You are here:--Rubia Tinctorum

Rubia Tinctorum

By | 2017-11-14T21:07:38+00:00 November 14th, 2017|Categories: Bota Bimore|0 Comments

Rubia Tinctorum; Për veshkat dhe traktin urinar

 

Arabisht:  ، الفُوَّة الصَّبْغِيَّة   فُوَّة الصَّبْغ

Anglisht: Madder.

Emri shkencor: Rubia tinctorum L.

Familja: Rubiaceae.

Bimë barishtiore shumëvjeçare , gjithmonë e gjelbër, me gjatësi  5- 10 cm, me lule të vogla me pesë petale, me ngjyrë të verdhë të zbehtë, fruta të kuq si manaferrat, rrënjët me gjatësi deri në 1m me ngjyrë të kuqe të njohura si ngjyrosëse.

Orgjina e bimës është India, është përdorur prej tyre që në kohët e lashta për ngjyrosje dhe për sëmundjet e veshkave, më pas u përhap në Turqi, Greqi dhe Francë. Fisnikët e asaj kohe e përdornin për të ngyrosur rrobat e tyre, në vitin 1820 kjo ngjyrë  ishte në modë dhe shumë e preferuar. Më pas u bënë analiza rreth kësaj bime dhe u zbulua se kjo bimë kuronte edhe sëmundje të brëndëshme.

Pjesët e bimës që përdoren: Rrënjët.

Elementët aktiv të rubias: Rubiadin, ruberythric acid, purpurin, tannin, sugar especially alizarin mollugin, 1-hydroxy-2-methylanthraquinone, 2-ethoxymethylanthraquinone, 1,3-dihydroxyanthraqunone, 7-hydroxy-2-methylanthraquinone, lucidin, 1-methoxymethylanthraquinone and lucidin-3-O-primeveroside, etc.

 

Dobitë mjekësore të Rubias

– Përmirëson funksionimin e veshkave.

– Pastron rrugët urinare.

– Largon kripërat, dhe tret gurët e veshkave.

– Kuron çrregullimet e shpretkës.

– Ndihmon për çbllokimin menstrual dhe lehtëson çrregullimet e tyre.

– Qetëson dhimbjet e kyçeve, të kockave, dhe dhimbjet e mezit.

– Relaksuese, lufton spazmat e muskujve.

– Ndihmon për trajtimin e anemisë dhe kuron osteomalacinë tek fëmijët.

– Lehtëson tretjen dhe nxit oreksin.

– Kuron sëmundjet e mëlçisë dhe pastron gjakun.

– Ndihmon për kurimin e lebrës, infeksionet e lëkurës, ekzemën, psoriasis, etj.

– Ul temperaturën dhe largon ethet e shkaktuara nga tuberkulozi kronik.

Kujdes!!

– Duhet marrë me kohë dhe masë të caktuar.

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë as gjatë gjidhënies.