You are here:--Salsola Imbricata

Salsola Imbricata

2018-10-15T19:34:32+00:00October 15th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Salsola Imbricata; Anti-inflamatore, anti-virale, anti-bakteriale, anti- stres, anti-depresion

 

Arabisht: الخذراف, الروثا القرميدية

Anglish: Salsola.

Emri shkencor: Salsola Imbricata Forssk.

Familja: Amaranthaceae

Salsola Imbricata është një kaçubë e vogël, shumëvjecare me lartësi 90cm. Rritja e gjetheve fillon në mars, ndërsa lulet në Qershor. Me gjethe gri ose të kuqërreme që janë të trasha deri në 2 cm (0.8 in) dhe të dendura me flokë. Me lule të ngjashme me gjethet, te vogla e me 5 petale.

Salsola është një specie bimore prej 100-130 lloje që i përket familjes Amaranthaceae. Konsiderohet të jetë një nga bimët pastorale më të vlefshme gjatë gjithë vitit. Ajo rritet në shkretëtirat dhe rajonet e thata të Afrikës së Veriut, Gadishullit Arabik dhe Azisë Jugperëndimore. Salsola imbricata u përshkrua për herë të parë në vitin 1775 nga natyralisti suedez Peter Forsskål.  Në 1849, Alfred Moquin-Tandon e transferoi atë në gjininë Caroxylon, duke e quajtur Caroxylon imbricatum (Forssk.) Moq., por më vonë ajo u pranua kryesisht në gjininë Salsola.

Gjethet për një studim rreth S. imbricata u mblodhën në shkretëtirën perëndimore pranë Baharia Oasis (Egjipt) në prill 2012. Autentifikimi u krye nga Dr M. El-Gebali, ish-studiues i Botanikës në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve (QKR) të Kajros, Egjipt. Përveç kësaj, një mostër kupon u depozitua në Herbarium të QKR.

Pesë glikozide triterpene janë izoluar nga rrënjët e Salsola imbricata, dy prej të cilave janë derivatet e reja të glikozideve që nuk njiheshin më parë.

Ekstrakti i Salsolës është një ilaç: Antibacterial, antiviral, qetësues, anti- alergjik dhe anti-inflamator.

Nëntë komponime fenolike, mes tyre dy komponome të reja natyrale: Izoramnetin-3-O-β-D-glukuronil, glucuronide dhe ester i tij dimetil; isorhamnetin-3-O-β-D-galaktopiranozid, isorhamnetin-3-O-β-D-glukopiranozid, izoramnetin-3-O- ), dhe isorhamnetin. Përveç kësaj, një fenol alkaloid; trans N-feruloyl tyramine, tre acide fenolike: Acidi isovanillik, acid ferulik dhe acid p-hidroksi benzoik u izoluan nga gjethet e salsola imbricata. Derivatet triterpene glycoside, triterpenes, isoflavonoids, flavonoids, coumarins, phenolics alkaloidal, dhe sterols.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Dobitë mjekësore të Salsola Imbricate

– Inflamacioni është një përgjigje normale mbrojtëse e shkaktuar nga dëmtimi i indeve ose infeksioni për të luftuar pushtuesit në trup (mikroorganizmat dhe qelizat jo-vetjake) dhe për të hequr qelizat e vdekura ose të dëmtuara. Niveli i oksidit nitrik (NO) të shkaktuar mund të pasqyrojë shkallën e inflamacionit. Metabolitet e sekuencës së salsolës janë raportuar të pengojnë prodhimin e NO si 6-gingerol, tanshinone IIA dhe arctigenin.

– Përbërësit fenolikë të S. imbricata veprojnë si një agjent anti-inflamator.

– Të gjitha komponimet e identifikuara kanë treguar aktivitet anti-inflamator.

– Bima lufton inflamacionet në mënyrë të shpejtë.

– Flavonoidet dhe polifenolët që gjenden tek bima luajnë një rol mbrojtës në sëmundjet e mëlçisë.

– Pastron trupin nga radikalet e lira dhe rrit kapacitetit antioksiduese të mëlçisë. Ky efekt i bimës i atribuohet përmbajtjes së lartë të quercitrinës dhe acidit rosmarinik.

– Përdoret si diuretik dhe pastrim të infeksionit të veshkave.

– Lufton toksinat në trup.

– Ndihmon në kurimin e Diabetit l dhe ll.

– Pengon çlirimin e toksinave që shkaktojnë stres.

– Qetëson sistemin  nervor qendror dhe largon depresionin natyrshëm.

Shënim!

Bima është e sigurtë në përdorim, nëse merret në mënyrën e duhur.