Rrezet e televizorit dhe tabletave djegin vitaminën D tek fëmijët

 

Një studim i fundit  raporton se fëmijët që shikojnë TV dhe luajnë video lojra për disa orë në ditë mund të shkojnë drejt një norme të reduktuar të vitaminës “D”, e cila ndikon seriozisht në shëndetin e tyre. Nivelet e ulëta të vitaminës D prekin 7 nga çdo 10 fëmijë, gjë që dëmton rritjen e kockave, sëmundjet e zemrës dhe problemet e tjera shëndetësore.

Vitamina D është një nga vitaminat esenciale kryesore për trupin e njeriut.

Burim i vitaminës D është kryesisht dielli dhe disa lëndë ushqyese si vezët, peshqit dhe produktet e qumështit.

Studimet thonë se nivelet e ulëta të kësaj vitamine, janë vërejtur në mesin e fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht ata të cilët shikojnë TV, luajnë video games, ose që përdorin kompjuterin dhe tabletat për më shumë se katër orë në ditë.

Studiuesit gjithashtu besojnë se përdorimi i kremrave kundër diellit ulin nivelet e vitaminës D.