You are here:--Safed Musli; Lufton inflamacionin dhe impotencën

Safed Musli; Lufton inflamacionin dhe impotencën

2018-03-11T22:17:09+00:00 March 11th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Safed Musli; Lufton inflamacionin dhe impotencën, rrit energjinë trupore, largon lodhjen…

 

Arabisht: موسلي

Anglisht: Safed Musli

Emri shkencor: Chlorophytum borivilianum L.

Familja: Asparagaceae.

Musli është bimë barishtore, me gjatësi 40-50cm, me gjethe heshtake, me lule të bardha e të shumta, aromatike.

Origjina e bimës është India Veriore dhe Jugore. Bima dallohet për vetitë medicinale të pazakonta. Të gjitha pjesët e bimës janë përdorur për qëllime mjekësore dhe në gatim. Musli quhet ndryshe edhe Ari i Bardhë, për shkak të ngjyrës së luleve që shkëlejnë.

Elementët aktiv: Carbohydrates, Proteins, Saponins, Alkaloids, Fiber, 25 lloje të alkaloideve, vitamins and minerals: calcium, potassium, and magnesium. Contains polysaccharides, resins, phenol, and mucilage content, sucrose, xylose and mannose. Neotigogenin, Neohecogenin, and Tokorogeni, Fatty Acids (linoleic acid, 11 and 14-Eicosadienoic acid, hexadecane).

Pjesët që përdoren: Rrënjët dhe farat.

Dobitë mjekësore të Safed Musli

– Rrit imunitetin, parandalon depresionin dhe stresin.

– Ndihmon trupin të jetë më energjik, largon lodhjen dhe plogështinë.

– Forcon muskujt dhe kockat.

– Trajton impotencën dhe dobësinë seksuale.

– Rrit numrin e spermatozoidëve.

– Parandalon ejakulimin e parakohshëm.

– Lufton inflamacionin e nyjeve dhe ndihmon në kurimin e Artritit.

– Parandalon dhe ndihmon në kurimin e Diabetit.

Shënim!

Bima nuk ka efekte anësore, nëse merret në mënyrën dhe dozën e duhur.