Selenium / Seleni / Se; Lufton Kancerin, Mbron AND-në nga mutacionet, mbron gjëndrat Tiroide…

 

Seleni është një element kimik me simbolin Se dhe numër atomic 34. Selen është fjalë greke ‘σελήνη’ Selene, që dotë thotë ‘hënë’. Seleni në natyrë është element i rralle. Zakonisht ai shoqëron squfurin si në vendburimet e tij, ashtu edhe te sulfuret. Seleni ka gjetur përdorim të gjërë për vetitë e tij të veçanta fotopërcjellëse. Se është mineral i domosdoshëm për trupin e njeriut, mungesa e tij rrit ndjeshëm përqindjen e ekspozimit ndaj qelizave kancerore.

Roli i selenit në trupin e njeriut

– Seleni është antioksidant i fuqishëm, lufton procesin e plakjes  dhe radikalet e lira.

– Lufton kancerin e prostatës dhe kancerin e zorrës së trashë.

– Forcon sistemin imun dhe lufton infeksionet.

– Mbron ADN-në, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e mutacionit të qelizave dhe zhvillimin e kancerit.

– Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

– Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

– Ndihmon në uljen e simptomave të astmës.

– Mbron gjëndrat tiroide dhe rregullon funksionin e tyre.

– Ndihmon fertilitetin tek gratë dhe burrat.

Mungesa e selenit mund të shkaktojë

– Dëmtim të lëkurës.

– Prishjen e dhëmbëve.

– Çrregullime të gjëndrës tiroide.

– Sëmundje kancerore.

– Stres dhe depresion.

– Sëmundje të zemrës.

– Imunitet të dobët.

– Infeksione virale.

– Sëmundje të mushkërive.

Mbidoza e selenit mund të shkaktojë

– Ethe.

– Vjellje.

– Erë të keqe të gojës dhe trupit.

– Komplikime të mëlçisë.

– Probleme të veshkave.

– Sulm në zemër.

– Depresion.

Burimet e selenit

Arrat, kikirikët.

Peshku salmon, tuna, frutat e detit.

Gruri i plotë.

Vezët.

Mëlçitë.

Gjoksi i pulës.

Farat e chias, farat e lulediellit.

Orizi.

Brokoli, spinaqi, lakra, hudhra.

Kërpudhat.

Djathi.

Litchi.

Papaya.

Banania.

Hurma arabe  dhe indiane.

Kivi, grejpfrut.

Doza ditore e selenit

  • Fëmijët 1-3: 20 mikrogramë / ditë
    • Fëmijët 4-8: 30 mikrogramë / ditë
    • Fëmijët 9-13: 40 mikrogramë / ditë
    • Të rriturit dhe fëmijët 14 dhe deri: 55 mikrogramë / ditë
    • Gratë shtatzëna: 60 mikrogramë / ditë
    • Gratë gjidhënëse: 70 mikrogramë / ditë

*Mënyra më e mirë e marrjes së selenit dhe për të shmangur efektet anësore është konsumimi i ushqimeve që përmbajnë selenium.