Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Shalqiri

Shalqiri

Shalqiri, Simboli veror; A e dini pse?

 

Arabisht: البطيخ, al Batih.

Anglisht: Watermelon.

Emri shkencor: Citrullus lanatus.

Përshkrimi dhe orgjina e shalqirit

Origjina e shalqirit është Afrika e Jugut. Shaqiri është nga lloji i familjes së Cucurbitaceae (kungullit). Fryti i shalqirit është në formë sferike ose cilindrike dhe mund të peshojë nga 5 -20kg. lëvoren e ka jeshile të çelur me shirita të gjelbër të errët, me trashësi 2-4 cm. Nga brenda është masa me njyrë të kuqe të ndezur dhe me fara të zeza. Janë më shumë se 1200 lloje të shalqirit. Kina zë vëndin e parë në botë për prodhimin e tij.

Përmbajtja e shalqirit

Shalqiri i kuq përmban 90% ujë të peshës së tij, sheqer, proteina, yndyrë, kalcium, vitamin A,  vitamin B, vitamin C, hekur, sodium, magnes, kalium, zink, etj. Gjithashtu është i pasur me acid-pantothenic, potacium,  lycopene, etj.

Farat e Shalqirit janë të pasura me proteina dhe yndyra të pangopura, që në të shkuarën janë përdorur për uljen e presionit të gjakut.

Lëvorja e Shalqirit është burim natyral i lëndës Alcetrawilin, ky acid është nxitës për prodhimin e azotit i cili përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër arterie.

Shalqiri dhe dobitë e tij mahnitshme shëndetësore

Shalqiri konsiderohet si fruti më i rëndësishëm veror për të rriturit dhe fëmijët për shijen e tij të shijshme. Përveç shijes së tij  ai ka dhe shumë dobi shëndetësore.

  1. E mban trupin të hidratuar.
  2. Mirëmban shëndetin e veshkave dhe tret gurët që gjenden në veshka.
  3. Ndihmon për uljen në peshë.
  4. Nga dobitë më të rëndësishme të Shalqirit është rritja e aktivizimit të trurit, lufton stresin dhe ankthin.
  5. Ndihmon në freskinë dhe shkëlqimin e lëkurës.
  6. Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë.
  7. Zvogëlon rrezikun nga kapja e disa llojeve të kancerit si kancerin e prostatës, kancerin e gjirit dhe stomakut.
  8. Kuron problemet e shikimit.
  9. Mirëmban shëndetin e zemrës, sepse ai përmban sasi të larta të vitaminës C dhe beta-carotene.
  10. Mbron trupin nga infeksionet.
  11. Kuron hemorroidet.
  12. Shalqiri heq kripërat e depozituara në trup.
  13. Shalqiri është i dobishëm për gratë shtatzëna, i siguron atyre mangësinë e ujit në trup.
  14. Shalqiri zvogëlon kongestionin në aparatin e frymarrjes tek të sëmurët me Astmë.
  15. Shalqiri është i dobishëm për uljen e temperaturës.
  16. Shalqiri është tonik i fuqishëm për mëlçinë.
  17. Ndihmon në kurimin e hepatitit C dhe A.
  18. Pastrues i zorrëve dhe lehtësues i procesit të tretjes.

Lexo gjithashtu

FARAT E SHALQIRIT

Shënim!

Shalqiri konsiderohet i sigurë, përveç nëse e tepron me ngrënien e tij mund të shkaktojë:

– Çrregullime në sistemin imun.

– Alergji dhe ndryshim të ngjyrës së lëkurës.

– Personat që vuajnë nga alergjia Latex nuk duhet të hanë shalqi.

By | 2017-07-02T00:03:53+00:00 May 22nd, 2017|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!