Shenja të kancerit të prostatës dhe mënyra natyrale për luftimin e tij

Kanceri i prostatës vret rreth 35,000 njerëz çdo vit dhe sulmon 165.000 të tjerë. Shumica e rasteve të kancerit të prostatës ndodhin pasi burrat t’i kalojnë të 50-tat, por në vitet e fundit ka pasur një rritje të qëndrueshme në përqindjen e meshkujve në të ’30-tat dhe të ’40-tat e tyre, me të dy problemet: zmadhimin e prostatës dhe kancerin e prostatës, kryesisht si pasojë e dietës së varfër dhe për shkak të rritjes së ndotjes së mjedisit.

Kanceri i prostatës është një prej kancereve më të zakonshëm te meshkujt, që prek prostatën, një gjëndër e vogël sa madhësia e kokrrës së arrës. Ajo rrethon pjesën e parë të tubit (uretrës) që mbart urinën nga fshikëza në penis. Në fazat e hershme, njerëzit nuk kanë të ngjarë të vërejnë simptoma, sepse ato ndodhin vetëm kur kanceri është aq i madh sa të ushtrojë presion mbi uretrën.

Edhe pse simptomat ndryshojnë nga personi në person, ka disa shenja universale që shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të prostatës kanë raportuar se i kanë përjetuar në fazën e hershme të zhvillimit të kancerit.

 Simptomat në këtë rast përfshijnë

– Vështirësi në fillim të derdhjes së urinës.

– Rrjedhje të dobët të urinës.

– Nevojë urgjente për të urinuar.

– Sasi urine më e shumtë se zakonisht (sidomos natën).

– Ndjenja e fshikëzës të mbushur për shkak të mbajtjes së urinës.

– Djegie apo ndjesi të dhimbshme gjatë urinimit.

– Dhimbje jo e mprehtë në legen apo prapa shpine.

– Ndonjëherë gjak në urinë.

– Dhimbje në organet gjenitale.

– Lodhje ekstreme.

– Zgjerim të prostatës (PSB )

– Dhimbje të kockave dhe frakturave të kockave.

– Probleme me derdhjen dhe dhimbje gjatë ejakulimit.

– Impotencë – disfunksion erektil.

– Ënjtje dhe parehati në zonën e legenit apo këmbët.

– Gjak në spermë.

– Humbje të pashpjegueshme peshe.

Kujdes! Kanceri i prostatës në fazën fillestare mund të zhvillohet pa paraqitur ndonjë shenjë apo simptomë të dukshme. Kontrollet mjekësore dhe fizike vjetore janë shumë të rëndësishme për burrat 50 vjeç e sipër, si edhe për meshkujt më të rinj, familjet e të cilëve kanë një histori të kancerit.

Në rast se vëreni ndonjë nga këto simptoma, është shumë e rëndësishme që ju të kontaktoni menjëherë mjekun për të parë shkakun e vërtetë të këtyre shenjave.

Shkaqet

Ka shumë shkaqe të mundshme të kancerit të prostatës, ku përfshihet:

Hiperplasia prostatike beninje (BPH).

– Kongjestioni dhe mbigrumbullimi i mbeturinave në sistemin limfatik.

– Dieta e varfër, mangësia ushqyese.

– Toksinat mjedisore.

Kapsllëku kronik dhe koliti i cënuar.

– Çekuilibri hormonal.

Parazitët.

– Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sidomos gonorreja).

– Stresi.

– Predispozicioni gjenetik.

– Burrat që hyjnë në pubertet më vonë se normalja gjithashtu kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës.

– Burrat që vuajnë nga sëmundjet kronike autoimune janë gjithashtu në një rrezik më të madh.

– Vazektomi mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës dhe atë testikular.

– Ngushtësitë kronike në muskujt që rrethojnë gjëndrën e prostatës mund të kontribuojnë gjithashtu në kancerin e prostatës.

– Veshjet e shtrënguara, sidomos rripat që ushtrojnë presion mbi atë zonë të trupit, mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut dhe të oksigjenit në prostatë. Përveç veshjes së rrobave të lirshme, zgjidhni veshje me fibra frymëmarrëse natyrore, të tilla si pambuku ose mëndafshi, në vend të materialeve sintetike.

– Rrezatimi, duke përfshirë rrezatimet e emetuara nga njësitë mikrovale të gatimit, mund të rrisin rrezikun e kancerit të prostatës, madje edhe kur njësi të tilla nuk janë në përdorim.

Lexoni gjithashtu

Kanceri i Prostates

TRAJTIMET NATYRALE TË KANCERIT TË PROSTATËS

Ushqimi

– Shmangni të gjitha ushqimet që janë të larta në yndyrna të dëmshme.

– Shmangni yndyrnat dhe vajra të hidrogjenizuara,

– Eliminoni miellin e bardhë të rafinuar.

– Gjithashtu shmangni alkoolin.

– Minimizoni konsumin e mishit të kuq.

– Shmangni pirjen nga uji i  rubinetit të pafiltruar, sepse uji i rubinetit përmban metale të rënda dhe mbetje të pesticideve të cilat mund të vendosen në përqëndrime të larta në gjëndrën e prostatës.

Konsumoni

– Pulë organike.

– Bizon dhe peshk të egër.

– Gjatë ditës, pini shumë ujë të pastër e të filtruar.

– Ushqimet e papërpunuara gjenerojnë rezultate të shpejta për shkak të aftësisë për të çhelmuar tërësisht trupin dhe për të çliruar energji  të pashfrytëzuar më parë nga trupi juaj.

– Konsumoni një shumllojshmëri të perimeve të tilla si selino, marule, spinaq, karrota, lakër jeshile, majdanoz.

– Pini qumështin e dhisë dhe të devesë.

– Merrni mjaftueshëm Vitaminë D, pasi ka treguar të ketë efekte kancer-vrasëse.

– Kastraveci: Trangujt janë të njohur për përmbajtjen e lariciresinol, pinoresinol dhe secoisolariciresinol. Këto tre lëndë kanë një histori të fortë në lidhje reduktimin e rrezikut të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, prostatës dhe kancerin gastrointestinal.

– Ushtrohuni rregullisht, të paktën tre herë në javë për 45-60 minuta në çdo seancë.

– Nëse pini duhan, lëreni menjëherë, dhe qëndroni larg nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

– Kujdesuni për të menaxhuar stresin

– Përveç kësaj, pini një gotë 250ml ujë të pastër e të filtruar çdo dy orë gjatë ditës për të reduktuar nxehtësinë nga trakti urinar dhe për ta mbajtur atë të hidratuar siç duhet.

KURA BIMORE PER KANCERIN E PROSTATES