You are here:-, Ushqimi-Shkaqet e celulitit

Shkaqet e celulitit

By | 2017-12-12T17:04:57+00:00 December 12th, 2017|Categories: Lëkura, Ushqimi|0 Comments

Shkaqet e celulitit dhe Mënyrat Natyrale më të mira për t’a kuruar

 

Celuliti është një problem i zakonshëm për shumë gra. Edhe pse njerëzit të cilët janë mbipeshë kanë një rrezik më të lartë për të marrë celulitin, por pesha nuk është i vetmi faktor. Problemi qëndron në një ç’ekuilibër në indet lidhëse dhe yndyrat e trupit tonë.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e celulitit janë:

– Dieta e varfër.

– Metabolizmi i ngadalshëm.

– Mungesa e aktivitetit fizik.

– Ndryshimet hormonale.

– Stresi.

– Dehidratimi.

– Yndyrat e tepërta të trupit.

– Hormonet dhe gjenetika.

– Toksinat e tepërta.

– Pirja e duhanit dhe e alkoolit.

– Ushqimet e shpejta.

– Pijet e gazuara.

– Ndotja e mjedisit.

Për fat të mirë ekzistojnë mënyra natyrale dhe efektive për trajtimin dhe reduktimin e celulitit

– Bananja; një nga ushqimet që nxit qarkullimin e gjakut, dhe lufton toksinat që shkaktojnë celulit.

– Uji; Trupi i njeriut është i përbërë nga rreth 70% ujë. Uji është një pjesë e domosdoshme e procesit të detoksifikimit të trupit tuaj. Pra, pini ujë për të ndihmuar trupin tuaj për të metabolizuar më mirë yndyrat, dhe për të pastruar veten nga toksinat.

– Kastraveci; është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve dhe përmban shumë ujë.

– Farat e lulediellit; janë të pasura me vitamin E, B6, kalium dhe zink, ato luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizmin e proteinave dhe riparojnë indet lidhëse; indet e dobëta janë faktorët kryesorë të celulitit.

– Vezët; janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe i vitaminave; A, D, E,B12, jod, hekur dhe zink, ndihmojnë për uljen në peshë dhe redukton celulitin.

– Farat e Lirit; janë të mbushura me acide yndyrore esenciale që përmirësojnë elasticitetin e lëkurës. Farat e lirit përmbajnë lignans, phytochemicals që ndihmojnë për të korrigjuar pabarazitë hormonale të cilat mund të çojnë në formimin e celulitit.

– Domatja; përmban sasi të larta në lycopene, një lëndë ushqyese që pengon ndarjen e kolagjenit në lëkurë dhe promovon rinovimin e qelizave.

– Leshterikët e detit;  Fucoxanthin, një pigment që gjendet në leshterikët e detit, ndihmon trupin për metabolizmin e yndyrës. .

– Ananasi; përmban enzimë bromelain, një anti-inflamator që gjithashtu ndihmon për të reduktuar celulititin.

– Limoni; Vitamina C në lëngun e limonit ndihmon për përmirësimin e shëndetit të lëkurës.

– Piperi i kuq;  capsaicin në piperin e kuq përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe  ndihmon për të reduktuar ndjeshëm celulitin.

– Vaj i kokosit; Konsumi ditor i vajit të kokosit mund t’ju ndihmojë për të shkrirë celulitin dhe për të zvogëluar pamjen e tij duke rritur metabolizmin, uljen e urisë, dhe forcimin e lëkurës.Mbani mend, vaj kokosit është i lartë në kalori. Për të ruajtur peshë të shëndetshme, kufizojeni përdorimin e tij me dy lugë në ditë.

– Spinaqi, rrepa dhe lakra; janë të pasura me fibra, antioksidantë, dhe minerale që promovojnë lëkurë të shëndetshme, rigjenerimin e qelizave, qarkullimin e përmirësuar.

– Masazhimi; stimulon sistemin limfatik dhe ndihmon trupin për të eliminuar toksinat, zbut lëkurën dhe lufton celulitin. Ai rikthen zhbalancimet dhe mund të jetë shumë efektiv kur kombinohet me vajra esenciale si, vaj dëllinje, kopër, grejpfrut, rozmarinë, vaj kokosi, bajame të ëmbël, jojoba.

– Ushtrimet fizike;  trajnimi mund të tonifikojë muskujt nën lëkurën tuaj dhe zvogëlon shfaqjen e celulitit.

Shmangni

– Ushqimet e përpunuara

– Ushqimet e shpejta

– Sheqerin e bardhë

– Miellin e bardhë

– Alkoolon

– Duhanin

– Mishin e kuq.