Shafrani Indian – Turmeric

 

Shafrani Indian 0se Turmeric, është rrënja e një bime jetëgjatë për nga rrënjët por me gjethe vjetore. Rrënjët e kësaj bime janë me gunga të vogla dhe nuk shkojnë thellë në tokë por afër sipërfaqes së saj.

Turmeric është disa llojesh të ndryshme, të njohura shkencërisht me këto emra:

  1. CURCUMA LONGA (vendi origjinal i saj është Srilanka)
  2. CURCUMA AERUGINOSA (Burma dhe Kambodia)
  3. CURCUMA AMADA (Indi)
  4. CURCUMA ANGUSTIFOLIA (Indi)
  5. CURCUMA AROMATICA (Bengal – Tajlandë)
  6. CURCUMA CAESIA (Bengal)
  7. CURCUMA MANGGA (Malajzi)
  8. CURCUMA PURPURASCENS (Në perëndim dhe në mes të Jaëas – Ishull në Indonezi)
  9. CURCUMA XANTHORRHIZA (Indonezi, Malajzi)
  10. CURCUMA ZEDOARIA (në verilindje të Indisë, por sot kultivohet në të gjitha anët e Indisë dhe Malajzisë)

Të gjitha këto lloje përfshihen në familjen e Xhenxhenfilit.

Pjesët që përdoren: Rrënjëzat e vogla të kësaj bime që rriten pranë sipërfaqes së tokës, gjatësia e të cilave shkon nga 5-8 cm dhe trashësia 1.5 cm. Ngjyra e tyre është e verdhë e lezetshme.

Përmbajtja kimike e shafranit indian: Shafrani indian përmban vaj të avullueshëm me një përqindje prej 4.2-14%. Ky vaj përmban rreth 50 lëndë përbërëse, por më i rëndësishmi i këtyre përbërësve është grupi i quajtur SesquiterPene lacton, i cili përbën 60% të bimës, dhe që njihet me emrin: (Turmerones).

Shafrani indian përmban gjithashtu një grup tjetër përbërësish që njihen me emrin (Curcuminoides), nga përbërësit më të rëndësishëm të së cilave është (Curcumina) e mirënjohur, e cila shitet sot në treg si lëndë e pastër, dhe konsiderohet si lënda e parë e të gjitha përdorimeve mjekuese të kurkumës. Kjo lëndë është ajo që i jep ngjyrën e verdhë kurkumës.

Ai përmban gjithashtu përzierje polimeri dhe vaji të avullueshëm që njihet me emrin OLEO-RESIN.

Po kështu përmban vaj të qëndrueshëm, lëndë të hidhëta, protein, celulozë, niseshte dhe minerale.

turmeric

Përdorimet popullore të Shafranit Indian

Shafrani indian ka përdorime të shumta popullore në të gjitha anët e botës dhe ai ka një shitje të madhe veçanërisht në SHBA, të cilat e importojnë atë në përmasa të mëdha nga vendet ku prodhohet për ta përdorur në fusha të gjera të industrisë ushqimore, nisur nga fakti se ajo përdoret si erëz dhe si lënda më e rëndësishme për ngjyrosje të ushqimeve. Në vendet perëndimore, kurkumën e përdorin në përmasa të mëdha në përgatitjen e brumërave, salcave, si dhe në ngjyrosje tekstilesh.

Ndërsa tek arabët, shafrani indian është njohur me emrin “El vars”. Tirmidhiu transmeton nga hadithi i Zejd ibën Arkam, se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i jepte recetë atij që vuante nga pleuriti: vaj me shafran indian.” Katade thotë: “D.m.th. që të lyente me të vendin e dhimbjes.”

Po kështu transmetohet nga Zejd ibën Arkam, se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i dha recetë dikujt që vuante nga pleuriti: uarsin, kust-root dhe vaj, që të lyhej me to.”

Ummu Seleme transmeton se: “Në kohën e Pejgamberit, gratë lehona pushonin 40 ditë dhe lyenin fytyrën me vars (shafran indian) për heqjen e njollave dhe puçrrave të saj.”

Arabët e kanë përdorur shafranin indian si ilaç për sëmundjet e ndryshme të lëkurës, për problemet e tretjes, për problemet e verdhëzës dhe të urinës.

Po kështu e kanë përdorur si erëz për ushqimin, si ngjyrosës të ushqimeve e veçanërisht të orizit dhe të disa ëmbëlsirave.

Në Indi, Tajlandë, Malajzi dhe Indonezi, shafrani indian është përdorur që prej qindra vjetësh si erëz ushqimore dhe ngjyrues ushqimesh.

Në Tajlandë, ai përdoret si ilaç për marramendjen, gonorrenë, ulçerën e stomakut, hapjen e oreksit, freskimin e brendshëm dhe largimin e gazrave, si dhe për diarrenë.

Kurse në përdorimin e jashtëm, shafrani indian përdoret si ilaç për pickimin e insekteve, plagosjet dhe ndalimin e gjakderdhjes, sëmundjet e lëkurës, shtrëngimin e nullave (mishit të dhëmbëve).

