Shkaqet e plakjes së parakohëshme të fytyrës

Shkaqet e plakjes së parakohëshme të fytyrës; Si t’a parandaloni në mënyrë natyrale

 

Ne shikojmë veten në pasqyrë dhe papritmas vëme re një rrudhë që nuk ka qenë aty më parë. Lëkura jonë shërben për shumë qëllime. Lëkura e fytyrës është veçanërisht e ekspozuar dhe qëndron në krye, prandaj ajo është aq e prirur për t’u dëmtuar.

Ç’farë e shkakton plakjen e lëkurës së fytyrës dhe çfarë mund të bëni për të?

Këtu janë disa faktorë që shkaktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës së fytyrës

– Dielli; Ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të diellit është një faktor i madh dhe është më i dëmshëm se mosha kronologjike në shfaqjen e rrudhave, duke ulur elasticitetin e lëkurës dhe fortësinë e saj. Në fakt rreth 70% e procesit të plakjes lëkurës varet nga sasia e diellit që lëkura jonë është e ekspozuar gjatë gjithë jetës sonë. Rrezatimi diellor përshpejton shkatërrimin e fibrave të kolagjenit në lëkurën tonë përmes procesit të oksidimit.

– Pirja e duhanit; Pirja e duhanit shkakton rrudha të parakohshme, zakonisht shfaqen në vende ku lëkura është shumë e hollë, siç janë anët e syve dhe mbi buzën e sipërme. Këto linja tipike me pirjen e duhanit mund të shfaqen 10-15 vjet para se të paraqiten në mesin e jo-duhanpirësve. Arsyeja për rrudhat e parakohshme në mesin e duhanpirësve qëndron në uljen e nivelit të vitaminës C në gjak, e cila është 60% më e ulët në krahasim me nivelin e gjetur në gjakun e jo-duhanpirësve.

– Një dietë e ulët në fruta dhe perime; Frutat dhe perimet janë burimi kryesor i antioksidantëve në të ushqyerit e përditshëm. Antioksidantët  neutralizojnë dëmin oksidativ lidhur me ekspozimin e zgjatur në diell. Gjithashtu frutat dhe perimet të pasura me vitaminë C janë thelbësore për prodhimin e duhur të kolagjenit.

– Gjenetika; Trupi ynë ka një aftësi të natyrshme për të prodhuar enzimat që veprojnë si antioksidantë, së bashku me aftësinë për të korrigjuar dëmtimin individual të ADN-së që është i pranishëm në kodin gjenetik. Megjithatë prindërit tanë ndikojnë në shkallën e dëmit të shkaktuar në lëkurën tonë gjatë procesit të plakjes.

– Stresi; Stresi i zgjatur emocional shkakton rritjen e sekretimit të hormoneve të stresit, të tilla si kortizol dhe adrenalin. Hormonet e stresit përshpejtojë proceset e plakjes që përfshijnë shtypjen e sintezës normale të indit lidhor, trashje karakteristike të fytyrës dhe rrudha të thella.

– Mimika e fytyrës; Tendenca për të biseduar me lëvizjet e tepruara të fytyrës mund të shkaktojë rrudha të shumta. Zakonisht fëmijët kanë tendencë për të imituar prindërit e tyre në lëvizjet karakteristike të fytyrës gjatë bisedës. Përdorimi intensiv i muskujve të fytyrës sjell linja të ekzagjeruara në fytyrë. Për shembull, vetullat e vrenjtura të  përsëritura shkakton shfaqjen e linjës në mes të vetullave dhe mund të bëhet e përhershme.

– Mungesa e gjumit; Gjatë fazës së gjumit të thellë, gjëndrra e hipofizës në trurin tonë sekreton hormonin e rritjes. Ky hormon ka një rëndësi të madhe në mbajtjen e indeve të ndryshme të trupit dhe rinovimin e tyre, duke përfshirë indet e lëkurës. Mungesa e gjumit është qartë dhe e dukshme në fytyrë,  përshpejton plakjen, si dhe shkaqet e shumë proceseve të tjera patologjike.

– Alkooli; Alkooli shkakton dëme në lëkurë. Pirja e alkoolit është  një prej shkaqeve të rrudhave të syve dhe fytyrës, që rezultojnë nga akumulimi i produkteve toksike në shtresat e thella të lëkurës.

– Depresioni; Ndjenjat e zgjatura të trishtimit shkaktojnë shkurtimin e telomeres – strukturave të vendosura në të gjitha qelizat e trupit tonë që prekin ndër të tjera në jetëgjatësinë e qelizës. Ajo ndalon ndarjen e qelizave dhe shkakton vdekjen e parakohshme të qelizave.

– Mospirja e mjaftueshme e ujit; Studimet pohojnë se shtresa e jashtme e lëkurës tuaj mund të ndjehet e ashpër, në qoftë se ajo nuk përmban ujë të mjaftueshëm.
Çdo organ dhe sistem në trupin tonë ka nevojë për ujë për të rregulluar temperaturën e trupit, të pastrohet nga toksinat, të ndihmojë tretjen dhe të ushqejë qelizat.

Super ushqimet për lëkurën tuaj

– Boronica;  boronicat janë një burim i madh i vitaminës C, e cila është esenciale për prodhimin e kolagjenit. Pigmenti që gjendet tek boronica është një antioksidant i fuqishëm që ruan strukturën e lëkurës.

– Domatet;  Domatet përmbajnë vitaminë C dhe lycopene që mbrojë lëkurën. Ato përmbajnë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe  ndihmojnë për të mbajtur lëkurën të shëndetshme. Ushqime të tjera që përmbajnë lycopene janë; grejpfrut, trëndafili, luleshtrydhet.

– Vitamina C;  Vitamina C është e rëndësishme në promovimin e një lëkure të shëndetshme, dhe është një përbërës i zakonshëm në produktet e kujdesit të lëkurës. Mungesa e vitaminës C shkakton lëkurë të thatë dhe redukton elasticitetin. Burime të mira të vitaminës C janë: Kivi, portokalli, grejpfrut, luleshtrydhe, brokoli, ananas dhe mango.

– Veza; Vezët përmbajnë lutein, një antioksidant që ndihmon për të mbajtur pamjen e lëkurës të shëndetëshme. Vezët gjithashtu përmbajnë proteina që ndërtojnë indet dhe muskujt nën lëkurë që mbështesin mënyrën se si ajo duket nga jashtë.

– Peshku; Salmoni, sardelet dhe skumbria përmbajnë acide yndyrore esenciale, sidomos omega 3. Omega 3 ka një efekt anti inflamator në lëkurë. Salmoni gjithashtu përmban komponime që ndihmojnë për të ruajtur elasticitetin e lëkurës.

– Bajamet; Bajamet janë një burim i madh i vitaminës E, e cila është një antioksidant i rëndësishëm që kontribuon në shëndetin e indeve dhe strukturës qelizore, duke përfshirë edhe qelizat e lëkurës. Bajamet janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i biotin, që është më i rëndësishëm se vitamina B për lëkurën tuaj, i cili mban lëkurën, flokët dhe thonjtë të shëndetshëm.

– Avocadot; Avocadot janë një burim i madh i biotinës dhe përmbajnë yndyrna të shëndetshme, të cilat janë të rëndësishme për qelizat e shëndetshme të lëkurës.

– Fasulet; fasulet gjithashtu përmbajnë biotin. Burime të mira të biotinës janë thjerrëzat, fasulja dhe kikirikët.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook