Shkaqet e Edemës dhe mënyra natyrale për trajtimin e saj
Edema është fjalë Greke ‘oídēma’ që ka kuptimin ‘ënjtje’, dhe ajo është rritja e volumit të një organi/indi, për shkak të rritjes së sasisë së lëngut jashtëqelizor në të. Zakonisht shkakton dhimbje të forta. Tre llojet më të zakonshme të edemës janë: periferike, cerebrale (e trurit) dhe edema e syve.
Shkaqet e edemës
– Sëmundjet e veshkave
– Sëmundjet e mëlçisë, si cirroza.
– Dobësia ose sëmundja e zemrës.
– Diabeti dhe medikamentet kimike që merren për trajtimin e tij shkaktojnë ënjtje dhe mbajtje të lëngjeve në të gjithë trupin.
– Mangësia e vitaminës B
– Kequshqyerja.
– Pengimi i pastrimit të lëngjeve në sistemin limfatik.
– Sëmundjet tumorale.
– Nivelet e ulëta të albuminës.
– Medikamentet kimike: Shumë medikamente mund të shkaktojnë edemë, duke përfshirë:
NSAIDs (të tilla si ibuprofen dhe naproxen), Bllokuesit e kanaleve të kalciumit, Corticosteroids (si prednisone, methylprednisolone, Pioglitazone, rosiglitazone, Pramipexole, etj.)
– Edema mund të ndodh edhe gjatë shtazanisë dhe para menstruacioneve.
– Temperaturat e larta gjithashtu shkaktojnë edemë.
Ushqimet që luftojnë shkaqet dhe ndihmojnë në kurimin e edemës
– Panxhari i freskët ose si pije ndihmon në luftimin e grumbullimit të ujit në trup.
– Lakra e bardhë.
– Majdanozi; mund ta bëni si pije ose çaj.
– Selino dhe karrota; mund t’i kombinoni të dyja për një rezultat të shpejtë.
– Boronica ndihmon shëndetin e zemrës dhe lufton grumbullimin e ujit në trup.
– Drithërat e plotë.
– Kryeni rregullisht ushtrime fizike të tilla si: ecja, noti, vrapimi i lehtë, etj.
– Ngrini këmbët disa herë në ditë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
– Masazhoni zonat e prekura.
Ushqime që nuk duhet ti konsumoni nëse keni edemë
– Shmangni pijet e gazuara dhe Alkoolin.
– Shmangni ushqimet e konservuara sepse ato përmbajnë ruajtës kimik, që janë toksike për trupin.
– Shmangni mishin e kuq jo-organik.
– Shmangni ëmbëlsirat artificiale.
– Shmangni kripën e tepërt, qumështin, kafeinën, turshitë, salcën e sojës.
– Shmangni larjen me ujë të nxehtë ose me ujë shumë të ftohtë.