Shenja që tregojnë se keni Arterie të Bllokuara
Shenja që tregojnë se keni Arterie të Bllokuara; Shkaqet dhe Trajtimi në mënyrë natyrale
Arteriet janë enët e gjakut përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen, nga zemra në pjesën tjetër të trupit. Një arterie normale është e fortë, fleksibël, dhe elastike. Në anën tjetër, arteriet jonormale tregojnë një gjendje të rëndë të quajtur atherosclerosis. Ky është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, që përfshin sëmundjet vaskulare periferike, goditjet dhe sulmet në zemër.
Në SHBA, sëmundjet kardiovaskulare janë konsideruar si shkaku kryesor i vdekjes, duke pretenduar se përafërsisht 600.000 njerëz humbin jetën çdo vit. Ajo është e njohur edhe si një vrasës i heshtur, pasi gjendja nuk shkakton asnjë simptomë, deri sa problemi të bëhet më i rëndë.
Shenjat e Arterieve të bllokuara përfshijnë
– Probleme të frymëmarrjes
– dobësi e papritur
– konfuzion
– dhimbje koke të rënda
– humbje të vetëdijes
– paqartësi në shikim
– probleme me të folurit
– paralizë, probleme me ecjen
– humbje në peshë
– humbja e koordinimit apo bilancit
– dhimbje në gjoks
– probleme me rrahjet e zemrës dhe gulçim
– sëmundje kronike të veshkave
– humbje të oreksit
– vjellje, lodhje
– probleme të përqendrimit
– mpirje apo ënjtje në këmbë ose duar
– tension i lartë i gjakut.
Shkaqet e bllokimit të arterieve
Shkaku i saktë i bllokimit të arterieve është një mister. Provat tregojnë se atherosclerosis është një gjendje komplekse dhe e ngadalshme që mund të fillojë në fëmijëri dhe të zhvillohet me moshën.
Atherosclerosis është përmendur shpesh si forcim, trashje, dhe ngushtim i arterieve. Një shtresë e hollë e qelizave endoteliale ndihmojnë në ruajtjen e pjesës së brendshme të arterieve dhe qarkullimin normal në arterie. Ky proces ndihmon qarkullimin e gjakut. Megjithatë, disa faktorë mund të dëmtojnë qelizat endoteliale, përfshi edhe qelizat e trombociteve duke shkaktuar bllokim të arterieve.
Në vijim janë disa nga faktorët kryesorë të bllokimi të arterieve:
– Radikalet e lira të shkaktuara nga toksinat.
– Mungesa e sasisë së anti-oksidantëve.
– Mangësia e vitaminës C.
– Konsumimi i tepërt i yndyrave.
– Metalet e rënda toksike.
– Nivelet e larta të kolesterolit.
– Pirja e duhanit.
– Tensioni i lartë i gjakut.
– Dabeti tip 1, Diabeti tip 2, rezistenca ndaj insulinës.
Faktorë të tjerë që kontribuojnë të arteriosklerozës përfshijnë
– Mungesa e ushtrimit.
– Mbipesha.
– Triglyceridet e larta.
– Inflamacion kroniki nga sëmundjet, infeksionet, lupus, ose artriti.
– Yndyrnat në gjak janë gjithashtë shkaqe të mundshme të arteriosklerozës.
– Në raste të rralla, gjenetika mund të luajnë një faktor me prodhimin e ngritur të kolesterolit, lidhur me atherosclerosis.
– Atherosclerosis mund të shkaktohet gjithashtu nga stresi oksidativ.
– Mangësia e lëndëve ushqyese mund të çojnë gjithashtu në atherosclerosis. Këto mangësi mund të përfshijnë magnez, kalium, fibra.
– Faktorët dietik; një dietë e lartë në sheqer, niseshte dhe yndyrna të përpunuara.
Ushqime që ndihmojnë në luftimin e arterieve të bllokuara
– Asparagus: Një nga perimet më të mira për pastrimin e arterieve, është e mbushur me fibra dhe minerale, si dhe një listë të gjatë të vitaminave përfshirë K, B1, B2, C, dhe E. Asparagus mund të ndihmojë në presionin e ulët të gjakut dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut që mund të të shkaktojnë sëmundje serioze kardiovaskulare.
– Avokado: Studimet kanë treguar se konsumi ditor i avokados përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, ul trigliceridet dhe LDL prej rreth 22% dhe një rritje 11% në HDL – kolesteroli “i mirë”, që ndihmon për të mbajtur arteriet të shëndetëshme.
– Brokoli: Brokoli është një perime e ngarkuar me vitaminë K, e cila ndihmon për të parandaluar kalcifikimin ose forcimin e arterieve. Brokoli është i mbushur me antioksidante të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar oksidimin e kolesterolit LDL, i cili mund të çojë në kushte të rënda të zemrës. Kjo perime super e shëndetshme gjithashtu ofron një dozë për zemër të shëndetshme, ndihmon për të normalizuar presionin e gjakut dhe për të reduktuar stresin.
– Farat e Chias : Fibrat dhe acidi alfa-linolenic të përfshira në vetëm 50gram fara të chias mund të ndihmojnë për të mbajtur arteriet tëpastra me rregullimin e presionit të gjakut, uljen e kolesterolit LDL, uljen e triglicerideve, dhe rritjen e kolesterolit HDL.
– Arra e kokosit: Konsumi i rregullt i arrës së kokosit mund të ndihmojë për të zvogëluar pllakat e ndërtuara në arteriet, duke ndihmuar konvertimin e kolesterolit në qarkullimin e gjakut.
