Qepa; Dobi të shumta shëndetësore; Sallata që duhet ta konsumoni çdo ditë
Arbisht: البصل
Anglisht: Onion
Emri shkencor: Allium cepa L
Familja: Amaryllidaceae.
Qepa është bimë barishtore dyvjeçare, më gjatësi 60-100 cm, me gjethe në formë cilindrike, me lule të bardha që lulëzojnë vitin e dytë, dallohet me aromën e saj të vecantë për shkak të sasisë së lartë të squfurit që përmban. Gjenden dy lloje të qepëve: të bardha dhe të kuqe.
Dëshmi letrare dhe arkeologjike sugjerojnë se kultivimi mund të ketë filluar në Egjipt. Duket se qepët ishin pjesë e dietës së punëtorëve që ndërtuan piramidat. Në Greqinë e lashtë, atletët hanin sasi të mëdha të qepës sepse besohej se ato forconin gjakun. Gladiatorët romak mbështillnin trupin e tyre me qepë për të zhvilluar muskujt. Mjekët i përshkruajnë qepët si bimë për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, kundër kafshimit, helmit të gjarpërpërijve dhe për humbjen e flokëve. Qepa u dërgua në Amerikë nga Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij më 1493 në Haiti. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, qepët janë përdorur edhe në trajtimin e infertilitetit. Qepët mund të konsumohen në shumë mënyra; të freskëta, të thata, të përpunuara.
Nga qepa nxirret vaj i cili përdoret si ushqim dhe në kozmetikë. Kina zë vendin e pare në botë për prodhimin e qepës e pasuar nga India dhe Amerika.
Elementët aktiv të qepës: Calories, Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra ,Sugar, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, Choline, Calcium, Iron, Magnesium, Zink, Fluoride,etc.
Dobitë shëndetësore të qepës
– Forcon sistemin imun dhe lufton radikalet e lira.
– Vret mikrobet dhe viruset.
– Diuretic dhe zbutës.
– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve të veshkave.
– Ndihmon për kurimin e infeksioneve në traktin urinar.
– Pastron gojën dhe mishrat e dhëmbëve nga bakteriet.
– Forcon sistemin nervor.
– Nxitëse e hormoneve seksuale.
– Ul nivelin e sheqerit në gjak.
– Ul presionin e lartë të gjakut.
– Kuron plagët dhe kruajtjet.
– Kuron viruset e mëlçisë.
– Parandalon fryrjet e stomakut dhe të barkut.
– Lufton sëmundjet e zemrës.
– Lufton arteriosklerozën.
– Parandalon zhvillimin e qelizave kancerore.
– Kuron pezmatimin e prostatës.
– Parandalon bllokimin e ujrave.
– Parandalon helmimin e gjakut.
– Kuron infeksionin e mushkërive.
– Kuron kollën kronike.
– Largon infeksionin e bajameve.
– Lehtëson qarkullimin e gjakut.
– Parandalon ngrirjen e gishtave të këmbës dhe fryrjen e tyre.
– Ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Parandlon rënien e flokut dhe nxit mbirjen e tij.
– Ndihmon tretjen dhe uljen në peshë.
– Ndihmon për pastrimin e lëkurës nga njollat.
– Parandalon diarrenë kronike.
– Forcon shikimin dhe parandalon infeksionin e syve.
– Forcon kockat dhe parandalon dobësinë e tyre.
Kujdes!!
– Qepa konsiderohet e sigurtë nëse nuk e tepron me konsumimin e saj.
– Nëse e tepron me konsumimin e saj, mund të shkaktojë acarim të murit të stomakut.
Sallatë me qepë që duhet ta konsumoni çdo ditë
Përbërësit (për katër persona)
– 4 domate të prera në feta.
– 1 qepë të prerë në feta.
– 2 kastraveca të prerë.
Për salcën:
– Piper dhe kripë.
– 1 lugë uthull + 1 lugë lëng limoni.
– 3 lugë vaj ulliri.
– Majdanos të prerë.
Vendosni perimet e prera në pjatën e sallatës.
Shtoni salcën e përzier më parë dhe pastaj mund ta servirni.