës së tij.

Islami, fe e besimit dhe e veprës, fe e moralit dhe karakterit të lartë, e ka luftuar çdo shfaqje të shthurjes dhe prishjes morale, duke filluar që me rrugët që të çojnë tek ato. Padyshim se kjo gjë ka luajtur dhe luan rol të madh në parandalimin e kurvërisë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga ajo, prej të cilave është edhe Sida.

Për më shumë pastërti, dëlirësi dhe kthjelltësi, si dhe për të mbyllur rrugën e të keqes dhe dyert e kurvërisë para individit dhe shoqërisë, Islami e ka ndaluar hyrjen në shtëpinë e tjetrit pa lejen e tij, ka urdhëruar për uljen e shikimeve, ka ndaluar zbukurimin, zhveshjen dhe shfaqjen e stolive nga femra në sy të burrave të huaj dhe në rrugë, e ka ndaluar zbukurimin e zërit dhe hollimin e tij, ka urdhëruar që njerëzit të jenë të turpshëm dhe të ndrojtur. Port ë gjithëve u aka hapur derën e pendimit për veprat e këqia në çdo cast.

Po kështu, Islami ka caktuar ndëshkim të prerë dhe të ashpër ndaj atyre që bëjnë kurvëri, si dhe ka ndaluar dhe larguar nga çdo vepër apo rrugë që të çon drejt kësaj vepre të shëmtuar, siç është shikimi i ndaluar, fjalët e pahijshme dhe veprat e turpshme, e jo më vetë kurvërinë.

Kjo gjë dallohet qartë në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” [El Isra, 32]. “Dhe të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta” [El En’am, 151]

Pra, fjala “mos ju afroni kurvërisë” dhe “mos ju afroni veprave të turpshme”, është më domethënëse se fjala “mos bëni kurvëri” dhe “mos bëni vepra të turpshme”, sepse kjo fjalë ka domethënien që të mos i afrohemi kësaj vepre qoftë duke bërë edhe shkaqet më të vogla që të çojnë drejt saj, pra që të gjitha këtyre duhet t’u qëndrojmë larg, ashtu si ka urdhëruar Allahu i Madhëruar.

Nisur nga fakti se kurvëria është një krim i madh dhe pasojat e gjurmët e saj janë shkatërruese, Zoti Fuqiplotë e ka vendosur atë përkrah mëkateve më të madha që ekzistojnë, e ato janë shokvënia Allahut (idhujtaria) dhe vrasja e të pafajshmit padrejtësisht. Allahu i Madhëruar thotë: “dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. 69. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.  70. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë. [El Furkan, 68-70].

Në të njëjtën kohë që e ka ndaluar krimin e kurvërisë, Islami ka nxitur për martesë të ligjshme dhe lehtësimin e realizimit të saj, ka vendosur rregulla për jetën bashkëshortore me qëllim të mbarëvajtjes dhe vazhdimësisë së saj, dhe nga synimet që arrihen me anë të martesës është edhe ruajtja e dy bashkëshortëve, si nga prishja morale dhe shoqërore ashtu edhe nga sëmundjet dhe epidemitë që shkaktohen si rezultat i shthurjes morale. Pra, shëndeti i trupit është nga qëllimet parësore të ligjit Islam, dhe ai (shëndeti) është një mirësi e madhe nga Allahu për të cilën duhet ta falënderojmë dhe ta madhërojmë.

Profeti ynë i dashur, Muhamedi, i tërhoqi vëmendjen muslimanëve për rëndësinë e madhe të shëndetit fizik dhe shpirtëror, me fjalën e tij: “Kushdo prej jush që gdhihet shëndoshë e mirë në trupin e tij, i sigurtë në shtëpinë e tij dhe që posedon ushqimin e ditës së tij, është njësoj sikur të ketë poseduar të gjithë botën.” [Ibën Maxheh].

