Rreziqet e mosngrënies së mëngjesit

Published On: January 26th, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Rreziqet e mosngrënies së mëngjesit

Rreziqet e mosngrënies së mëngjesit

 

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Vakti që furnizon trupin me energji të nevojshme. Por ajo që nuk dinë shumë njerëz është që neglizhimi i tij përbën rrezik në shëndetin fizik dhe shpirtëror.

  • Mosngrënia e mëngjesit dëmton Zemrën

Ata njerëz që nuk hanë mëngjes kanë mundësi shtesë të preken nga ngritja e presionit të gjakut që si rrjedhojë  çon në artiere të bllokuara dhe atak kardiak. Pasojat vazhdojnë me problemet e zemrës dhe me enët e gjakut që mund të shkaktojë edhe goditje në tru.

  • Shton rrezikun e prekjes nga Dibeti tip II

Studime të ndryshme në njerëz kanë treguar se personat që nuk hanin mëngjes kishin mundësi deri 56% për tu sëmurë nga dibeti i tipit II. Ata që hanin mëngjes ishin shumë hërë më larg rrezikut të prekjes nga kjo sëmundje.

  • Mosngrënia mëngjes mund të shkaktojë mbipeshë

Mosngrënia mëngjes ka  efekte negative për  peshën e trupit. Mosngrënia mëngjes shton urinë për të ngrënë ëmbëlsira dhe yndyra dhe si rrjedhojë ngritje të peshës.

  • Efekte negative për nivelin e energjisë dhe gjëndjes shpirtërore

Mosngrënia mëngjes mund të shkaktojë humor të keq dhe këputje trupore. Ul energjinë trupore dhe jep efekte negative në kujtesë.

  • Rrezik për sëmundjen e Kancerit

Mosngrënia mëngjes e bën njeriun që të hajë më shumë ushqim gjatë ditës, kjo çon në mbipeshë; dhe studimet më të fundit kanë treguar se personat mbipeshë kanë rrezik më shumë se normalët për t’u prekur nga kanceri.

  • Dhimbjet e kokës

Ndjesia me dhimbje koke, marramendje, dhe humbje të ndjenjave.

  • Mospërqëndrimi në mësime

Nuk ke përqëndrim në mësim. Ndeshesh me presion nervor dhe moskuptim të mësimit, ndihesh i lodhur dhe je i përgjumur gjatë mësimit.

Dobitë e ngrënies së mëngjesit

– Përshpejton rritjen e trupit.

– Lehtëson organet e trupit që të kryejnë funksionet e tyre në mynyrë të rregullt.

– Zhvillon trurin; e bën atë më të fuqishëm për të mësuar dhe i jep atij përqëndrim .

– Forcon imunitetin kundra sëmundjeve.

Çfarë mund të hash në mëngjes?

Edhe nëse nuk je i uritur, ha mëngjes të lehtë.

Bukë të zezë,  vezë të zier, një gotë qumësht me një lugë mjalt, një banane, një mollë, një pije me fruta natyrale, hurma arabe, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook