Reumatizma; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

 

Reumatizma, ose çrregullimi reumatizmal është një term për një gjëndje që shkakton dhimbje kronike, që shpesh ndikojnë nyjet dhe indet lidhore duke shkaktuar ënjtje të dhimbshme që eventualisht mund të çojë në erozion të kockave dhe deformim të nyjeve. Termi “reumatizëm”, megjithatë, nuk cakton ndonjë çrregullim specifik, por mbulon të paktën 200 gjëndje të ndryshme.

Burimet që kanë të bëjnë me reumatizmën kanë tendencë të përqëndrohen si citim i duhur tek artrirti, por “reumatizmi” mund t’i referohet edhe gjëndjeve të tjera që shkaktojnë dhimbje kronike, i njohur edhe si “sindrom i dhimbjeve  rajonale” ose “reumatizma e indeve të buta”. Termi “sëmundjet reumatike” i referohet çrregullimeve të indeve lidhëse.

Reumatizma rrit rrezikun e:

Osteoporozës; dobësimi i kockave duke i bërë ato të kenë më shumë gjasa për t’u thyer.

– Sindromit të dhimbjes së kyçit të dorës; Inflamacioni i reumatizmës mund të ushtrojë presion nervor në duar dhe në gishta, dhe çon në deformim të tyre.

– Problemeve të zemrës; Reumatizma mund të rrisë rrezikun e forcimit të arterieve dhe bllokimit të tyre, si dhe inflamacion rreth zemrës.

– Sëmundjeve të mushkërive; Njerëzit që vuajnë nga reumatizma janë në rritje të rrezikut të inflamacionit të indeve të mushkërive, gjë e cila mund të çojë në bllokim të frymëmarrjes.

Simptomat e reumatizmës

Reumatizma fillon të ndikojë gradualisht – në fillim në nyjet që lidhin gishtat me duart dhe më pas tek nyjet që lidhin  gishtërinjtë me këmbët.

Simptomat shpesh përhapen në kyçet e duarve, këmbëve, gjunjë, bërryla, ije dhe shpatulla. Në shumicën e rasteve, simptomat ndodhin në të njëjtën nyje në të dy anët e trupit.

Shenjat dhe simptomat mund të ndryshojnë në ashpërsi dhe madje mund të vijnë e të shkojnë, dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojnë deformim reumatizmi në vendin e dhimbjes.

 Simptoma të tjera përfshijnë

– Ënjtje të nyjeve.

– Ngurtësi, e cila mund të zgjasë disa orë.

– Lodhje.

– Ethe  e temperaturë.

– Humbje peshe.

– Dhimbje të kyçeve të dorës, këmbës, kapakut të gjurit (kupës), kyçit të këmbës, mesit, dhe

thembrave.

– Dhimbje të supit.

– Dhimbje të qafës.

– Dhimbje gjatë lëvizjes.

– Humbje të oreksit.

– Zbehje të fytyrës, që shkaktohet nga mungesa e aktivitetit të palcës kurrizore dhe kjo çon në anemi.

– Ndjesi dhe kruajtje të syve.

Testi dhe diagnoza

Reumatizma mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar në fazat e hershme, sepse shenjat e hershme dhe simptomat janë të ngjashme me simptomat e shumë sëmundjeve të tjera.

Testi i gjakut: Njerëzit që vuajnë nga reumatizma priren të jenë në shkallë më të lartë të sedimentimit (ESR), i cili tregon praninë e inflamacionit në trup.

Shkaqet e reumatizmës

Shumë çrregullime reumatike kanë qenë historikisht të shkaktuara nga sëmundjet infektive. Etiologjia e tyre ishte e panjohur deri në shekullin e 20-të.

Shkaqet e reumatizmës janë nga më të ndryshmet por më kryesoret janë:

– Reumatizma ndodh kur sistemi imun sulmon microalbuminurinë e membranës (membranat që rrethojnë nyjet). Inflamacionet e shkaktuara nga mungesa e cipës së microalbuminurisë, përfundimisht mund të shkaktojë dhimbje të kockave, dobësim të nyjeve që gradualisht humbasin formën dhe funksionin e tyre.

