Rezistenca ndaj antibiotikëve vret më shumë njerëz se sa kanceri

Rezistenca ndaj antibiotikëve vret më shumë njerëz se sa kanceri

 

Deri në vitin 2050, bakteret rezistente ndaj antibiotikëve janë parashikuar të vrasin 10 milionë njerëz në vit, më shumë se numri aktual i vdekjeve nga të gjitha kanceret në nivel global, i cili ka arritur 8.2 milion.

Kërkimet e reja nga Banka Botërore vlerësojnë rritjen e këtyre “superbugs” rezistues ndaj antibiotikëve që mund të jenë katastrofike për ekonominë globale – aq e keqe ose më e keqe se kriza financiare e 2008-tës, që kushton deri në 100 trilion dollarë deri në vitin 2050.

Në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit botërorë miratuan një deklaratë gjithëpërfshirëse historike për të përballuar rezistencën antibiotike.

“Rezistenca antimikrobike përbën një kërcënim themelor dhe afatgjatë për shëndetin e njeriut, prodhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ushqimit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon. “… Ne po humbasim aftësinë tonë për të mbrojtur njerëzit dhe kafshët nga infeksione të rrezikshme për jetën.”

Rreth 70-80 % e të gjithë antibiotikëve të konsumuar në SHBA përdoren tek kafshët. Shumica shpesh përdoret për të nxitur rritjen ose për të parandaluar infeksionet, dhe jo  për të trajtuar sëmundjet në kafshë. Ky përdorim rutinë, i panevojshëm i antibiotikëve në kafshët e shëndetëshme, nxit rritjen e bakterieve rezistente antibiotike.

Shpendët, bagëtitë dhe derrat e rritur me antibiotikë kanë popullata të konsiderueshme të bakterieve rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat u transmetohen njerëzve nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta me kafshët dhe përmes mishit, vezëve dhe qumështit të tyre.

Një analizë e EWG 2013, e raporteve të qeverisë amerikane, tregoi se bakteret rezistente ndaj antibiotikëve u zbuluan në 81% në mishin e gjelave të detit të papërpunuar dhe 69 % tek  derri i gjallë.

Rregullatorët në Bashkimin Evropian kanë bërë thirrje për uljen e antibiotikëve që përdoren në bagëti. Në SHBA, Sen. Dianne Feinstein, D-Calif, ka prezantuar një projekt-ligj që do të kufizonte përdorimin e antibiotikëve tek kafshët e shëndetshme.

Si konsumatorë, ne duhet të zgjedhim vetëm mish organik dhe shpezë që nuk trajtohen me antibiotikë të panevojshëm.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook