Rregulla që duhet të ndiqni për të zvogëluar rrezikun e kancerit të Pankreasit

 

Kanceri i pankreasit mund të përbëjë numër të vogël të të prekurve, por normat e tij janë në rritje. Në fakt, vdekjet e shkaktuara nga kanceri i pankreasit pritet të tejkalojnë vdekjet nga kanceri kolorektal deri në vitin 2020, duke u bërë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin, sipas Rrjetit të Veprimit të Kancerit të Pankreasit.

Ashtu si llojet e tjera të kancerit, ju nuk mund të kontrolloni të gjithë faktorët tuaj të rrezikut për kancer pankreatik. Mosha, gjinia, rraca dhe historia e familjes të gjitha luajnë një rol (dhe nuk mund ta ndalosh veten të plakesh).

Sidoqoftë, ka shumë faktorë jetese që mund të ndikojnë në rrezikun e kancerit të pankreasit. Për të ulur rrezikun tuaj, merrni parasysh këto ndryshime në stilin e jetës:

  1. Ndaloni pirjen e duhanit (ose mos e filloni kurrë)

Pirja e duhanit në të vërtetë mund të dyfishojë rrezikun e kancerit të pankreasit. Kjo sepse cigaret përmbajnë lënëdë kancerogjene (agjentë që mund të shkaktojnë kancer), të cilat dëmtojnë ADN-në dhe mund të shëndrrohen në kancer.

  1. Përmbajuni peshës së shëndetshme

Obeziteti rrit rrezikun e të gjitha kancereve, përfshirë atë pankreasit. Në fakt, rritja e niveleve të mbipeshes është një nga arsyet e mundshme që kanceri i pankreasit është në rritje. Kjo për shkak se mbipesha mund të krijojë inflamacion kronik të shkallës së ulët, në të gjithë trupin, dhe inflamacioni mund të dëmtojë ADN-në me kalimin e kohës dhe potencialisht të çojë në kancer.

Obeziteti rrit gjithashtu shanset për zhvillimin e Diabetit tip 2, një tjetër faktor rreziku për kancerin e pankreasit.

  1. Mos pini aspak pije alkoolike

Tretja e alkoolit zhvillon lëndën kimike dhe toksike ‘acetaldehidi’n, një tjetër lëndë kancerogjene që mund të dëmtojë ADN-në. Për shkak të acetaldehidit, konsumi i alkoolit është i lidhur me shumë lloje të kancerit, përfshirë kancerin pankreatik.

  1. Ulja e ekspozimit në vendin e punës ndaj kimikateve të caktuara

Disa profesione pësojnë më shumë ekspozim ndaj lëndëve kancerogjene se sa të tjerët. Për kancerin e pankreasit, kjo përfshin lëndët kimikate si: pesticide (për ata që punojnë në ferma dhe aplikojnë pesticide) ose petrokimike (për njerëzit që punojnë me naftë dhe gaz natyror). Nëse punoni në një industri që ka një ekspozim të lartë ndaj kimikateve kancerogjene, kompania juaj duhet t’ju trajnojë se si të minimizoni ekspozimin. Ndjekja e këtyre masave paraprake të sigurisë është thelbësore për shëndetin tuaj afatgjatë.

Ju mund të mos keni kontroll 100 % për të parandaluar kancerin, madje edhe me një mënyrë jetese “të përsosur”, por zakonet e shëndetshme mund të zvogëlojnë shumë rrezikun ndaj tij.

Lexoni gjithashtu

Kanceri Pankreasit

Kanceri Pankreasit