Shea Butter; kremi më i dashur për lëkurën dhe flokët

 

Anglisht: Shea Butter, Shea Tree.

Emri shkencor: Vitellaria paradoxa.

Familja: Vitellaria.

Pema e Sheas rritet në Afrikën Qëndrore. Shea është bimë shumëvjeçare, me gjatësi 10- 15 m. Frutet ngjasojnë me kumbulla të mëdha, me fara sa madhësia e një bajameje e cila quhet “Kernel” dhe prej prej kësaj bërthame (e cila përmban 34-57% yndyrë) nxirret gjalpi i Sheas me ngjyrë të verdhë ose të bardhë.

Kultivohet  kryesisht për frutat e saj prej të cilave nxirret gjalp që përdoret në gatim dhe kozmetikë. Gjalpi i Sheas është bërë shumë i njohur  dhe fitimprurës, mbi 50% e popullsisë në Afrikë merren me kultivimin e saj.

Gjalpi i sheas është përdorur mijëra vite më parë nga egjiptjanët e lashtë, ai ishte shumë i çmuar për ta. Ky gjalp ishte i preferuar për Kleopatrën, në varret e tyre është gjendur e gdhendur pema e sheas. Përdoresh si ushqim dhe për sëmundjet e lëkurës dhe shëndetin e flokëve.

Përmbajtja e Sheas: frytet e sheas përmbajnë cilësi të lartë të acidit- yndyror, acid-palmitic, acid-stearic, acid-pleic, acid-linoleic, acid-arachidic. Vitamin A, E. Sipas studimeve të kryera profili fenolik i gjalpit të sheas është i përafërt me vajin e ullirit.

 

Dobitë e sheas për lëkurën

– Kuron ekzemën, psoriasis dhe infeksionet e lëkurës.

– Zbutësi më i fortë për lëkurën e thatë.

– Largon puçrrat e rinisë.

– Njëhson ngjyrën e lëkurës.

– Vonon shfaqjen e rrudhave.

– Ndalon kruajtjet e lëkurës.

– Ruan nga rrezet e diellit dhe zvogëlon djegjet e tij.

– Kuron plagët e vogla në lëkurë.

– Heq vijat e kuqe dhe të bardha përfundimisht nga lëkura.

– Parandalon dhe kuron çarjet e lëkurës që shkakton shtatzania.

– E bën lëkurën më të shëndetëshme dhe më rezistuese ndaj faktorëve të jashtëm, si  i ftohti apo i nxehti.

– Shplodh muskujt dhe largon stresin.

– I dobishëm gjatë stërvitjes dhe pas saj.

– Kuron alergjitë e lëkurës.

– Zbutës për buzët e thata dhe të plasaritura.

– Zbut lëkurën e ashpër .

– Përkujdesës edhe për lëkurën e fëmijës.

 

Për flokët

– Hidratues i lëkurës së kokës.

– Largon zbokthin.

– I kthen flokëve gjallëri dhe shkëlqim.

– Nxitësi më i mirë i mbirjes së flokëve.

– Ndalon rënien e flokut.

– Forcon flokun e dobët.

– Kuruesi më i mirë i sëmundjeve dhe infeksioneve të lëkurës së kokës.