Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve
Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve
Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve është çelësi për suksesin e tyre në jetë. Mënyra e edukimit mund t’i frymëzojë ata dhe t’i tregojë atyre se si të veprojnë, si të ndihen të sigurtë, të mos kenë frikë dhe të ndihen të dobishëm.
Në vitet e para, prindërit janë mësuesit e parë të fëmijëve të tyre, duke lexuar së bashku, duke gatuar së bashku, duke bërë veprime e stërvitje së bashku, etj. Prindërit janë ata që ndihmojnë fëmijët të organizojnë kohën e tyre dhe të mbështesin dëshirat e tyre për të mësuar gjëra të reja brenda dhe jashtë shkollës.
I kushtoni vëmendje asaj që fëmija juaj do! Një nga gjërat më të rëndësishme që një prind mund të bëjë, është të vërejë sjelljen dhe ndjenjat e fëmijës . A është ai folës apo i turpshëm? Zbuloni se çfarë i intereson atij dhe e shqetëson atë, dhe ndihmojeni atë për ta kapërcyer atë. Lëreni fëmijën të tregojë dhe të shprehet për mënyrën se si i pëlqen të mësojë ose të veprojë, dhe ju mund ta drejtoni atë në mënyrën e duhur.
Ja disa shembuj që tregojnë për sjelljen e fëmijëve dhe si ndikon edukimi juaj tek ata
- Fëmija juaj gënjen shumë – sepse ju i kërkoni shumë llogari.
- Fëmija juaj nuk është bujar – ju nuk jeni bujar me të.
- Fëmija juaj është i dhunshëm me të tjerët – sepse ju jeni i dhunshëm me të.
- Fëmija është i dobët – ju e kërcënoni dhe e dënoni.
- Fëmija juaj ka frikë – ju e mbroni më shumë se ç’duhet.
- Fëmija juaj është gjithmonë nevrik – ju nuk e lavdëroni atë.
- Fëmija juaj është i pabindur – ju i kërkoni shumë gjëra.
- Fëmija juaj flet pak fjalë – ju nuk bëni dialog me të.
- Fëmija juaj është xheloz – ju e shpërfillni atë.
- Fëmija juaj nuk ka besim tek vetja e tij – ju nuk i jepni kurajo.
- Fëmija juaj nuk i respekton të tjerët – ju i ngrini gjithmonë zërin.
- Fëmija ju bezdis – ju nuk e përqafoni dhe nuk e përkëdhelni.
- Fëmija juaj është i mbyllur – ju jeni gjithmonë i zënë.
- – Fëmija juaj vjedh – ju nuk i keni mësuar të dhurojë dhe të japë.