Dobitë dhe vetitë kuruese të selinosë

 

Arabisht: الكرفس, el kerafs

Anglisht: Celery

Emir shkencor: Apium graveolens L.

Selinoja e njohur dhe me emrin selinë, është bimë barishtore shëruese. Selinoja është e njohur që në kohët e lashta për vetitë e saj kuruese.  Sot mbillet në mbarë botën dhe përdoret si bimë ushqyese dhe kuruese.

Përdoret në sallatë, pije dhe për salca të ndryshme.

Përmbajtja e selinos

Selino është një bimë e shkëlqyer për plotësimin e trupit me vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Ajo  është e pasur me energji,  karbohidrate, sheqer, fibra, proteina. Vitaminat: A, B1, B2, B3, B6, V, E, K. Kalcium, Iron, Magnesium, Fosfor, Potassium, Sodium, Zink dhe Ujë.

 

Dobitë shëndetësore të selinosë

– Anti-kancerogjene

Selino përmban të paktën tetë kompinime anti-kancer, acidi Phenolic dhe Coumarin të cilat janë efektive në parandalimin e kancerit dhe forcimine qelizave të bardha të gjakut për luftimin e kancerit. Ajo ka gjithashtu aftësinë për të ndaluar zhvillimin e qelizave të kancerit. Acidi Phenolic pengon prostaglandinis që nxisin rritjen e qelizave të kancerit. Coumarin ndalon radikalet e lira për të dëmtuar qelizat dhe zhvillimin e kancerit në zorrën e trashe dhe në stomak.

– Ul kolesterolin në gjak

Lëngu i selinos është efektiv në uljen e kolesterolit si dhe uljen e LDL (Low-density lipoprotein)  të kolesterolit.

– Ul prensionin e gjakut

Kompleksi coumarin që ka selino ulin presionin e gjakut. Seloino përmban komponimin Phthalides e cila ndihmon gjakun të qarkullojë natyrshëm, relakson muskujt rreth enëve të gjakut dhe zgjeron enët e gjakut.

Për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe për ta mbajtur nën kontroll, këshillohet të pihet lëng selino për një javë rresht, më pas ndalon për tre javë, dhe më pas fiillon nga fillimi.

– Për dhimbjen e kyceve dhe reumatizmës

Selino është ushqim i mirë për njerëzit që vuajnë nga reumatizma dhe artriti. Selino përmban anti-inflamator i cili luan rol të rëndësishëm në uljen e ënjtjeve, nxitës urinimi dhe më e rëndësishme luan rol për të hequr qafe  acidin uric, i cili mblidhet rreth nyjeve dhe shkakton inflamacione.

– Dobitë e selinos për sistemin imunitar

Selino konsiderohet i pasur me vitaminën C e cila ndihmon sistemin imun për luftimin e baktiereve, viruseve dhe infeksioneve.

– Përmisues i funksionit të veshkave

Selino rrit funksionin e shëndetit të veshkave. Eliminon toksinat prej trupit dhe parandalon formimine gurëve në veshka.

– Kuron kapsllëkun

Duke qënë si pastrues natyral, selino ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut. Ai gjithashtu relakson nervat e mbingarkuara nga laxatives kimike.

– Kuron vështirësitë e tretjes

Mineralet që përmban selino përmisojnë tretjen duke balancuar pH në gjak dhe neutralizuar aciditetin. Parandalon ulçërën e stomakut dhe përmirëson lëvizjen e zorrëve. Për të pasur sa më shumë efekt pi çdo ditë pije të selinosë, ha sallatë të saj ose supë selino.

– Parandalon gripin dhe pneumoninë

Selino përmban anti-oksidantë dhe komponime të tjera që ndihmojnë për të luftuar bakteret, viruset dhe infeksionet. Kështu ajo forcon sistemin imunitar dhe i mundëson trupit kurimin nga sëmundjet e gripit dhe pneumoninisë.

– Lehtësues i simptomave të menopauzës

Estrogjenet bimore që gjenden tek selino lehtësojnë simptomat e menopazës. ato që vuajnë nga simptoma të tilla si hot flashes mund të provojnë selino.

– Ajo parandalon sëmundjet e zemrës dhe osteoporozën.

– Parandalon humbjen e kujtesës

Selino përmban lëndën Betulin e cila zvogëlon formimin e depozitimit të proteinave  në tru dhe si rezultat ndalon humbjen e kujtesës. Gjithashtu  ul rrezikun e sëmundjes Alzheimer duke trajtuar faktorët  e rrezikshëm si arteriosklerozën, inflamacionet dhe dëmet oksidative. Selino është e dobishme edhe në trajtimin e sëmundjeve neurologjike, si dhe sëmundjet inflamatore të tilla si; Multiple Skleroza.

– Qetësues i sistemit nervor

Hormonet bimore të selinos janë zbutës dhe qetësues të sistemit nervor. Mineralet si  magnesiumi ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve të gjumit, stresit, ankthit. Për një gjumë të qetë pini një gotë me lëng selino.

– Largon erën e keqe të gojës

Mund të përtypësh kërcellin e selinos çdo ditë për të emilinuar erën e keqe të gojës dhe pastrimin e baktiereve që gjenden në gjuhë.

– Për uljen në peshë.

Selino përmban pak kalori dhe është e pasur me fibra. Për të pasur sa më shumë rezultat,  shto në dietën  tënde të përditshme një gotë me  lëng selino .

– Dobitë e selinos për lëkurën:

Largon shenjat e plakjes.

Kuron puçërrat e rinisëdhe pikat e zeza.

E dobishme për lëkurën e yndyrshme.

Largon qelizat e vdekura.