Forcimi dhe ruajtja e shikimit

 

Dështimi i shikimit mund të pengojë seriozisht mënyrën e jetës. Pa vizion të mirë për të lexuar, për shikimin e ngjyrave, ose shikimin në largësi, mund të shkakojë stres dhe mërzitje.
Ka disa shkaqe të dëmtimit të vizionit tek të rrriturit, si dëmtimi mokular, perdja e syve (AMD)  që prek njerëzit mbi moshën 60 vjeçarë, dhe diabeti i cili është shkaku kryesor në mesin e të rriturve.
Sëmundja AMD shkakton shkatërrimin e pakthyeshëm të qendrës së retinës së syrit duke shkaktuar një dobësim të vizionit të qartë.

Perdja e syrit, një formë shumë e zakonshme e vizionit të dëmtuar, shkakton mjegullim dhe ndikon në aftësinë për të parë saktë ngjyrat.

Zgjedhja e pashëndetshme e jetesës si pirja e duhanit, konsumi i alkoolit dhe një dietë e varfër që çon në diabet, të gjitha kontribuojnë në formimin e perdes së syrit.

Lajmi i mirë është se, duke shtuar lëndë ushqyese të caktuara në dietat tona çdo ditë, ne mund të ruajmë  ose të përmirësojmë vizionin tonë dhe të largojmë AMD. Një dietë e pasur me vitaminat C dhe E, beta-carotene, zink dhe acidet yndyrore omega-3, do të ndihmojë në mbrojtjen nga këto kushte të pakthyeshme. Për më tepër, duke shtuar këto ushqime të shëndetshme në dietat tona, dhe ndalimi nga zakonet e dëmshme, na ndihmon të mbajmë një peshë të shëndetshme, dhe parandalon prekjen nga diabeti.

Ushqimet më të mira për të ruajtur shikimin dhe për të përmirësuar vizionin

Perimet me gjethe jeshile të errët

Spinaqi, lakra jeshile, dhe shumë perime të tjera të gjelbra janë të pasur me lëndë ushqyese dhe ato duhet të jenë në krye të mënysë kur është fjala për mbrojtjen e vizionit dhe shëndetin e syve. Ato përmbajnë dy ushqyes të rëndësishme – luteine ​​dhe zeaxanthin – të cilët kanë funksione të fuqishme antioxidante në trup, duke parandaluar dëmtimin e qelizave. Një studim ka treguar se konsumimi i Lutein dhe zeaxanthin mund të ngadalësojë përparimin e degjenerimit makular (AMD), edhe nëse tashmë je i prekur nga ai.
Lutein vepron si mbrojtës kundër rrezeve të forta, duke mbrojtur retinën e syrit nga drita e dëmshme. Këto zarzavate me gjethe jeshile të errët i japin trupit edhe Vitaminën A, e cila është thelbësore për vizion të mirë si dhe mbrojtjen e korneas.

Perimet  me gjethe të errët janë të mrekullueshme, kur përdoren si sallatë, në supë ose të ziera me avull. Gjithashtu, mund të shtoni pak vaj ulliri ose vaj kokosi për përfitime më të mëdha.

Perimet me ngjyrë portokalli

Perimet  me ngjyrë portokalli (që e kanë ngjyrën e tyre me pigment të verdhë / portokalli) përmbajnë sasi të lartë beta-carotene, të cilën më pas trupi e konverton në vitaminë A. Vitamina A duhet të merret e gjitha nga ushqimet, sepse shtojcat e vitaminave janë më shumë toksike.
Nnë perimet portokalli gjendet gjithashtu Vitamina C dhe zeaxanthin, të cilat ndihmojnë për të ruajtur kolagjenin e  gjetur në kornean e syrit. Në perimet portokalli përfshihen patatet e ëmbla, bostani, kungulli, specat e verdhë, karrota, etj.
Provoni një supë me kungull, patate të ëmbël të zier dhe bëni një sallatë me spec të verdhë.

