Mjekesia Bimore Arabe eshte nje organizim profesional ne fushen e mjekesise bimore natyrale, dhe kryesisht asaj tradicionale arabe dhe aziatike, ne bashkepunim me mjeke dhe herbalist te specializuar te botes arabe.

Mjekesia Bimore Arabe ka nje histori suksesi te vertetuar tashme. Ajo eshte e para e llojit te vet ne kete fushe, dhe ne jemi lider ne menyren e trajtimit te semundjeve, ne sherbimin qe i ofrojme te semureve dhe ne keshillat profesionale dhe shkencore qe i ofrojme te gjithe publikut, ne lidhje me shendetin.

Vizioni yne eshte i larget: Te ofrojme zgjidhje dhe sherim natyral te sigurte per çdo semundje te lehte apo te rende, te sherueshme apo te pasherueshme nga mjekesia konvencionale;

Ambicia jone eshte e madhe: Te ndergjegjesojme masat e gjera per rendesine e kurimit natyral; kurse udheheqesit e pushtetaret jo vetem per mospengimin e kesaj mjekesie mijera vjeçare, por per investimin ne kete fushe dhe ne hapjen e degeve te posacme per mjekesine natyrale alternative ne fakultetet e mjekesise, qe padyshim eshte edhe e ardhmja e afert e vete mjekesise se suksesshme.

Nisur nga aktualiteti i hidhur i njeriut të botës së sotme moderne, ku me gjithë zhvillimet teknologjike të mjekësisë bashkëkohore, shumë sëmundje, për të mos thënë shumica e tyre, janë kthyer në kronike dhe për to nuk ka ilaç efektiv përfundimtar, por qëllimi final i mundshëm është trajtimi i simptomave deri sa semundja të shpërthejë dhe të dalë jashtë kontrollit, pa llogaritur efektet anësore të trajtimeve moderne dhe ilaçeve kimike që i shkaktohen pacientit, të cilat në fakt janë sëmundje të tjera që i shkaktohen atij; nisur nga ky aktualitet dhe nga fakti se ne mund të bëjmë diçka për ndryshimin dhe përmirësimin e tij, sado modest qe te jete, e kemi ndërmarrë këtë hap duke u mbështetur në baza të sakta dhe të sigurta shkencore, duke gërshetuar mes kulturës mjekësore të përcjellë në mënyrë tradicionale dhe mes asaj që ka ardhur në Islam në lidhje me mjekësinë nga njera ane, dhe mes zhvillimeve të mjekësisë moderne, kryesisht nga ato teknologjike te kësaj të fundit, nga ana tjeter.

Në këtë faqe, shpresojmë t’ju vijmë në ndihmë për gjithçka që lidhet me shëndetin fizik dhe emocional, duke filluar që me parandalimin e sëmundjes, sepse siç thuhet: “parandalimi është më i mirë se kurimi”, dhe deri në rikthimin e shëndetit të plotë të trupit të sëmurë, me ilaçe dhe kura bimore te posacme, me programe të caktuara ushqimore, apo me anë të bimëve mjekësore, për të cilat ju do të ndiqni rubrika të posaçme në këtë faqe, ku do të flitet për dobitë dhe rëndësinë e bimëve të ndryshme për të cilat janë kryer eksperimente shkencore, përbërjen kimike të tyre dhe dobitë kuruese të secilës bimë apo të përzjerieve bimore që i nevojiten njeriut në kushtet bashkëkohore. Ose nëpërmjet konsultimit psikologjik, i cili e nxjerr shpirtin e njeriut në dritën e ekzistencës dhe e ngre atë në majat e optimizmit, besimit, lumturisë dhe shërimit.

Aktiviteti yne shtrihet kudo qe arrin interneti dhe ilaçet tona bimore arrijne ne çdo skaj te botes ku arrin posta e shpejte DHL Express, Aramex, Fedex, UPS, etj.