Salsola Imbricata; Bimë e shkretëtirës për sëmundjet e mushkërive dhe gjakut

 

Arabisht: الروثا القرميدية

Anglisht: Salsola.

Emri shkencor: Salsola imbricata Forsk

Familja: Amaranthaceae

Salsola imbricata është një specie e vogël shkurrore shumëvjeçare, që bën pjesë në familjen Amaranthaceae. Me lartësi 0.3 – 1.2 m, me kërcell të gjatë, me degë të shumta – disa degë rriten vertikalisht ndërsa të tjera përhapen në mënyrë horizontale, me gjethe të imëta dhe me push të dendur në anën e poshtme, me lule të vogla me 5 petale.

Salsola imbricata Forssk. (Chenopodiaceae) është një kategori që gjendet në vende të kripura dhe ranore, me shpërndarje nga vendet perëndimore dhe jugperëndimore të Saharëve, rajone të thata të Afrikës Veriore, Gadishullit Arabik dhe Azisë Jugperëndimore.

Salsola imbricata u përshkrua për herë të parë në 1775 nga natyralisti suedez Peter Forsskål. Në 1849, Alfred Moquin-Tandon e transferoi atë në gjininë Caroxylon, duke e bërë atë Caroxylon imbricatum (Forssk.) Moq., por më vonë ajo u pranua kryesisht në gjininë Salsola.

Është bimë me rëndësi në fushën mjekësore. Përdoret që në kohët e lashta për trajtimin e; diarresë, dizenterisë, ftohjes, astmës dhe kongjestionit të sinuseve. Bima raportohet gjithashtu si diuretike, qetësuese, për sëmundjet inflamatore, për trajtimin e çrregullimeve të caktuara të lëkurës. Pesë glikozide triterpene janë izoluar nga rrënjët e Salsola imbricata, dy prej tyre janë derivate të reja glikozide që nuk njiheshin më parë.

Analiza fitokimike tregoi praninë e antrakinonave. Analiza e aktivitetit anthelmintik tregon se ekstrakti i S. imbricata është më i fuqishëm se ekstrakti i frutave.

Analiza fitokimike e Salsola imbricata raportoi praninë e: alkaloideve, antrakinoneve, taninave, saponimeve, flavonoideve, scopoletin, bergaptol, glikozidet bergaptol, dafnoretin, dafnorin dhe glukozid krisoeriol. Kuercetina dhe acidi kumarik identifikohen si fenolikë kryesorë. Gjithashtu përmban natrium, kalium, kalcium.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Dobitë mjkësore të Salsola Imbricata

– Mbështet sistemin imun në luftimin e sëmundjeve inflamatore.

– Lufton çrregullimet qelizore si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, gastrointestinale dhe sëmundjet e ndryshme të frymëmarrjes, sepse bima është e pasur me përbërje natyrore antioksidante.

– Ndihmon në trajtimin e dizenterisë, astmës dhe sinusitëve.

– Hetimet farmakologjike zbuluan se bima ka veti antioksidante dhe antibakteriale.

– Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të mushkërive.

– Ndihmon në rigjenerimin e mushkërive të dëmtuara.

– Lufton radikalët e lirë në gjak.

– Pastron gjakun dhe ndihmon në trajtimin e leukemisë.

– Vret parazitët në zorrë brenda një kohe të shkurtër.

– Qetëson sistemin  nervor qendror dhe largon depresionin natyrshëm.

– Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës.

Shënim!
Bima është e sigurtë dhe nuk ka treguar efekte anësore, nëse nuk teprohet në përdorim.

Mjekësia Bimore Arabe e përdor ekstraktin e bimës në disa nga formulat e saj për trajtimin e sëmundjeve të caktuara.