You are here:---Psoriasis

Psoriasis

By | 2017-11-12T12:40:53+00:00 November 12th, 2017|Categories: Lëkura|0 Comments

Psoriasis; Shkaqet, Faktoret e rrezikut, Trajtimi Natyral

 

Psoriasis është një infeksion kronik i lëkurës, i patransportueshëm tek të tjerët dhe që zakonisht prek moshat 15-25 vjeç, deri para moshës 40 vjeç.

Shkaku kryesor i kësaj sëmundje ende nuk dihet, por ndodh një çrregullim në sistemin imun dhe kjo çon në shtimin e numrit të ndarjes së qelizave të lëkurës. Normalisht, cikli i ndarjes së qelizave të lëkurës deri në pjekje dhe shpërbërja e qelizave karatinije të vdekura bëhet për 28-30 dite, kurse neë rastin e prekjes nga psoriasis qelizat e lëkurës piqen shumë më shpejt (për 3-6 ditë) dhe kështu qelizat karatinije të vdekura grumbullohen mbi lëkurë duke formuar një shtresë të trashë të bardhë.

Përveç  kësaj, ndodh edhe infeksion nën këtë shtresë të bardhë të lëkurës që shfaqet me ngjyrë të kuqe për shkak të disa ndryshimeve që ndodhin në enët e holla të gjakut që ushqejnë lëkurën dhe kjo shkakton ndryshime në gjakun ushqyes të lëkurës.

Shkak ndihmues për prekjen nga kjo semundje mund të jetë gjithashtu:

Prejardhja apo gjenetika: pasi që është vërejtur se 30% e atyre që janë prekur nga psoriasis e kanë pasur në familje një të sëmurë nga psoriasis.

Hormonet: sepse është gjetur se psoriasis shfaqet më tepër në moshën e pubertitetit dhe se lindja ndikon në forcimin e saj.

Ekzistojnë edhe shkaqe të tjera si stresi, nervoza, plagët e lëkurës, infeksionet bakteriale e veçanërisht ato të fytit, disa ilaçe siç janë ato kundër malaries, disa antiinfeksione, disa qetësues apo disa ilaçe që jepen për ngritjen e tensionit.

Psoriasis është me natyrë metabolike dhe mund të shkaktohet edhe nga kushtet e mjedisit, dieta e varfër ushqimore, kushtet e ngjashme me gripin dhe nga administrimi i penicilinës. Pacientët me psoriasis janë gjithashtu në rrezik më të madh ndaj sëmundjeve reumatoide.

Psoriasis mund të shkaktohet edhe nga alergjitë ushqimore, mungesa e acidit yndyror esencial, nga mangësia në enzimën që ndihmon tretjen e ushqimit dhe rënia e nivelit të acidit klorhidrik, magnesia në vitaminën B kompleks, nga helmi i dredhkës ose i lisit, nga dëmtimet e lëkurës, dhe nga disa infeksione me origjinë bakteriale ose virale.

Nuk ekziston ilaç kimik shërues për këtë sëmundje, por zakonisht përdoren steroide të cilat kanë efekte negative në lëkurë dhe në gjendrat suprarenale, si dhe probleme të tjera.

UDHEZIME TE PERGJITHSHME PER PACIENTET ME PSORIASIS

Terapia Aromatike

Rekomandohen zakonisht vajrat esenciale në vijim: Vaji i bergamotit (frut nga familja e portokalles që ndihmon shërimin e pllakave të lëkurës), vaji livando (për të reduktuar kruarjet e tepruara), Melissa (për lëkurë të irrituar), Jasminë (për lëkurë të thatë e të ndjeshme), barbarozë (për lëkurë të thatë të irrituar), dhe Mysore dru sandali (për lëkurë të dehidratuar, të përflakur, dhe të ndjeshme).

Ushqimi

Duhet pasur parasysh eleminimi i të gjitha ushqimeve ndaj të cilave jeni alergjik apo të ndjeshëm. Hani ushqime të larmishme organike, ushqime të plota (të parifinuara), ushqime të ndryshme dhe të rradhitura me program kohor sa të jetë e mundur. Eliminoni përdorimin e grurit dhe produkteve të tij për 1-3 muaj. Konsumoni prodhimet e detit të pasura në acide yndyrore omega-3, të tilla si salmoni i egër, sardelet, skumbri dhe harenga. Çdo ditë, në bazë të  një rradhe, merrni një lugë gjelle vaj ulliri ose vaj fare liri. Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë të pastër e të filtruar gjatë ditës dhe natës. Mishi i drerit, pulat, hudhra, qepa, majdanozi, kosi organik i papërzierë me asgjë tjetër, dhe lakra turshi, janë gjithashtu të rekomanduara.

Terapia me lëngje frutash

Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve mund të jenë gjithashtu të dobishme: mollë me karrota; panxhar me kastraveca dhe rrush; panxhar, karrota, rodhe, yellowdock dhe hudhra.

Arti jetës

Rastet e lehta të psoriasis mund të ndihmohen nga ekspozimi i përditshëm ndaj rrezeve të diellit. Ushtrimet e shpeshta fizike janë gjithashtu të rekomanduara.

TRAJTIMI NATYRAL PROFESIONAL

Ne, me rolin tonë, i mundësojmë pacientëve me psoriasis trajtim natyral bimore, të sigurtë dhe efektiv, pa efekte anësore, të prodhuar nga herbalistë të specializuar dhe me përvojë profesionale, me anë të së cilës i jepet fund sëmundjes së Psoriasis, brenda një kohe mesatare 4-6 mujore, me nje perqindje suksesi te plote mbi 90%.