Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Rigoni, erëz e këndshme me veti të mëdha kuruese

//Rigoni, erëz e këndshme me veti të mëdha kuruese

Rigoni, erëz e këndshme me veti të mëdha kuruese

Rigoni, erëz e këndshme me veti të mëdha kuruese

 

Arabisht: المَرْدَقُوش الشَّائِع أو المَرْدَقُوش الإِقْرِيطِيّ.

Anglisht: Oregano

Emri shkencor: Origanum Vulgare L.

Familja: Lamiaceae.

Rigoni është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjatësi 20-80 cm, me aromë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha, të purpurta ose ngjyrë trëndafili.

Origjina e rigonit është Evropa, Azia, Maroku, dhe Afrika. Fjala origanus rrjedh nga greqishtja e lashtë Oros + ganos (Greek: όρος + γάνος si mal + bukurie / shkëlqim)., Pra, “bukuria e malit”. Rigoni ështe bimë aromatike, aroma e të cilit është më e theksuar kur është i thatë se sa kur është i freskët. Ai gjendet kryesisht në vende malore.
Rigoni është erëz e rëndësishme kuzhinës. Ai ka shije aromatike, të ngrohtë, dhe pak të hidhur, e cila mund të ndryshojë në intensitet.

Përdorimi më i shquar i tij është në kuzhinën italiano-amerikane. Popullariteti i tij në SHBA filloi kur ushtarët e kthyer nga Lufta e Dytë Botërore e sollën me vete si “erëz për pica”. Rigoni shtohet në ushqimet pikante të njohura në jug të Italisë.

Në Shqipëri është një nga erëzat më të njohura dhe përdoret në gatime të ndryshme.

Në Greqi shtohet për aromë në sallatë greke, dhe zakonisht shtohet në salcë limoni me vaj ulliri që shoqëron peshkun apo mishin.
Nga gjethet e rigonit nxirret gjithashtu vaj esencial.

Elemenët aktiv: Më shumë se 60 elementë; carvacrol dhe thymol mbi 80%, p-cymene, γ-terpinene, caryophyllene, spathulenol, germacrene-D, β-fenchyl alcohol and δ-terpineol, Vitamins; A, B6, C, D, K. Sodium, potassium,  Magnesium, omega-3, omega-6, calcium, copper, selenium, Zink, Phosphorus, etc.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet, farat.

Dobitë mjekësore të rigonit

– Mbron sistemin imunitar, redukton stresin oksidativ, lufton radikalet e lira që mund të shkaktojnë sëmundje kronike dhe kancer.

– Përmirëson lëvizshmërinë e zorrëve, lehtëson tretjen duke lehtësuar sekretimin e lëngjeve gastrointestinale.

– Lufton bakteriet e zorrëve, parandalon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

– Lufton dhimbjet e fytit dhe problemet e frymëmarrjes.

– Ç’helmon trupin, ndihmon funksionet e mëlçisë dhe përshpejton procesin e eliminimit të toksinave.

– Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe ndihmon në kurimin e shpejtë të sëmundjeve.

– Forcon kockat dhe lufton kundër osteoporozës.

– Përmirëson shëndetin e zemrës, ribalancon nivelin e kolesterolit, zvogëlon inflamacionin në sistemin kardiovaskular, duke ndihmuar në parandalimin e arteriosklerozës, sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

– Lehtëson dhimbjet menstruale.

– Stimulon oreksin.

– Ndihmon për shëndetin e veshkave dhe lufton gurët në veshka.

– Menaxhon peshën e trupit dhe redukton rrezikun e disa sëmundjeve.

Kujdes!

– Në disa raste mund të shkaktojë alergji.

– Nuk duhet tepruar me përdorimin e tij.

 

 

By | 2017-08-09T15:40:39+00:00 August 9th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Rigoni, erëz e këndshme me veti të mëdha kuruese
error: Alert: Content is protected !!