Në Indi, shafrani indian përdoret si lëndë ndihmuese për tretjen, fuqizuese dhe pastruese e gjakut dhe kundër tkurrjes. Po kështu, përdoret në ushqimin e lopëve dhe të kuajve për gjallërimin dhe fuqizimin e tyre.

turmeric2

Shafrani indian në kërkimet shkencore moderne

Nisur nga fakti se shafrani indian është bima më e rëndësishme ekonomikisht në Indi, ishin indianët të parët ata që filluan kërkimet shkencore rreth kësaj bime, që në vitet 70-të, ku vërtetuan dobitë e shafranit indian në mjekësinë popullore dhe se Zoti i ka dhuruar atij fuqi të çuditshme shëruese, veçanëirsht për sistemin tretës, mëlçinë dhe verdhëzën.

Nga viti 1971 e deri në vitin 1991, u zhvilluan studime të shumta në lidhje me efektin e shafranit indian ndaj reumatizmës, duke e krahasuar efektin e saj me atë të hidrokortizonit dhe rezultatet ishin se efekti i shafranit indian ishte më i fortë.

Po kështu u kryen studime për curcuminën, lëndën bazë të shafranit indian, dhe rezultatet ishin se ajo kishte efekt antimikrob dhe antioksid edhe më shumë se vitamina E.

Kurse kinezët kryen studime rreth shafranit indian dhe efektit të tij ndaj kolesterolit dhe mpiksjes së gjakut, dhe arritën në përfundimin se curcumina pakëson përqindjen e kolesterolit dhe vepron në mënyrë të shkëlqyer kundër mpiksjes së gjakut.

Studimet shkencore kanë vërtetuar gjithashtu se shafrani indian ka ndikim kundër qelizave kancerore, madje ai është ilaç i suksesshëm për ndalimin e zhvillimit të kancerit të hershëm që ende nuk është kthyer në kancer.

Po kështu është vërtetuar se shafrani indian shton nxjerrjen e verdhëzës dhe ka veti të mrekullueshme për ruajtjen e stomakut nga ulçera, si dhe të mëlçsë nga sëmundjet e ndryshme si dhe nga nxjerrja e helmeve të shkaktuara në mëlçi për shkak të pirjes së alkoolit.

Institucionet shtetërore gjermane kanë pohuar se shafrani indian kuron dispepsinë e stomakut si rezultat i nxitjes së tëmthit për prodhimin e verdhëzës.

Një studim i kryer nga Kolegji i Farmaceutikës në universitetin Mbreti Saud, në Arabinë Sauditë, vërtetoi efektin e shafranit indian ndaj ulçerës së stomakut dhe të zorrës dymëdhjetëshe (duodenum). Përfundimet e këtij studimi u publikuan në revistën botërore (Ethnopharmacology), në vitin 1990.

Sot e kësaj dite, shafrani indian përdoret gjithashtu për kurimin e infeksioneve të tjera si astma dhe ekzema.

Shafrani Indian ndihmon ne kurimin e ketyre semundjeve:

– Reumatizma dhe përdhesi.

– Shtimi i nxjerrjes së verdhëzës.

– Sëmundjet e mëlçisë.

Ulçera e stomakut dhe duodenumit.

– Për pakësimin e kolesterolit në gjak dhe për ndalimin e mpikjes së gjakut.

– Antioksid për nxjerrjen e helmeve nga mëlçia.

– Parandalon formimin e qelizave kancerore.

– Për kurimin e ekzemës, zgjebes dhe të disa mukozave që formohen mes gishtave të këmbëve.

– Shafrani indian përdoret nga jashtë për plagosjet e reja të trupit, duke e vendosur mbi plagë. Kurse për pickimet e insekteve përdoret kremi i përfituar nga shafrani indian i përzierë me vazelinë. Kjo përzierje përdoret gjithashtu për infeksionet e lëkurës, për piklat e kuqe të fytyrës dhe për njollat e zeza në fytyrë e në qafë.

– Për infeksionet e mishit të dhëmbëve dhe për ulcerat e gojës, përdoret lëngu i zierë i shafranit indian duke e bërë gargarë.

Kujdes!

  1. Nuk duhet që shafrani indian të përdoret i vetëm si ilaç më tepër se gjashtë javë dhe as të merret dozë më e madhe se ajo e përcaktuara nga mjeku specialist.
  2. Mund të shfaqen dhimbje në tëmth si shkakt i përdorimit të shafranit indian kur në tëmth ka gurë, prandaj në këtë rast nuk duhet të përdoret, vetëm se pasi të kurohet tëmthi dhe të dalin gurët prej tij.
  3. Gruaja shtatzënë nuk duhet ta përdorë shafranin indian si ilaç gjatë shtatzanësisë.
  4. Shafrani indian nuk duhet të përdoret nga ata persona që marrin disa ilaçe kimike si: Asperina, ilaçet kundër mpiksjes së gjakut dhe ilaçet për tensionin e gjakut. Por nuk ka problem që edhe për këta persona, turmeric të përdoret si erëz apo ngjyrosës në ushqim.