Sëmundjet e veshkave janë një vrasës i “heshtur”; Por ju mund t’a ndaloni përkeqësimin e këtij organi kritik!

Veshkat janë organe në formë bathe të vendosur në pjesën e ulët të shpinës në të dyja anët e saj. Ato lirojnë hormone që rregullojnë presionin e gjakut dhe stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ato gjithashtu ruajnë nivelet e lëngjeve brenda jush, filtrojnë mbeturinat, ndihmojnë në aktivizimin e vitaminës D, dhe ekuilibrimin e natriumit, kaliumit dhe fosforit.

Veshkave i duhen rreth  30 minuta për të filtruar çdo pikë të gjakut brenda jush. Dështimi i veshkave është shkaku i 9 i vdekjeve në botë.

Nëse veshkat tuaja dështojnë, kjo do të thotë se ato nuk janë në gjendje për të filtruar mbetjet që gjenden në gjak. Brenda disa orësh, toksinat brenda jush mund të ngrihen në një nivel vdekjeprurës.

Çfarë ndodh në qoftë se veshkat tuaja dështojnë?

Ju nuk mund të mbijetoni  pa veshkat tuaja. Ju duhet të keni të paktën një veshkë funksionale. Nëse të dy veshkat dështojnë, ju kanë mbetur dy opsione:

  1. Dializa – Trajtimi i vetëm për dështimin e veshkave është dializa. Pajisjet mjekësore marrin përsipër filtrimin e gjakut tënd, duke bërë punën e veshkave tuaja. . Dhe kjo është e vazhdueshme. Pasi ju filloni dializën për shkak të dështimit të veshkave, ju duhet ta vazhdoni atë për gjithë jetën.
  2. Transplanti i veshkave – I vetmi opsion tjetër është transplantimi i veshkave. Që nga fillimi i vitit 2016, më shumë se 100.000 njerëz, vetëm në SH.B.A. janë në pritje të transplantit të veshkave. Mjerisht, më pak se 17,000 do të marrin organin jetëshpëtues që ata kanë nevojë në kohë.

Çdo vit, sëmundjet e veshkave vrasin më shumë njerëz se kanceri i gjirit apo kanceri i prostatës. Më shumë se 47,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e veshkave në vitin 2013. Megjithatë, ju nuk dëgjoni shumë për këtë në mediat kryesore.

Sëmundjet  e  veshkave janë një vrasës “i heshtur”.  Sapo veshkat tuaja fillojnë të dështojnë, shëndeti juaj është në rënie të shpejtë..
Simptomat e sëmundjeve të veshkave

– Ndjenjësia se keni nevojë për të urinuar më shpesh.

– Ngjyra e errët ose rozë e çelët e urinës.

– Keni mbajtje të lëngjeve; ënjtje në gjymtyrët, bark, duar, etj.

– Rritja e ndjesisë  së etjes.

– Dhimbje kraharori.

– Lodhje ekstreme, dobësi, ose fjetje e pazakonshme.

– Probleme të frymëmarrjes.

– Të përziera.

– Humbje të kujtesës.
Rreziku nga dështimi i veshkave

kidney

Si të ruani shëndetin e veshkave?

– Kontrolloni  nivelin e sheqerit në gjak.

– Kujdesuni për tensionin e gjakut – 20% e  njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se e kanë atë, sepse ata nuk shfaqin asnjë simptom.

– Ushtrimet fizike, të paktën 20 minuta në ditë.

– Mbani një peshë të shëndetshme të trupit.

– Pini sasi të bollshme të ujit.

– Shmangni sheqerin dhe miellin e rafinuar që nxisin inflamacion të shfrenuar.

– Hani perime dhe fruta organike, sa më shumë të jetë e mundur.

– Ndaloni pirjen e duhanit.

– Shmangni përdorimin e panevojshëm të  barnave OTC dhe recetat e panevojshme medicinale.

Dështimi i veshkave është një proces i dhimbshëm. Mendoni  për shëndetin tuaj personal të veshkave. Mos prisni derisa veshkat tuaja të arrijnë në dështim.

[fusion_builder_container hundred_percent=”yes” overflow=”visible”][fusion_builder_row][fusion_builder_column type=”1_1″ background_position=”left top” background_color=”” border_size=”” border_color=”” border_style=”solid” spacing=”yes” background_image=”” background_repeat=”no-repeat” padding=”” margin_top=”0px” margin_bottom=”0px” class=”” id=”” animation_type=”” animation_speed=”0.3″ animation_direction=”left” hide_on_mobile=”no” center_content=”no” min_height=”none”][ecwid widgets=”productbrowser minicart” categories_per_row=”3″ grid=”10,3″ list=”60″ table=”60″ default_category_id=”14875112″ category_view=”grid” search_view=”list” minicart_layout=”MiniAttachToProductBrowser”][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]