Senna Meke; Pema Fisnike

 

Arabisht:  سنا مكي – Senna-Mekki.

Anglisht: Senna-Mekki

Emri shkencor: Cassia Senna L, dhe Senna Alexandrina Mill.

Senna Mekki në të gjithë botën njihet me këtë emër. Është bimë shumë vjeçare me lartësi 2m. Gjethet kanë formën e pendës të përbëra nga shtatë palë gjethe, me lule portakalli në fund të kërcellit nga dy deri në shtatë lule, me frutat në formën e bishtajës së fasules, me ngjyrë kafe të errët, brenda së cilave janë farat ngjyrë gri dhe shumë të forta.

Origjina e bimës është gadishulli Arabik, kryesisht Meka (zonë nga e cila ka marrë emrin) dhe Nili i Sipërm në Egjipt, ajo kultivohet edhe në Indi dhe njihet me emrin Sena Meki Indian.

Senna Mekki konsiderohet nga bimët më të lashta që është përdorur për kurim, në kohën e faraonëve e quajtën “xhenxhent”.

Ajo është përdorur gjerësisht në kohën e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!). Ai i këshilloi shokët e tij duke thënë: “Ju këshilloj të  përdorni Senna dhe Senut.”

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet dhe frutat e thata.

Përmbajtja e Sena Meke: Gjethet dhe frutat e Senne Meke janë të pasura me: Aloe Emoidin, Rhein, Macilages, Oxalate Calcium,  Gelokozydat Antherakinnonah Snosaad Sennoes, Gelokozydat Naphthaleneh katër lloje: A,B,C, D, Alglicosid c,  Gelatinous Materials, Materials Vlavonideh, vajra avullues, Rhein Anthrone, etj. Ibën Kajim ka thënë: “Senna është ilaç fisnik, ai është i nxehtë dhe i thatë në gradën e parë, lehtëson verdhëzën, forcon zemrën, largon stresin, dhimbjet e muskujve, pastron lëkurën e kokës nga baktieret, largon dhimbjen kronike të kokës, zgjeben, puçërrat dhe kruajtjet”.

Er Razzi ka thënë për të: “Sena kuron zgjeben dhe skuqjen e lëkurës.”

Ibën Bejtar ka thënë: “Nëse përzien Senna dhe Këna nxin flokun, mbyll hapjet e lëkurës, kuron dhimbjen kronike të kokës, puçërrat dhe kruajtjen.”

Daud al Antaki  ka thënë për të: “Senna reziston për shtat vjet, është i nxehtë dhe i thatë, pastron trupin dhe trurin, largon dhimbjen e kokës, kuron hemorroidet dhe dhimbjet e shpinës.”

Kompanitë farmaceutike kanë bërë shumë ilaçe kimike që përmbajnë vetëm lëndë nga Senna, disa prej të cilave janë: Puresenid, Sennakot, Aglokax, Syntolax, Glisennind, Snakes.

Çfarë thonë zbulimet më të fundit për Senna Meke

– Pastron trurin dhe largon dhimbjet e kokës.

– Ndihmon në kurimin e homorroideve dhe kapsllëkut.

– Largon ngrirjet e muskujve dhe përdhesin.

– Ndihmon për kurimin e disa lloje të nervit shiatik.

– Largon dhimbjet e kyçeve dhe reumatizmës.

– Përdoret për kurimin e astmës, dhimbjet e fytit dhe sëmundjet që shkaktohen nga i ftohti.

– Parandalon rënien e flokut, ndihmon zgjatjen e tij dhe vonon thinjat.

– Vret bakteriet dhe viruset.

– Ndihmon në kurimin e AIDS.

– Zbutëse dhe lehtësuese.

– Forcon zemrën dhe ndalon arteriosklerozën.

– Largon vesveset.

– Largon magjinë.

– Pastron barkun dhe zorrët.

– Pastron gjakun.

– Zhdërvjellëse për zorrët dhe kolitin.

– Largon helmet nga trupi.

– Kuron epilepsinë.

– Lufon aneminë dhe varfërimin e gjakut.

– Ndalon rritjen në peshë.

Shënim!

– Nuk duhet përdorur pa konsultimin e mjekut herbalist.

– Të sëmurët me Crohn në zorrë nuk duhet të përdorin Senna Meke.

– Mund të përdoret nga gratë shtatzëna apo gjidhënëse.

– Ekstrakti i bimës përdoret në disa nga kurat tona për sëmundje të caktuara.