Agrumet

Portokalli, qitro, mandarina dhe limoni janë të gjitha të pasura me vitaminë C, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syrit. Antioksidantët në këto fruta mund të vonojnë apo edhe të parandalojnë perden e syve dhe AMD.
Vitamina C mund të shkatërrohet nga nxehtësia dhe drita, prandaj është më mirë për t’i shijuar këto fruta te pagatuara. Provoni një karrotë dhe portokall të shtrydhur. Ose, rigon, lëng limoni dhe vaj ulliri si salcë mbi sallatën me gjethe jeshile.
Këto fruta përmbajë flavonoids – antioksidantë që punojnë me Vitaminën C në trup për të reduktuar kancerin si dhe mbrojnë kundër degjenerimit makular.

Manat / frutat pa fara

Të gjitha llojet e manave – nga boronicat, luleshtrydhet, gojiberri – janë të larta në  vitaminë C, e cila natyrshëm zvogëlon rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular. Ato përmbajnë disa nga nivelet më të larta të antioxidanteve anthocyanins dhe beta-carotene – një tjetër lëndë ushqyese fantastike për shikimin.
Ju mund t’i konsumoni të freskëta në sezonin e tyre, sallatë frutash ose pije.

Brokoli

Ndoshta një nga perimet më të njohura, kur është fjala për cilësitë e tij ushqyese, brokoli është i duhuri për ruajtjen e shikimit. Brokoli përmban lutein, zeaxanthin, beta-carotene, dhe është gjithashtu shumë i lartë në Vitaminë C, të gjitha këto i japin Brokolit kombinim perfekt të ushqyesve për ruajtjen e shëndetit të syve.
Shto brokoli të zier në avull, në sallatë dhe makarona.

Bishtajoret

Fasulet dhe bizelet  janë  burime të mëdha të flavonoideve dhe zinkut. Zinku  është i nevojshëm për t’i mundësuar vitaminës A udhëtimin nga mëlçia në sy në mënyrë që ajo mund të përdoret për të mbrojtur retinën. Përveç kësaj, mangësia e zinkut mund të kontribuojë në  simptomat e verbërisë.
Supa me bishtajore është mënyra më e mirë për marrjen e zinkut dhe për të mbajtur vizionin të mprehtë.

Salmoni organik

Salmoni, sardelet, toni dhe skumbria, që të gjithë përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga degjenerimi makular dhe sindromi i thatësirës së syve. Salmoni përmban gjithashtu astaxanthin – një antioksidant i fuqishëm që është shumë më i fuqishëm se Vitamina C, Vitamina E ose beta-carotene, është super agjent kur është fjala për të shkatërruar radikalet e lira. Nuk është çudi që ky antioxidant i mahnitshëm ndihmon në mbrojtjen kundër një numri të sëmundjeve të syrit, duke përfshirë edhe verbërinë. Gjithmonë përpiquni  për të ngrënë peshk organik.

Misri

Një tjetër burim i madh i lutein dhe zeaxanthin, dhe me një burim yndyre dietike. Ziej  një misër në kalli në një mbrëmje vere ose dimri, ose shtoni farat e misrit në supë ose sallatë.

Domatet

Domatet organike përmbajnë vitaminë A dhe C, së bashku me lutein dhe zeaxanthin. Domatet përmbajnë një lëndë ushqyese të quajtur lycopene, e cila mund të kontribuojë për shëndet të mirë të syve. Lycopene në indet e syrit ndihmon për të parandaluar dëmtimet  e lehta të shkaktuara në retinë; si dhe parandalon dëmtimin e radikalëve të lirë, të cilat kontribojnë në disa sëmundje të syrit. Disa studime kanë gjetur se njerëzit me nivele të larta të lycopene kanë nivele të ulëta të degjenerimit makular.
Gatimi i domates e bën lycopene që ato përmbajnë më të lehtë për t’u asimiluar. Provoni një domate të pjekur ose domate me një përzierje me bishtajore dhe perime të pasura me lëndë ushqyese.

Vaj ullirit

Disa studime tregojnë se një dietë mesdhetare që përmban ushqime kryesisht me bazë bimore, peshku dhe yndyrna të shëndetshme, është e rekomanduar për vizion të shëndoshë, dhe për shëndetin e zemrës. Vaj i ullirit është pa yndyrna trans dhe nuk përmban yndyrna të ngopura. Kjo e bën një shoqërim të madh për shumë nga ushqimet e listuara këtu, të cilat duhet të jenë të shoqëruar me yndyrë të shëndetshme në mënyrë që të absorbohen si duhet dhe t’i japin trupit ushqyesit e nevojshëm që i duhen për një vizion të mirë.
Kur të blesh vaj ulliri, shikoni për vaj ekstra të virgjër për përfitime shtesë të antioxidanëve. Avokado, vaj avokado dhe vaj kokosi janë burime të mëdha të yndyrave të shëndetshme.

