Shenja që tregojnë se keni kancer të qafës së mitrës; Si të mbroheni dhe si ta parandaloni

 

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i pestë më i zakonshëm te gratë në mbarë botën me rreth 471.000 raste të reja të diagnostikuara çdo vit. Një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës rreth çdo 2 minuta. Shumica e llojeve të kancerit që prekin gratë në botë, janë shkaktuar nga një virus i njohur si “Papillomavirus ” që mund të ekzistojë tek çdo grua dhe është i transmetueshëm seksualisht pavarësisht moshës.

Mund të ketë shumë faktorë të rrezikut që çojnë në kancerin e qafës së mitrës, duke përfshirë:

– Shtim në peshë.

– Pilulat për të parandaluar shtatzëninë.

– Seksi me më shumë se një partner.

– Human Papillomavirus (HPV).

– Duhani.

– Sistemi i dobët imunitar.

– Nëse nuk kurohet në kohë dhe me mënyrën e duhur, mund të cojë në rrezikim të prekjes së mëlçisë ose zorrëve dhe madje edhe të mushkërive.

Cilat janë shenjat e para?

– Gjakderdhje abnormale në vaginë.

– Sekrecione të pazakonta në vaginë.

– Dhimbje të forta gjatë marrëdhënieve seksuale.

– Dhimbje të shpeshta në zonën e legenit.

– Siklet gjatë urinimit.

– Çrregullim të menstruacioneve.

– Gjak në urinë.

– Një humbje e papritur dhe e pashpjegueshme në peshë.

– Ndjenja e përhershme e lodhjes, pavarësisht nga mungesa e ushtrimit fizik.

– Dhimbje dhe ënjtje në këmbë gjithnjë e më të forta.

– Kapsllëk.

– Dhimbje të kockave.

– Humbje e oreksit

Ushqime që duhet të shmangni

– Mos konsumoni  asnjë ëmbëlsirë  artificiale.

– Mos konsumoni shurup misri.

– Mos pini pije të gazuara.

– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta dhe të gjitha ushqimet e përpunuara.

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

– Shmangni pijet alkoolike dhe duhanin.