– Kafeja: Kafeja në mënyrë të moderuar nuk është e keqe për shëndetin tuaj. Studimet kanë gjetur se pirja e 2-3 kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me rreth 20%.
– Boronica e kuqe: është një antioxidant që mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular duke ulur LDL, dhe duke rritur nivelet e kolesterolit HDL. Në fakt, lëngu i boronicës ka fuqi antioxidante më shumë se të gjithë. Konsumoni 100% lëng të pastër organik boronice çdo ditë, për të mbrojtur zemrën tuaj dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj.
– Peshku: Gjithashtu i pasur me yndyrna të shëndetshme, peshku si: salmon, skumbri, sardelet, dhe ton mund të ndihmojë për të pastruar arteriet. Mundohuni të hani peshk dy herë në javë për të zvogëluar inflamacionin që mund të çojë në sëmundje të zemrës.
– Farat e lirit; Një nga burimet më të mira të acidit alfa-linolenic (ALA), janë të njohura për aftësinë e tyre për të ulur presionin e gjakut dhe inflamacionin, duke ndihmuar për të mbajtur arteriet të pastra ndaj pengesave dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të zemrës.
– Arrat dhe bajamet: Arrat dhe bajamet janë një mënyrë e shijshme për të pastruar arteriet, duke qenë shumë të larta në yndyrna monounsaturated, vitaminë E, fibër, dhe proteina. Arrat janë një zgjedhje e mirë. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit alfa-linolenic (ALA).
– Vaji i ullirit: I pasur me acid oleik monounsaturated – një acid yndyror esencial (EFA) i njohur për efektet e tij pozitive në nivelet e kolesterolit dhe stresit oksidativ në qarkullimin e gjakut – vaj ullirit është konsideruar gjerësisht të jetë një nga vajrat më ushqyes për gatim. Sipas një studimi të fundit, përdorimi i vajit të ullirit për këto qëllime, në fakt mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare deri në 41%.
– Lëngu i portokallit: Pirja e vetëm dy gota me 100% lëng portokalli (pa sheqer) çdo ditë mund të ndihmojë për të përmirësuar presionin e gjakut dhe për të reduktuar inflamacionin e arterieve. Gjithashtu, lëngu i portokallit është plot me antioxidantë, vitaminë C e cila ndihmon për të mbajtur arteriet të pastra, duke parandaluar kështu dëmtimin oksidativ në qarkullimin e gjakut.
– Hurmat: janë të ngarkuara me antioksidantë dhe polyphenols, të cilat punojnë për të ulur LDL dhe trigliceridet në gjak. Ato janë gjithashtu një burim i madh i fibrave që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.
– Shega: antioxidantët natyralë të pranishme në shegë bëjnë një punë të shkëlqyer për mbrojtjen e sistemit të qarkullimit të gjakut. Shega gjithashtu stimulon prodhimin e oksidit nitrik në gjak, i cili ndihmon për të hapur arteriet dhe rregullimin e presionit të gjakut.
– Spinaqi: Një nga zarzavatet më të famshme me gjethe, spinaqi është i ngarkuar me fibra, kalium, folate, të cilat ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut dhe për të mbajtur arteriet të pastra.
– Shalqiri: Jo vetëm që është i shijshëm, por është edhe shumë i dobishëm për zemrën tuaj. Si një burim i shkëlqyer natyror i aminoacideve L-citrulline, ai mund të ndihmojë për të mbajtur arteriet të pastra duke ulur presionin e gjakut dhe inflamacionin.
– Drithërat e plotë: Ushqime të tilla si gruri i plotë, orizi, elbi, dhe tërshëra kanë qenë prej kohësh të njohur për rolin e tyre në përmirësimin e niveleve të kolesterolit në gjak, dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të rënda të zemrës.
– Hudhra: Hudhra përmban një kompleks të quajtur allicin që pengon formimin e mpiksjes së gjakut dhe ul kolesterolin dhe presionin e gjakut.
– Domatja: Domatet përmbajnë lycopene, pigmenti që u jep atyre ngjyrën e ndritshme. Lycopenet ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq në gjak që çon në atherosclerosis.
– Limoni; Shtimi i lëngut të limonit në ujë, në mëngjes, është një zakon i shëndetshëm dhe i mirë për zemrën. Limoni është i njohur për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak, dhe ndihmon arteriet nga dëmtimi oksidativ. Limoni është gjithashtu një burim i madh i antioxidantëve.
Këshilla për të përmirësuar qarkullimin
– Bëni ushtrime fizike, kjo duhet të jetë një pjesë e rutinës tuaj të përditshme.
– Stresi mund të ndikojë edhe në qarkullimin e gjakut, kështu që duhen marrë hapat e nevojshëm për të trajtuar stresin.
– Shtoni disa pika të vajit të rozmarinës në ½ filxhan vaj ulliri të ngrohtë dhe përdoreni për masazhimin e trupit tuaj, sidomos gjymtyrët.
– Shmangni konsumin e alkoolit.
– Thuaj stop duhanpirjes dhe shmangni vendet ku pihet duhan.
– Vishni këpucë të përshtatshme dhe mjekësore që të mos pengojnë qarkullimin e gjakut në këmbët tuaja.
Trajtimi i sëmundjeve në mënyrë natyrale është zgjidhja më e sigurtë dhe më e shëndetëshme!!