QUMËSHTI I DEVESË; MREKULLI NGA ZOTI

 

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!” [El Gashije, 17].

Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se një delegacion nga fisi Ukkel erdhën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe i dhanë besën për pranimin e Islamit. Por ata nuk ju përshtatën ushqimeve të tokës (së Medines), kështu që u sëmurën dhe iu ankuan për këtë gjë të Dërguarit të Allahut. Ai u tha: “A nuk dilni dhe shkoni te bariu ynë, që të pini nga qumështi i deveve dhe urina e tyre?” Ata thanë: “Po”, dhe shkuan, pinë nga qumështi dhe urina e deveve, u shëruan dhe vranë bariun e të Dërguarit të Allahut, dhe morën tufën e deveve… [Buhariu dhe Muslimi]. Kur Pejgamberi e mori vesh këtë gjë, dërgoi që të kërkonin për ta, dhe pasi i gjetën u dha dënimin e merituar. Në një transmetim tjetër nga Enesi (radiallahu anhu) thuhet se këtyre iu fry barku, pra kishin sëmundjen e hidropizisë. Ibën el Arabi thotë se sëmundja e tyre ka qenë sëmundje epidemike, kurse dikush tjetër thotë se ka qenë sëmundje që prek organet e brendshme të barkut.

Qumështi i devesë konsiderohet ushqimi bazë i beduinëve të shkretëtirës, të cilin e konsiderojnë qumështin më të mirë që ekziston. Qumështi i devesë ndryshon për nga dobitë dhe përbërja e tij në varësi të prejardhjes së devesë, fazës së urinimit dhe mjeljes së saj, moshës së saj, llojit të ushqimit që ha si dhe në varësi të sasisë së ujit që magazinon për të pirë. Qumështi i devesë është qumështi që afron më shumë me qumështin e gjirit të njeriut, madje në shumë raste beduinët e privilegjojnë atë mbi qumështin e nënës për foshnjet e tyre.

Përmbajtja e qumështit të devesë

Qumështi i devesë konsiderohet si alkalin, por shumë shpejt ai kthehet në thartor nëse lihet për një farë kohe pas mjeljes. Shija e tij gjithashtu është e ndryshme dhe sillet nga shumë i ëmbël deri në të kripur. Qumështi i devesë përmban proteinë nga 4-25%, përmban lëndë të ngurta nga 10-15%, yndyrë sidomos në fillimin e kohës së mjeljes dhe urinimit, deri në 2-3%, lëndë sheqerore dhe posaçërisht lacteous (sheqeri i qumështit) nga 3-6%, klorid sodiumi nga 14-27%, minerale si: hekuri, kalciumi dhe fosfori, si dhe vitamina, si: B1, B2 dhe C.

Një studim i bërë nga një organizatë shtetërore e specializuar, në Emiratet e Bashkuara Arabe, doli me përfundimin se qumështi i devesë ka dobi të mëdha mjekësore, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij proteinore me veti imune mbrojtëse kundër një numri të madh të sëmundjeve të rrezikshme të brendshme (patologjike).

Një studim tjetër i bërë nga organizata “Zaid” për kërkimet bimore dhe mjekësinë popullore, në Abu Dhabi, arriti në përfundimin se ekziston mundësia për prodhimin e një antibiotiku nga qumështi i devesë, i cili ka mundësi të shërojë sëmundje të tilla si plasja, sida, infeksioni i mëlçisë (hepatitis) dhe tuberkulozi.

Qumështi i devesë ka veti parandaluese të llojeve të ndryshme të kanncerit, për shkak se ai pengon formimin e lëndëve të quajtura Alentrosaminac, të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e kancereve. Po kështu, qumështi i devesë mund të konsiderohet si lëndë antiokside, gjë e cila ndihmon në mbrojtjen e indeve të ndryshme të organizmit nga vdekja, dhe kjo pakëson mundësinë e prekjes së njeriut nga llojet e ndryshme të kancerit.