Përderisa nga faktorët shkaktarë të Sidas, përveç kurvërisë dhe homoseksualitetit, të cilat Islam i ka ndaluar rreptësisht, janë edhe lëndët narkotike (droga), ku përdoruesi i tyre preket nga Sida nëpërmjet shiringave me të cilat i merr këto lëndë. Padyshim se Islami i ka ndaluar të gjitha lëndët narkotike dhe ka caktuar dënim të ashpër për to. Dhe kështu, Islami i ka mbyllur të gjitha dyert dhe shtegjet që çojnë në prekjen e njeriut nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Me një qëndrim hulumtues në aktualitetin e botës Islame në krahasim me atë të botës perëndimore sot, gjejmë se Allahu i ka ruajtur vendet Islame nga kjo sëmundje, edhe pse mundësitë shëndetësore dhe shkencore në vendet Islame sot janë të pakta në krahasim me ato të vendeve perëndimore.

Këtu lind pyetja: Përse kjo epindemi ka rënë në vendet perëndimore dhe në përmasa shumë të mëdha, kurse në vendet muslimane rastet e prekura janë shumë të pakta, edhe pse mundësitë shëndetësore në vendet perëndimore janë shumë herë më të mëdha se ato në vendet muslimane?!

Padyshim se përgjigja është se ruajtja e vendeve muslimane nga kjo epidemi dhe nga sëmundje të tilla është për shkak të kapjes së tyre për fenë e tyre Islame dhe moralet e saj madhështore. Dhe ky fakt aktual është padyshim një argument shumë i madh për suksesin dhe vlerën e moralit Islam dhe të kapurit fort për fenë Islame dhe ligjet e saj, në ruajtjen e muslimanëve nga kjo sëmundje e rrezikshme, si dhe në ruajtjen e shoqërisë njerëzore gjithashtu. Vërtet, Allahu i Madhëruar ka thënë të vërtetën kur thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë.” [El Enfal, 24].

Dihet gjithashtu se sëmundja e Sidas ngjitet nga i infektuari tek i shëndetshmi edhe me anë të transfuzionit të gjakut, kështu që duhet treguar kujdes i veçantë në rastet e dhurimit të gjakut, duke bërë analizat e posaçme për t’u siguruar se gjaku i dhuruar është i sigurtë dhe pa sëmundje. Marrja e këtyre masave parandaluese janë një domosdoshmëri për të cilën ka urdhëruar Islami dhe në lidhje me këtë, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Mbathja nga i lebrosuri (i zgjebosuri) ashtu si ia mbath nga luani!” [Buhariu dhe Muslimi]. Po kështu, në lidhje me karantinën, profeti ynë, thotë: “Nëse dëgjoni se në një qytet ka rënë murtaja (sëmundja e murtajës), mos hyni në të dhe nëse ajo bie në atë qytet ku ju ndodheni, mos dilni prej tij!” [Buhariu dhe Muslimi]. Po kështu, profeti ynë ka thënë: “I sëmuri të mos shkojë të qëndrojë te ai që gëzon shëndet të plotë!” [Buhariu dhe Muslimi].

Këto dhe të tjera si këto udhëzime të vyeshme profetike urdhërojnë që të ruhesh nga sëmundja dhe epidemia kur ajo bie, dhe prej këtu, përfitojmë se gjaku i dhuruar duhet patjetër që t’i nënshtrohet një sërë analizash laboratorike për t’u siguruar se ai nuk mbart asnjë prej sëmundjeve të rrezikshme.

Po kështu, duhet të këshillojmë fëmijët tanë që të kenë kujdes nga shiringat që gjejnë në rrugë, që të mos i prekin dhe të mos luajnë me to, sepse ndonjë prej tyre mund të mbartë këtë virus të kësaj sëmundje të rrezikshme apo ndonjë sëmundje tjetër, dhe kështu ajo sëmundje i ngjitet fëmijës pa e ditur dhe e marrë vesh se nga i erdhi.

Lusim Zotin e Plotfuqishëm që të ruajë muslimanët dhe vendet e tyre nga çdo e keqe, dhe vetëm Atë lusim që të na japë sukses në luftimin e këtyre sëmundjeve dhe në shpëtimin e jetëve njerëzore me lejen e Tij, dhe pse jo, edhe në udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë të Islamit, e kjo është mirësia më e madhe që i vjen një njeriu nga Zoti i tij! Zoti është i Plotëfuqishëm për gjithçka dhe në dorën e Tij është suksesi.