– Elementi gjenetik ka një rol të madh. Faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve.

– Faktorët  e mjedisit, të tilla si viruse të caktuara dhe bakteret, mund të çojnë në reumatizëm.

Faktorët e rrezikut

– Gratë janë më të ndjeshme ndaj infeksionit.

– Reumatizmi mund të ndodhë në çdo moshë, por është më shumë i zakonshëm në mes moshës 40 dhe 60 vjeçare.

– Nëse një anëtar i familjes vuan nga reumatizma, kjo mund të rrisë rrezikun e infektimit.

– Çrregullimet autoimune shkaktojnë shfaqjen e reumatizmës, dhe ndonjëherë mund të ndikojnë në organe të tilla si lëkurë, sy, mushkëri dhe enët e gjakut.

– Personat mbi 50 vjeç janë më shumë të prirur për të shfaqur reumatizëm.

– Klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare dhe shkatimin e reumatizmës.

– Mbipesha gjithashtu është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

UDHEZIME TE PERGJITHSHME PER TRAJTIMIN E REUMATIZMËS NË MËNYRË NATYRALE

Sipas mjekëve specialistë, kurat më të mira për kurimin e reumatizmës dhe sëmundjeve inflamatore janë kurat me bimë natyrale të studiuara. Çaj ginger dhe çaj i gjelbër ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të reumatizmës.

Ushtrimi rregullisht

Ushtrimi mund të ndihmojë në forcimin e muskujve rreth nyjeve, dhe në uljen e dhimbjeve.

Shmangni ushtrimet e rënda që mund të rrisin rrezikun e artritit reumatoid.

Në fillim ju duhet të bëni ecje, not apo gjimnastikë uji të lehtë.

Fasha të ngrohta ose të ftohta

Fashot e ngrohta mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe relaksimin e  muskujve. Fashot e ftohta zvogëlojnë ndjesinë e dhimbjes dhe zvogëlojnë spazmat e muskujve.

Reduktoni stresin

Gjeni mënyra për të reduktuar stresin në jetën tuaj. Teknika të tilla si meditimi, ndihmojnë për të çlodhur muskujt, dhe kjo ndihmon për të zvogëluar dhimbjen.

Vajrat bimorë

Vaj i aguliçes, (Primula veris), vaj i  Borago officinalis, vaji i farve të rrushit të zi, vaj neem, përmbajnë një lloj të acideve yndyrore që mund të ndihmojnë në trajtimin e dhimbjes së reumatizmës dhe artritit. Masazhoni vendin ku ndjeni dhimbje dhe mbulojeni me një fasho të ngrohtë.

Peshku salmon

Peshku salmon lufton inflamacionin në trup dhe zvogëlon dhimbjet e reumatizmës.

Në shkrime të vjetra është gjetur së helmi i bletës ka disa efekte të dobishme në disa lloje të reumatizmës.

Majdanozi Ka efekt të dobishëm në sëmundjet kronike inflamatore.

Ananasi përmban bromelain, një enzimë që ndihmon tretjen e ushqimit, dhe ka treguar se redukton inflamacionin te njerëzit me osteoarthritis dhe RA.

Melasa e zezë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të nyjeve, është e pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese.

Magnezi ndihmon në ruajtjen e funksionit të nervave, muskujve dhe nyjeve. Për më tepër, nivelet e ulëta të magnezit, si dhe kalciumit, janë më të zakonshme tek njerëzit me RA dhe mund të jenë një faktor rreziku për sëmundje të zemrës. Burime të mira të magnezit janë: arrat, fasulet, drithërat, bananet, perimet e gjelbra dhe produktet e qumështit.

Shega përmban anthocyanin flavonoid. Studimet kanë treguar se lëngu i shegës ka shumë veti të dobishme, duke përfshirë frenimin e inflamacionit.

“Bonewellia”, produkt bimor i mrekullueshem per Reumatizmen