Deveja zotëron një sistem imun të mrekullueshëm dhe të ndryshëm nga ai i njeriut dhe i kafshëve të tjera, pasi që ai përbëhet nga një fushë e vetme imune, vargu i rëndë dhe nuk e ka vargun e lehtë. Vargu i rëndë imun përmban një forcë lidhëse dhe harmonizuese të rrallë, e cila i bën ballë të gjitha llojeve të sëmundjeve, si dhe ka mundësinë e harmonizimit dhe barazimit të shumë prej gjallesave mikroskopike sëmundjeprurëse dhe vrasjes dhe asgjësimit të tyre. Ky varg i rëndë imun ka fuqinë që të asgjësojë indet dhe helmet e huaja në trupin e kafshës, me vetitë që i ka dhënë Zoti i fuqishëm.

Sëmundjet, në trajtimin e të cilave ka efekt qumështi i devesë

Qumështi i devesë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve, si: Hidropizia, verdhëza, problemet e shpretkës, tuberkulozi, astma, anemia, hemorroidet, problemet në funksionet e mëlçisë, diabeti (është zbuluar se qumështi i devesë ka vetinë e prodhimit të hormonit insulinë dhe pakëson përqindjen e kolesterolit në trup, gjë e cila ndalon arteriosklerozën dhe goditjen e njeriut nga sëmundjet e ndryshme të zemrës), rrufa, bronkiti, shto këtu edhe ulçërën e stomakut, kancerin dhe sëmundjet e mëlçisë dhe inflamacionet e saj (hepatitin). Qumështi i devesë ndihmon gjithashtu në uljen e peshës për shkak të përmbajtjes së tij të pakët të energjisë dhe yndyrës, dhe njëkohësisht ai forcon trupin dhe shikimin.

Dobitë mahnitëse shëndetësore të qumështit të devesë

Qumështi i devesë ka qenë përdorur nga bediunët arab për më shumë se 5000 vjet, për të ndihmuar në luftimin e sëmundjeve të fëmijëve, për të luftuar diabetin, për të mbështetur shëndetin e zorrës së trashë, dhe për furnizimin e trupit me enzime të rëndësishme. Ky qumësht është në dispozicion në vendet e Lindjes së Mesme dhe konsiderohet si qumështi me cilësitë kuruese më të larta në botë.

Kuriozite rreth qumështit të devesë

Qumështi i devesë është konsideruar me  përfitime të larta ushqyese, dhe hulumtimet kanë  treguar se ky qumësht përmban më shumë vlera ushqyese se të gjithë llojet e tjerë të qumështit, dhe ai është në krye për  përfitimet e  habitshmë shëndetësore. Në shumë vende, qumështi i deve është dhënë për foshnjat që vuajnë nga kequshqyerja.

Qumështi i devesë është gjithashtu i  pasur me acide yndyrore të pangopura, dhe është i lartë në vitamina dhe minerale.

Qumështi i devesë është ushqimi kryesor i fiseve beduine të shkretëtirës, të cilët dallohen për fuqinë dhe shëndetin e trupit në përgjithësi. Ata nuk vuajnë nga sëmundje të tilla si: kanceri, diabeti, alzheimer, artriti, probleme me dhëmbët, etj.

Studime të shumta kanë treguar se qumështi i devesë ka dhënë efekte të shkëlqyera në trajtimin e autizmit, pa pasur asnjë efekt anësor mbi fëmijët, dhe përveç aftësisë për të trajtuar alergjitë ushqimore dhe problemet e traktit gastrointestinal, ai ka aftësi për t’i rezistuar baktereve dhe viruseve dhe për t’i asgjësuar ato, gjë e cila ndihmon në shërimin e personave me sëmundje autoimune.

Qumështi i devesë rrit funksionin e imunitetit, duke fuqizuar aktivitetin e tij në trup, dhe në këtë mënyrë ai nuk lejon radikalet e lira të formojnë tumore dhe kancere malinje.