Vezët organike

Veza është proteinë e paketuar dhe siguron ushqyes si lutein, zeaxanthin, Vitamina A dhe omega-3. Një e verdhë veze e papërpunuar përmban 0.25mg lutein. Filloni ditën me një vezë të  pjekur dhe me Avokado – një dozë e dyfishtë për sy-të shëndetshëm!

Farat

Fëstëk, arra, bajame dhe fara të tjera, janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe Vitamina E – të domosdoshme për shëndetin e mirë të syve. Një pjesë e vogël e tyre siguron rreth gjysmën e dozës së përditshme të vitaminës E.

Gruri

Gruri është një burim i madh i vitaminës E. Embrioni i grurit mund të ndihmojë në luftën kundër perdes dhe problemeve të syve të lidhura me moshën, si dhe mbron sytë nga dëmtimi i radikaleve të lira. gjithashtu është një burim i madh i yndyrave të shëndetshme dhe zinkut – të dyja të nevojshme për shëndetin e përgjithshëm të syve.

Këshilla për shëndetin e syve

Flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund të jetë e rrezikshme për shikimin tuaj. Syri ka nevojë për të paktën pesë-gjashtë orë gjumë çdo natë. Nëse sytë tuaj nuk marrin pushim të mjaftueshëm, ju mund të përballeni me efekte anësore në sy, si sy të thatë dhe plasje të eneve të gjakut në sy.

Përmirësoni cilësinë e ajrit

Studimet kanë dëshmuar se cilësia e dobët e ajrit, tymi i duhanit dhe ndotja mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin e syrit. Synoni të kompensoni efektet negative të ajrit në qytetet tona duke investuar në një filtër të mirë të ajrit për shtëpinë tuaj dhe duke shtuar llambat Himalyne në dhomat që ju përdorni më shpesh.

Kufizoni qëndrimin para ekraneve

Varësia ndaj kompjuterit apo smartphoneve, çon në tendosje shtesë në shikimin tonë. Studimet tregojnë se 90% e njerëzve që punojnë në një ekran kompjuteri vuajnë nga një formë e problemeve të syrit. Për të pakësuar efektet negative në sytë tuaj, sigurohuni që nuk ka shkëlqim verbues në ekranin tuaj, në televizor ose në laptop, dhe ndiqni rregullin 20-20-20 – dmth, çdo 20 minuta merrni 20 sekonda dhe përqëndrohuni në diçka 20 këmbë larg ekraneve.

Po në lidhje me shtojcat / suplimentet?

Shtojcat e vitaminave apo proteinave mund të jenë toksike për trupin, prandaj mënyra më e mirë për të siguruar shëndet të mirë të syve (dhe për shëndetin e përgjithshëm) mbetet gjithnjë konsumimi i një diete të pasur me perime dhe me yndyrna të shëndetshme. Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet, ju duhet të konsumoni të gjitha ngjyrat e ylberit!

– Lani sytë tuaj çdo ditë në mëngjes.

– Gjithmonë vendosni syze dielli, kur dilni jashtë në diell.

– Shkoni për një kontroll të syve çdo vit.

– Konsumoni lëng karrote çdo ditë.

– Kaloni sa më shumë kohë në natyrë duke shikuar gjelbërim rreth jush.

– Vendosni një kompresë me ujë të ngrohtë mbi sytë tuaj për 30 min.

– Shmangni leximin në errësirë ​​sepse kjo mund të dëmtojë shikimin tuaj.

– Mos i ngul sytë në TV apo ekranin e kompjuterit për një kohë të gjatë.

– Kurrë mos ia ngul sytë diellit apo objekteve të tjera të ndritshme, të tilla si dritat.

– Shmangni ekspozimin e syve ndaj pluhurit dhe tymit.

– Lyerja e syve me ithmid. Profeti Muhamed (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) ka thënë: “Ju këshilloj për ithmid-in (pigment arab për sytë) para se të flini, sepse ai është lyrosësi më i mirë, i cili ndriçon (forcon) shikimin dhe mbin qerpikët.”