Ruatja dhe riparimi i mushkërive
Ruatja dhe riparimi i mushkërive të dëmtuara
Mushkëritë janë thelbësore për jetën e njeriut. Ato punojnë pothuajse pa pushim, duke thithur dhe nxjerrë ajër, ditë e natë. Frymëmarrja tërheq oksigjen dhe nxjerr dioksidin e karbonit nga trupi. Frymëmarrja është gjithashtu thelbësore për aftësinë tonë për të folur.
Mushkëritë përbëhen nga qindra e mijëra tuba bronkiale që përfundojnë në qeska të vogla ajrore, ose mushkërore. Ka mbi treqind milionë të këtyre qeskave të vogëla në mushkëritë tona, duke ofruar afërsisht sipërfaqen e një fushe tenisi, për të furnizuar kërkesat e trupit për frymëmarrje.
Membranat e këtyre qeskave janë më të hollë se fija e mëndafshit për të maksimizuar shkëmbimin e gazeve.
Mushkëritë tona përbëjnë një pjesë të madhe të sistemit imunitar. Ndotësit dhe infeksionet që shkaktojnë mikrobet kapen nga mukusi në mushkëri dhe dalin lart në formë të kollës apo gëlltitjes.
Teshtitja është një mënyrë që mushkëritë na ndihmojnë të shpëtojmë nga infeksionet ose ndotja, përpara se këta pushtues të kalojnë përtej sinuseve.
Kur keni kollë, sinuzit ose vështirësi në frymëmarrje, nuk keni pse të merrni antibiotik me efekte anësore të dëmshme për të gjithë sistemet e trupit, por mënyrat natyrale të shëndetëshme mund tju ndihmojnë për të rritur imunitetin, për të luftuar infeksionet dhe për të promovuar shëndetin e mushkërive.
Mushkëritë janë jetike për ju, prandaj kujdesuni për to
– Së pari dhe më kryesorja, është që në asnjë mënyrë nuk duhet të pini duhan, apo të qëndroni në vende ku pihet duhan. Pirja e duhanit shkatërron qerpikët që ndihmojnë për të hequr infeksionet dhe ndotësit, duke rezultuar në rrugë të bllokuara të frymëmarrjes. Gjithashtu shmangni qëndrimin në ajër të ndotur industrial.
– Ushtrimi është gjithashtu i rëndësishëm. Ushtrimi përmirëson sistemin kardiovaskular dhe kjo e bën punën e mushkërive më të lehtë. Bëni diçka aktive për 30 minuta çdo ditë për të rritur efikasitetin e transportit të oksigjenit dhe metabolizmin.
Ajo që ne hamë nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt në mushkëri, por ushqimi ynë në mënyrë të tërthortë i prek ato përmes sistemit kardiovaskular, dhe duke siguruar mbrojtje antioxidante. Një dietë e lartë në yndyrë është e lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të mushkërive.
– Uji luan një rol të madh në shëndetin e trupit dhe është bazë e çdo veprimi spastrues. Uji i pastër është thelbësor për qarkullimin e gjakut në mushkëri. Ai gjithashtu i mban mushkëritë tona të hidratuara dhe mundëson rredhjen e mukusit. Kjo mund të tingëllojë e pështirë, por mukusi është i rëndësishëm të lëvizet, së bashku me toksinat, mikrobet, dhe nxjerrjen e ndotësve.
– Hudhra dhe qepa; Këto ushqime djegëse janë të mrekullueshme për zemrën dhe po kështu për mushkëritë. Ato reduktojnë inflamimin, ulin kolesterolin, dhe luftojnë infeksionin.
– Speci djegës është i mbushur me capsaicin. Capsaicin përmirëson qarkullimin e gjakut, stimulon membranat e mukusit, dhe lufton infeksionin.
– Lakra, lulelakra, brokoli, sallata jeshile kanë treguar që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të mushkërive dhe ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive.
– Shega; Lëngu i shegës ngadalëson rritjen e tumoreve të mushkërive. Shega përmban shumë antioksidantë, duke përfshirë acid ellagic.
– Molla përmban flavonoids, vitaminë E, dhe vitaminë C, që të gjitha ndihmojnë funksionin e mushkërive. Mollët janë të pasura me të gjitha këto, dhe ata që hanë disa kokrra në javë kanë mushkëri të shëndetshme.
– Fasulet dhe bishtajoret përmbajnë sasi të larta të magnezit, një mineral që ndihmon në funksionin e shëndetshëm të mushkërive. Acidet yndyrore esenciale të tyre janë të mira për sistemin kardiovaskular.
– Karrotat janë të pasura me vitaminë A, C, dhe lycopene, që të gjitha antioksidantë që ndikojnë në shëndetin e mushkërive dhe ulin shanset e zhvillimit të sëmundjeve të mushkërive.
– Praktika e marrjes frymë thellë mund të forcojë mushkëritë tuaja, duke i ndihmuar ato për të arritur kapacitetin e plotë.
– Përmiresimi i gjëndjes shpirtërore; Gjëndja shpirtërore dhe frymëmarrja janë të ndërlidhura. Mërzitja mund të çojë në frymëmarrje të cekët, dhe probleme të tjera, duke përfshirë depresionin.
– Ulja e futjes së natriumit në trup; Kufizimi i konsumit të natriumit mund të ndihmojë për të zvogëluar lëngjet e tepërta dhe fryrjen, si dhe të ndihmojë mushkëritë. Nëse konsumoni shumë kripë, duke përfshirë natriumin, i shkakton trupit mbajtjen e ujit, gjë që e bën më të vështirë frymëmarrjen.
– Eliminimi i toksinave shtëpiake dhe përmirësimi i ajrit të brendshëm nga toksinat shtëpiake. Në vend të aromatizuesve kimik të ajrit të dhomës, përdorni aromë natyrale për ajrin.
– Mbani një peshë të dëshirueshme; Pesha luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e të gjithë trupit, duke përfshirë edhe shëndetin e mushkërive.
– Mos harroni të buzëqeshni; Nuk është shaka, kur ju qeshni, ky është një ushtrim i mrekullueshëm për mushkëritë. Buzëqeshja rrit kapacitetin e mushkërive dhe gjithashtu vë në lëvizje muskujt e barkut. E qeshura ndihmon për të pastruar mushkëritë, duke e detyruar ajrin e ndenjur të dalë jashtë dhe të zëvëndësohet më ajër të pastër.
Kujdesi për Mushkëritë
Produkte nga bimët e shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me sëmundje dhe probleme të ndryshme në sistemin e frymëmarrjes, duke përfshirë: Astma, Alergjitë, Sinusitis, Rhinitis, Polipet Nazale, Chronic Bronchitis, Pneumonia, Emphysema, Chronic Obstructive Pulmonary Disease, Influenza, Turbeculosis, Chest Trauma, dhe sindromën apo efektet afatgjata post-COVID-19 (Lodhja, Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, Kolla, Dhimbje kyçesh, Dhimbje gjoksi, Probleme me kujtesën, përqendrimin ose gjumin, Dhimbje muskulore ose dhimbje koke, Rrahje të shpejta ose të rrahura të zemrës (Coronagreen duhet te merret perkrah kesaj pakete per problemet e zemres), Humbja e nuhatjes ose shijes, Depresioni ose ankthi (Ardavana duhet te merret perkrah kesaj pakete), Ethe, Marramendje kur qëndroni në këmbë, Simptoma të përkeqësuara pas aktiviteteve fizike ose mendore), etj.