Elementët aktiv: 11.7% total solids, 3.0% protein (qumështi i devesë përmban 200 lloje të ndryshme të proteinave), 3.6% fat, 0.8% ash, 4.4% lactose, 0.13% acidity and a pH of 6.5, Na, K, Zn, Fe, Cu, Mn, niacin and vitamin C, thiamin, riboflavin, folacin, vitamin Bt12, pantothenic acid, vitamin A, lysine and tryptophan. In vitro protein digestibility and calculated protein efficiency ratio values are 81.4% and 2.69, respectively, based on 90.0% and 2.50 for ANRC-Casein.​ Peptidoglycan Recognition Protein (PGRP); its highest concentration was first discovered in camel milk and it has apparent effect on breast cancer by controlling metastasis an stimulates the hosts immune response. Alanine 3.05; arginine 3.15; asparagine 7.65; glycine 1.57; glutamine 23.4; histidine 2.5; isoleucine 6.4; leucine 10.4; lysine 7.6; methionine 3.5; phenylalanine 5.7; proline 13.3; serine 5.9; threonine 6.9; tyrosine 5.8; valine 7.4; ammonia 1.72, etc.

Dobitë shëndetësore të qumështit të devesë

1. Qumështi  i devese redukton ankthin, stresin dhe depresionin.

2. Përmirëson dhe forcon sistemin e tretjes, dhe ka një shije të butë me vlera shumë më të larta se kefiri.

3. Përkrahësi më i fuqishëm për fëmijët me autizëm. Një nga vetitë e mahnitshme shëndetësore të qumështit të devesë, është se studimet kanë treguar se ky qumësht në fakt mund të ndihmojnë fëmijët me autizëm. Qumështi i devesë është ushqyesi më i mirë për foshnjat që në muajin e parë.

4. Qumështi i devesë është thelbësor për funksionin e trurit.

5. Proteinat janë thelbësore për pothuajse çdo proces në trup, duke e bërë atë një pjesë kritike të një diete të shëndetshme.

6. Pjesa më e mirë është se disa nga proteinat që gjenden në të, janë përgjegjëse për të ndihmuar rritjen e sistemit imunitar. Devetë prodhojnë një qumësht shumë të veçantë, që ka disa veti të rralla të dobishme. Ai është e lartë në imunoglobulina, substanca të fuqishme për rritjen imune. Imunoglobulinat në qumështin e devesë janë më të vogla se imunoglobulinat njerëzore, dhe mund të kalojnë më lehtë në indet e trupit.

7. Hulumtuesit ende nuk e kuptojnë plotësisht se pse, por këto imunoglobulina të vogla mund të jenë arsyeja për popullaritetin e qumështit të devesë për të ndihmuar dhe pakësuar probleme të tilla si: sëmundjet autoimune, alergjike dhe autizmin.

8. Lufton dhe parandalon zhvillimin e qelizave kancerore. Studimet më të fundit  thonë  se qumështi i devesë është në gjendje për të nxitur vdekjen e qelizave të kancerit në të dy HepG2 si dhe MCF7.

9. Ndihmon për kurimin e kancerit të Zorrës së trashë, Pankreasit, Trurit, Mushkërive dhe stomakut (sipas studimeve, bediunët pothuajse nuk preken kurrë nga sëmundje kancerore).

10. Luftuesi dhe asgjesuesi i Hepatitit B dhe C.

11. Ndihmon në kurimin e Hiv dhe Aids.

12. Mënyra më e shëndetëshme për  të parandaluar rezistencën e insulinës.

13. Ndihmon për kurimin dhe parandalimin e Diabetit tipi 2.

14. Ndihmon në kurimin e kolitit dhe chrohn disease.

15. Forcon lëkurën dhe lufton sëmundjet e saj.

16. Forcon kockat, dhëmbët, flokët dhe thonjtë.

17. Hulumtimet kanë zbuluar edhe disa proteina mbrojtëse në qumështin e devesë që mund të jenë antivirale, anti fungale dhe antibacteriale.

A ka efekte anësore?

– Në asnjë studim shkencor nuk është gjetur  ndonjë rast i reaksioneve alergjike apo efekte anësore të dëmshme tek qumështi i devesë.

Pas shumë hulumtimesh, nuk është gjetur asnjë efekt anësor në këtë qumësht të pazakontë.