Rhynchostylis Retusa; Për sistemin nervor, çrregullimet mendore, infeksionet, bakteriet e stomakut dhe fytit, pastrimin e mushkërive, spazmat…
Arabisht: ذيل الثعلب الأوركيد
Anglisht: Foxtail Orchid
Emri shkencor: Rhynchostylis Retusa L.
Familja: Orchidaceae
Rhynchostylis Retusa është orkid ekzotik, me gjethe të gjata, me tufë lulesh aromatike, të bardhë në rozë, me gjatësi deri në 25cm , të përbërë nga më shumë se 100 trëndafila të vegjël.
Origjina e bimës është India. Rhynchostylis retusa është një orkide medicinale. Është përdorur kryesisht për kurimin e astmës, tuberkulozit, për sistemin nervor, çrregullimet mendore, çrregullimet menstruale, spazmat epileptike, gurët në veshka, etj. Në Nepal dhe nënkontitnentin Indian është përdorur për trajtimin e reumatizmës. Bima është konsiderusr si symbol i dashurisë. Tufa me lule të tilla janë element thelbësor në ceremonitë e martesës.
Pjesët që përdoren: Lulet, rrënjët.
Elementët aktiv: alkaloide, taninet, Flavoniods, flavones, Flavonones, glycosides, Fenolet, Saponins, coumarines.
Dobitë mjekësore të Rhynchostylis Retusa
– Lufton bakteriet dhe infeksionet në stomak, mushkëri, dhe zorrë.
– Ndihmon në kurimin e astmës dhe tuberkulozit.
– Forcon sistemin nervor dhe lufton çrregullimet nervore.
– Parandalon spazmat epileptike.
– Ndihmon në balancimin hormonal dhe për kurimin e çrregullimeve menstruale.
– Tret gurët në veshka dhe lufton infeksioni në veshka.
– Ndihmon në trajtimin e reumatizmës.
– Parandalon rritjen dhe zhvillimin e kërpudhave dhe bakterieve.
Kujdes!
Nuk është e këshillueshme të përdoret gjatë shtatzanisë.
Nuk është e këshillueshme për pacientët me presion të lartë të gjakut.
Nuk është e këshillueshme të përdoret nga pacientët me diabet.