You are here:--Salvia Sclarea – Luleshëngjini

Salvia Sclarea – Luleshëngjini

By | 2018-01-07T12:51:26+00:00 January 7th, 2018|Categories: Bota Bimore|0 Comments

Luleshëngjini; për shëndetin e syve, stresin, pagjumësinë, qarkullimin e gjakut

 

Anglisht: Clary sage

Emri shkencor:  Salvia sclarea L.

Familja: Lamiaceae.

Luleshëngjini apo clary sage është bimë barishtore shumëvjeçare ose dyvjeçare, me gjatësi deri në 60 cm, me lule të vogla të shumta dhe shumëngjyrëshe, vjollcë të çelur, të bardhë, rozë, etj.

Origjina e Luleshëngjinit është Afrika e Veriut dhe Azia Qëndrore. Bima ka një histori të gjatë në mjekësinë natyrale, dhe kultivohet kryesisht për vajin e saj. Luleshëngjini është përdorur në mjekësinë bimore për problemet e shikimit si; përmirësimin e vizionit, pastrimin e skuqjeve të syve, apo humbjen e shikimit, stresin, tretjen, pagjumësinë, etj.

Luleshëngjini ka veti: antidepressant, anticonvulsive, antispasmodic, antiseptic, aphrodisiac, astringent, bactericidal, carminative, deodorant, digestive, emenagogue, euphoric, hypotensive.

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet dhe lulet.

Elementët aktiv të bimës: Linalyl acetate, linalol, pinene, myrcene, saponine, esters, alcohols, sesquiterpenes, diterpene alchols, monoterpenes, oxides, ketones, sesquiterpene alcohols, aldehydes, geraniol, a-terpineol, germacrene-D, B-caryophyllene, sclareol, a-pinene, B-pinene, l-limonene, ocimene, terpinolene, 1,8 cineol, linalol oxide, sclareol oxide, a-thujone, and B-thujone.

Dobitë mjekësore të Luleshëngjinit

– Përmirëson dhe forcon shikimin.

– Lufton infeksionet e syve.

– Largon skuqjet e syve dhe kruajtjen e tyre.

– Qetësuese e sistemit nervor, largon stresin, depresionin dhe pagjumësinë.

– Largon marramendjen, çrregullimet kronike për shkak të stresit dhe ka efekte të pamohueshme qetësimi.

– Mirëmban shëndetin e stomakut, ndihmon tretjen dhe parandalon ulçërën e stomakut.

– Ndihmon për kurimin e infeksioneve në zorrën e trashë dhe traktin urinar, parandalon hemorroidet dhe kancerin kolorektal.

– Nxit dëshirën seksuale dhe lufton impotencën tek të dy gjinitë.

– Ndikon në hormonet e trupit dhe rrit nivelet e testosteronit.

– Lufton radikalet e lira që çojnë në plakje të organizmit.

– Lehtëson dhimbjet e kokës, muskujt e qafës dhe dhimbjet e muskujve.

– Ul presionin e lartë të gjakut, relakson arteriet dhe zvogëlon problemet e zemrës.

– Ndihmon për kurimin e astmës.

– Kuron kollën dhe vështirësitë në frymëmarrje.

– Largon lodhjen, përmirëson kujtesën dhe stimulon aktivitetin nervor.

– Lehtëson dhimbjet menstruale.

– Zvogëlon rrezikun e goditjeve në tru  dhe në zemër.

– Parandalon arterisklerozën dhe hemorragjitë në tru.

– Ul presionin e gjakut, zgjeron enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut.

– Ruan shëndetin e mitrës, parandalon kancerin e mitrës, gjakderdhjet, zvogëlon shanset e kancerit ovarian.

– Për efekt sa më të lartë mund të kombinohet edhe me drusandali + livando + pishë + jasminë.

Kujdes!

– Nuk është e këshillueshme për ata që pinë pije alkoolike.

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë pasi ajo stimulon aktivizimin e gjakut.

– Nëse e tepron me dozën e marrë mund të shkaktojë dhimbje koke.