Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Rrushi

Rrushi

Rrushi; Ushqim dhe Pije Ideale për Shëndetin

 

Arabisht: عنب

Anglisht: Grape.

Emri shkencor: Vitis Vinifera L.

Familja: Viticeae.

Rrushi është  specie e rajonit të Mesdheut, Evropës qëndrore, Azisë Jugperëndimore, Marokut, Portugalisë,  Gjermanisë Jugore Iranit. Në botë janë më shumë se 5000 lloje të rrushit, por vetëm disa prej tyre përdoren në tryezë dhe pije. Rrushi është bimë shumëvjeçare, gjetherënëse, mund të arrijë gjatësinë deri në 32 m,  gjethet i ka të gjëra, lulet të bardha, të cilat shndërrohen në fruta të lëngshëm me ngjyra të ndryshme si: të bardhë, të kuq, të zinj, vjollcë, blu, etj.

Fosilet tregojnë se rrushi është përdorur nga njeriu që në kohërat prehistorike. Vizatime të vjetra të rrushit janë gjendur në Siri, Greqi dhe në Egjipt.

Për vlerat dhe vetitë e tij ushqyese, rrushi është përmëndur në Kuranin e Shenjtë.

Pjesët e bimës që përdoren: gjethet, frytet dhe farat.

Kokrrat e rrushit mund të hahen të papërpunuar, mund të bëhen pije, reçel, rrush i thatë, uthull. Nga farat e rrushit nxirret  vaj me veti të shumta kuruese.

Rrushi është i pasur me: Energji, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, Proteina, multi vitamins: B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, E, K, minerale; calcium, hekur, magnesium, magnes, fosfor, Potasium, Sodium, Zink, fluoride.

Dobitë shëndetësore të rrushit

– Furnizues i trupit me energji.

– Parandalon simptomat e sëmundjes Alzheimer, forcon shëndetin e trurit dhe sëmundjet nervore.

– Rrushi ndihmon për kurimin e migrenës.

– Ndihmon tretjen dhe acarimin e stomakut.

– Lufton qelizat kancerore në trup.

– Ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit.

– Përmirëson shikimin dhe ruan shëndetin e syve, të rinjve dhe të moshuarve.

– Ndihmon për reduktimin e aciditetit urik, si rrjedhojë  ndihmon uljen e presionit të veshkave.

– Ndihmon për kurimin e Astmës.

– Mbron trupin nga viruset, veçanërisht nga poliomeliti (tek fëmijët), dhe virusi Herpes.

– Ndihmon lëvizjen e zorrëve dhe lehtësimin e kapsllëkut.

– Rrushi lehtëson rinovimin e qelizave të lëkurës.

– Mbrojtës i zemrës, hap enët e gjakut, ul presionin e gjakut, largon rrezikun e goditjeve në zemër.

– Ul kolesterolin, zvogëlon krijimin e pllakave të gjakut dhe mpiksjet e dëmshme të gjakut.

– Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

– Ndihmon uljen në peshë .

– Shton mundësinë për shtatzani.

– Ndihmon gratë shtatëzana për balancimin e lëngjeve në trup.

Këshilla!

– Matja në konsumim është gjithmonë parësore.

– Të sëmurët me diabet, veshka  dhe mbipeshë nuk duhet ta teprojnë me ngrënien e rrushit, pasi ai përmban sheqerna.

– Preferohet të lahet me ujë dhe uthull para ngrënies, pasiqë rrushi ështënga  frutet që i ngjiten pesticidet.

 

By | 2017-08-07T23:12:00+00:00 August 7th, 2017|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!