Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund tju vrasë

 

Njerëzit nuk janë krijesa për të qëndruar ulur. Të parët tanë e shpenzonin kohën me gjueti, ndërtim, bujqësi, etj. Ne kemi gjetur mënyra dhe zhvilluar teknologji për të lehtësuar jetën e përditshme – diçka që kërkon më pak përpjekje fizike. Dëshiron të ndërrosh kanalet televizive? Thjesht shtypni disa butona në telekomandë. A doni të blini? Mjafton të shfletoni në internet. Dëshiroin të shkoni diku? Uluni në makinë dhe rrotat do e bëjnë këtë për ju.

Ne jetojmë në një botë të ndërtuar për të na mbajtur të ulur, të gjitha për hir të lehtësisë. Por këtu është lajmi i keq: qëndrimi ulur mund të fshijë vite të jetës tënde. Çfarë është më e keqe, dëmi që kjo i shkakton shëndetit kurrë nuk mund të zhbëhet, as duke u ushtruar.

Një studim i vitit 2011, i cili ka studiuar rezultatet e shëndetit të më shumë se 120.000 njerëzve gjatë një periudhe 14 vjeçare, zbuloi se meshkujt dhe femrat që rrinin më shumë se gjashtë orë në ditë ulur, kishin respektivisht 20% dhe 40% më shumë gjasa të vdisnin  gjatë rrjedhës së studimit se sa ata që qëndronin ulur më pak se tre orë në ditë.

Ky përfundim mbështetet nga një studim tjetër  që ka ekzaminuar 47 studime që analizojnë marrëdhënien midis inaktivitetit fizik dhe vdekshmërisë. Studiuesit zbuluan se stili i jetesës ulur rrit rrezikun ndaj sëmundjeve ose gjendjes shëndetësore që mund të rezultojë në vdekje të parakohshme – madje edhe nëse ata stërviten pas një ulje të gjatë. Ata zbuluan se individët që kalonin ditën e tyre të ulur u gjetën të jenë 24% në rrezik për vdekjen e hershme (zakonisht për shkak të diabetit të tipit 2, kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me stilin e jetës së ulur) se sa ata që qëndrojnë ulur më pak.

Çfarë ndodh kur qëndroni ulur?

Muskujt e këmbëve bëhen të papunë. Kjo është, i gjithë aktiviteti i tyre elektrik mbyllet. Gjithashtu, sasia e kalorive që digjni zbret në çdo 1 minutë, dhe enzimat që ndihmojnë trupin  të tresin yndyrën janë në rënie të konsiderueshme në një normë prej 90%.

Çfarë ndodh pas dy orësh qëndrim ulur?

Kolesteroli i mirë, yndyrnat që ndihmojnë në heqjen e kolesterolit të keq ose lipoproteinat me densitet të ulët (LDL), të cilat bllokojnë dhe shkaktojnë ngritjen e pllakave në arteriet tuaja, zbresin në 20%.

Ja më e keqja; Pas 6-8 orësh qëndrim ulur …

Efektiviteti i insulinës në gjak zbret në 24%, duke ju rrezikuar me rrezikun e diabetit.

Dhe lajmi i keq është se asnjë sasi e stërvitjes nuk mund t’i kundërvihet efekteve të këqija të uljes së përditshme të zgjatur.

Pra, cila është zgjidhja?

Ekspertët e shëndetit ofrojnë një sugjerim të thjeshtë: të vini re se sa kohë qëndroni ulur dhe përqëndrohuni për ta ulur atë numër nga pak çdo ditë.

Nëse ulja është pjesë e punës tuaj, jepni këmbëve tuaja një pushim duke qëndruar ose duke ecur për të paktën një minutë çdo gjysmë ore.

Me fjalë të tjera, ngrihuni dhe ecni në një ritëm të lehtë, sa më shpesh të jetë e mundur, për aq kohë sa të jetë e mundur. Ecni në zyrën postare. Ecni poshtë sallës për të biseduar me një bashkëpunëtor. Ecni në treg, etj.

Përfshini familjen

Kjo vlen për çdo sipërmarrje të fitnesit: një dietë më e mirë, një program stërvitje më i rreptë, një mënyrë jetese më aktive. Mos shkoni vetëm. Sigurohuni që të keni dikë pranë jush – sidomos familjen.  Në këtë mënyrë ju do t’i mësoni fëmijëve rëndësinë e lëvizjes së rregullt – dhe kjo është një dhuratë mjaft e rëndësishme për ta.