Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Shqetesimi

Shenja që tregojnë se shqetësoheni më shumë nga ç’duhet; Ja çfarë duhet të bëni

 

“Shqetësimi është si një karrige lëkundëse; ju lëviz, por nuk ju çon në asnjë vend!”

Shqetësimi është një emocion i fuqishëm. Ka shumë gjëra që na bombardojnë  në ditët e sotme, dhe shqetësimi më i lehtë mund të na rrëzojë në qoftë se ne e lejojmë atë. Ne duhet të mendojmë për faturat, rritjen e fëmijëve tanë në mënyrën më të mirë, t’i mbajmë ata të pastër, të shkojmë në punë çdo ditë, dhe gjëra të tjera që i mbajmë në mendjet tona. Të gjitha këto shkaktojnë lodhje, shqetësim dhe stres. Pak stres nuk është shqetësues dhe nuk ju  lëndon, sepse të gjithë merren me sfidat në një moment apo në një tjetër. Por kur stresi bëhet një zakon i përditshëm, një bezdisje e pandërprerë, atëherë duhet t’i ngrini flamurin e kuq dhe t’i thoni ‘stop’.

Por ju nuk jeni vetëm! Pothuajse 1 në 10 njerëz nuk mund ta kontrollojnë  hidhërimin dhe shqetësimin  e tyre, dhe kjo është bërë pjesë e pandashme e personalitetit dhe karakterit të tyre.

Shumë barna dhe psikologë paguhen çdo vit për të luftuar këtë sëmundje, por pa efekte konkrete, sepse vetëm ju me vullnetin dhe personalitetin tuaj mund ta luftoni shqetësimin dhe merakun tuaj.

Shqetësimi  mund të jetë një burim i stresit dhe ankthit, të cilat kanë një efekt të dëmshëm mbi shëndetin e një individi. Kjo mund të çojë njerëzit për të kryer një krim, një akt të dhunës, apo edhe vetë-dëmtim.

Shqetësimi mund të jetë një mjet që ne mund ta shfrytëzojmë  për mirë në jetën tonë, por shumë njerëz e lejojnë merakun dhe shqetësimin  të jetë i pranishëm në çdo moment, dhe kjo mund të quhet sëmundje.

Këtu janë disa shenja që tregojnë se ju shqetësoheni më shumë se ç’duhet, dhe mënyra efektive për ta luftuar atë.

– Nuk mund të relaksoheni thuajse asnjëherë

Natyrisht, ne të gjithë kemi situata të vështira në jetë. Pak shqetësim nuk është i dëmshmëm, por  kur ky shqetësim ndodh edhe për ndodhitë në dukje të vogla, do ju prishë jetën e përditshme. Ky është një tregues i qartë i merakut  kronik, ose çrregullim ankthi i përgjithësuar.

Nëse keni mendime të vazhdueshme ankthi që prishin jetën e përditshme, kjo tregon për merak të tepruar dhe ankth.

Çfarë duhet të bëni?

Merrni frymë thellë dhe pyesni veten nëse ky merak është me vlerë  për të humbur paqen shpirtërore dhe të prishni qetësinë.

– Keni probleme me gjumin

Shumë njerëz që janë të shqetësuar, e kanë të vështirë të bëjnë gjumë të qetë. Shqetësimi  shkakton çrregullime në mendje, dhe kjo nuk lejon një gjumë të qetë dhe shplodhës. Sipas studiuesve, pagjumësia mund të predispozojë njerëzit drejt ankthit dhe depresionit, ashtu si ankthi dhe depresioni mund të predispozojnë njerëzit në pagjumësi. Mendimet dhe ankthi mund të shqetësojnë mendjen aq shumë, sa që mund t’ju lërë pa gjumë gjatë natës, gjë e cila mund të shkaktojë një çrregullim afatgjatë në shëndetin tuaj.

Një zgjidhje e mirë për shqetësimet që ju mbajnë zgjuar gjatë natës, është që të mbani një stilolaps dhe letër pranë shtratit. Kur zgjoheni të shqetësuar , thjesht shkruani një listë të gjërave që ju duhet të bëni nesër (përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me merakun). Do të kuptoni se shqetësimi juaj është i transferuar në atë copë letër, tani nuk ka më asnjë nevojë për ta mbajtur atë në kokën tuaj. Problemet mund të trajtohen më mirë nesër.

– A përdorni alkool ose drogë për të shtypur shqetësimin tuaj

Një tjetër shenjë që keni shumë merak është kur përdorni substanca që merren me emocionet tuaja. Shtypja e ndjenjave me drogë, alkool apo ushqim, mund tju bëjë të ndjeheni mirë në afat të shkurtër, por këto mund të bëjnë shumë dëme për shëndetin tuaj mendor dhe fizik në afat të gjatë.

Për të larguar mendjen nga droga dhe alkooli, merrni një dush të ngrohtë për të qetësuar nervat tuaja në mënyrë të shëndetshme; mendja dhe trupi juaj do ta vlerësonin shumë këtë!

– Gjithmonë mendoni më të keqen

Natyrisht, ambjenti që na rrethon na bën të ndihemi të pasigurtë. Ne kemi një aftësi të lindur për t’u ruajtur nga rreziku, por kjo nganjëherë mund të paraqesë  ty si një njeri të bezdisshëm dhe rrezik për shëndetin tënd fizik dhe mendor.

Çdo herë që ju kapin këto mendime, përpiquni  për t’i zëvendësuar ato me mendim më të mirë, mos lejoni që mërzitja dhe meraku t’ju pushtojnë.

– Keni probleme të përsëritura shëndetësore

Shqetësimi shkakton inflamacion brenda trupit, dhe kjo çon në të gjitha llojet e sëmundjeve, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, ankthin, muskuj të dobët, sistem të dobët imunitar, dhe shumë më tepër.

Nëse ju sëmureni shpesh, kontrolloni në fillim mendjen tuaj. Të gjitha sëmundjet fillojnë në mendje, kështu që nëse jeni i shpërndarë, me mendime të furishme dhe i shqetësuar, kjo energji do të fillojë të udhëtojë në trup.

Gjithmonë sigurohuni që të jepni vetes kohë për meditim, ushtrime relaksuese, apo ndonjë praktikë tjetër që të jeni të relaksuar në mënyrë që të mbani mendjen tuaj të përqendruar, të shëndetëshme që të kryej funksionin e saj si duhet.

– Shqetësoheni për të ardhmen

Shpenzimi i kohës tuaj në lidhje me gjëra që mund të ndodhin në të ardhmen, do të thotë se ju do të shpenzoni më pak kohë duke shijuar të tashmen dhe duke jetuar momentin. Mos i pranoni shqetësimet të hyjnë në kokën tuaj, mos u angazhoni me to, fokusohuni në çfarë jeni duke bërë në këtë moment – duke lexuar një libër të mirë, duke luajtur me fëmijët tuaj, duke bërë disa ushtrime fizike, etj.

 

By | 2017-03-10T22:40:35+00:00 March 10th, 2017|Arti Jetesës, Emocionale & Shpirtërore|Comments Off on Shqetesimi
error: Alert: Content is protected !!