Peshku Salmon dhe Dobitë e tij gjigande

 

Termi ‘Salmon’ vjen nga latinishtja, që do të thotë  ‘i brishtë’ . Salmon është emër i përbashkët i disa lloje të peshkut që bën pjesë në familjen Salmonidae. Peshqit e të njëjtës familje përfshijnë: troftën, char, grayling, koregon.

Salmoni gjendet në lindje të Atlantikut Verior,  në Oqeanin Paqësor dhe në ujra të ëmbla. 99% e llojeve të salmonit prodhohen në akuakulturë dhe në ferma, në shumë vende të botës.

Peshku Salmon është një ushqim mjaft popullor. Ai konsiderohet si lloji më i shëndetshëm i peshqëve për shkak të përmbajtes së lartë të proteinave, acideve yndyrore omega-3 dhe vitaminës D.  Mishi i salmonit në përgjithësi është me ngjyrë portakalli në të kuqe. Ngjyra natyrale është për shkak të pigmentit carotenoid, kryesisht astaxanthin, por edhe Canthaxanthin.

Peshku salmon përmban acide yndyrore të rralla që nuk prodhohen nga trupi dhe nuk gjenden në burime të tjera bimore ose shtazore.

Peshku i Salmonit përmban: Calories, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Cholesterol, Sodium ,  Potassium, Carbohydrate, Dietary fiber, Calcium, Iron, Magnes, Magnesium, Vitamin A, B6, C.

Dobitë shëndetësore të Salmonit

– Mbështet sistemin imun dhe lufton sëmundjen multiple sclerosis (MS).

– Lufton qelizat kancerore dhe parandalon përhapjen e tyre.

– Lufton Qelizat e kancerit të gjirit.
– Lufton qelizat kanceroze të prostatës.
– Tumoret malinje trurit.
– Qelizat kanceroze të mëlçisë.
– Kancerin e lëkurës.

– Parandalon sëmundjet e zemrës.

– Forcon kockat, kyçet, dhëmbët, thonjtë dhe flokët.

– Mbron sistemin nervor , lufton stresin, depresionin, forcon kujtesën.

– Lehtëson gjumin.

– Lufton sëmundjen Alzheimer dhe Parkinsonin.

– Parandalon sëmundjen e ADHD tek fëmijët.

– Parandalon hipertensionin.

– Forcon lëkurën.

– Rekomandohet për gratë shtazëna sepse ndihmon në zhvillimin e trurit të foshnjës.

Kudes!

– Më shumë se 90 % e peshkut është i importuar. Problem me burimet e importuara është se standarti i prodhimit të tyre është i lidhur me nivele të rrezikshme të: Merkurit, Pesticideve, Dioksinat, Komponimet dioksinës-si (DLCs), Bifenileve të polikloruara (PCB).

– Sigurohuni që të konsumoni peshk të egër dhe nga burim i sigurtë.

– Mos konsumoni peshk salmon më shumë se 2-3 tre herë në javë.

Si mund ta gatuani peshkun Salmon?

Sallatë me salmon

Përbërësit për katër persona

– 4 feta salmon të zier në avull.

– 1 limon të shtrydhur.

– kripë, piper dhe vaj ulliri.

– 1 selino të prerë.

– 1 qepë të njomë të prerë.

– 2-3 gjethe marule të prerë.

– 5-6 gjethe lakërishtë të prerë.

Vendoseni salmonin në një pjatë, shtoni kripë, piper dhe limon. Shtoni selino, gjethet e marules, lakërishtë, vajin e ullirit dhe kombinojini mirë.

Shërbejini me bukë pite ose me bukë tjetër.