PROPOLIS – NGJITËSI I BLETËS; FARMACI NATYRALE

 

Propolis, apo ngjitësi i bletës, është një masë rrëshire, zakonisht, ngjyrë e verdhë në të gjelbër ose kafe dhe e tretshme, të cilin bletët punëtore e mbledhin nga sythët dhe lëkurët e pemëve dhe e përdorin për fiksimin e huallëve të dyllit dhe ngushtimin e hyrjes së kosheres sipas nevojës së bletëve. Nëse një mi apo bretkosë është aq i pafat sa të vritet brenda një zgjoi, bletët do ta veshin kafshën e ngordhur me këtë lloj substance (propolis do të thotë “për mbrojtjen e individëve”) para se trupi të kalbet. Kjo shmang erën e pakëndshme dhe parandalon përhapjen e baktereve në popullatën e bletës.

Përbërësit e propolis:

  1. Lëndë rrëshinore, balsam dhe lëndë ngjitëse: 55%
  2. Disa lloj dyllesh: 7.5-35%
  3. Vajra të avullueshëm: 5%
  4. Polen: 5%
  5. Lëndë të ndryshme organike dhe minerale: 5%
  6. Vitamina dhe disa lëndë të panjohura: 4.4-19%

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit

  1. Propolisi përmirëson punën e sistemit imun dhe konsiderohet si antibiotik natyror kundër viruseve dhe infeksioneve.
  2. Antikanceror, për faktin se aktivizon qelizat ngrënëse dhe është vërtetuar se ai pengon zhvillimin e qelizave kancerore në zorrën e trashë dhe lufton kancerin e gjakut –Leukemin.
  3. Antialergjik në përgjithësi, nëpërmjet shtimit të fuqisë së gjakut për pengimin e hestaminës si rezultat i “quercetin” që ai përmban.
  4. Antibiotik natyral me përdorim të gjerë, d.m.th. që mbulon një varg të madh bakteriesh, siç janë hilikcobacter dhe bakteri i tuberkulozit.
  5. Antimykoz. Propolisi konsiderohet si lënda më e fortë kundër mykut Candida, prandaj disa nëna e lyejnë gojën e mykur të foshnjeve me të.
  6. Pastrues dhe sulmues i sëmundjeve ngjitëse, për shkak se përmban Benzoic Acid.
  7. Antitumorial, sepse pakëson depërtimin nëpërmjet kapilarëve të gjakut duke i fuqizuar ato me anë të grupit të flavonoidëve që ai përmban.
  8. Fuqizues dhe përtëritës i lëkurës dhe i membranave të brendshme mukoze.
  9. Pakëson ngritjen e tensionit të gjakut.
  10. Ndihmon në sekrecionin e vrerit, i cili tret yndyrat.
  11. Rrit aktivitetin e qelizave limfatike për të ngrënë qelizat e huaja.
  12. Parandalon dhe pakëson dështimin akut të frymëmarrjes – Eriadictyal.
  13. Korrigjon prodhimin e collagenit dhe elastinit, të cilat marrin pjesë në ndërtimin e qelizave elastike të lëkurës dhe të kapilarëve të gjakut, si dhe në ndërtimin e qelizave të kërceve dhe ligamenteve.
  14. Propolisi përdoret gjithashtu për lyerje sipërfaqësore: për puçërrat e rinisë, të thatët, lungën (xhungat e mbushura me qelb), sëmundjet mykoze të thella të lëkurës, ekzemën dhe Pyodermën.
  15. Për kurimin e infeksionit të kyçeve dhe të sistemit muskular (me lyerje nga jashtë).

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të propolis-it të bletës

Ekzistojnë 1-2% e njerëzve që kanë alergji nga propolis apo nga disa lëndë që ai përmban. Alergjia e këtyre njerëzve shfaqet në këto simptoma:

  1. Alergji në lëkurë kur e prek propolisin në formë kremi apo të freskët, me kruarje dhe skuqje të lëkurës.
  2. Alergji në frymëmarrje kur e nuhat.
  3. Alergji në gojë (kur e ha), duke shkaktuar ngacmim brenda gojës ose çrregullime në zorrë dhe diarre (bark).
  4. Me ulje të tensionit të gjakut.

Për këtë arsye, së pari duhet provuar nëse shkaktohet apo jo alergji nga propolis (si dhe nga të gjitha produktet e bletës), duke përdorur në fillim një sasi shumë të vogël prej tij dhe më pas duke e shtuar gradualisht atë.

Doza dhe mënyra e përdorimit

  • Propolis nuk përdoret për fëmijë nën një vjeç.
  • Doza dhe koha e saj përcaktohet nga mjeku kurues, në varësi të sëmundjes dhe të sëmurit, në këtë mënyrë:
  1. Propolis i freskët (bruto): 1 gram (1-3 herë në ditë), duke e përtypur nëpër gojë për 5-20 minuta dhe më pas mund ta përcjellësh pa problem.
  2. Esenca e propolis-it (5-50% përqendrim): 5-30 pika, tre herë në ditë, me mjalt të holluar me ujë ose me limonadë. Esenca e propolis mund të përdoret edhe nga jashtë në kozmetikë dhe për larje nga poshtë (për infeksionet e vaginës).
  3. Organizmi i njeriut mund ta përballojë më së miri 1 gram propolis për çdo kg të peshës së trupit të tij.
  4. Pluhuri i propolis mund të përdoret duke përzierë 3 gram propolis me 125 gram mjalt, dhe të merrret një apo dy lugë në ditë.
  5. Në rastet e përdorimit të jashtëm të propolis, këshillohet që të merret edhe nga goja në të njëjtën kohë, sepse këto përdorime plotësojnë efektin e njëri-tjetrit. Përdorimi i jashtëm i propolis mund të bëhet një apo disa herë në ditë sipas nevojës.
  6. Përdorimi i propolis për nuhatje jep rezultate të shkëlqyera në rastet me probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkri.

Ruatja dhe depozitimi

Nuk kërkohen veprime të veçanta për ruajtjen e propolisit, por preferohet që të ruhet në enë ku nuk depërton drita, të mbyllura mirë dhe larg nxehtësisë. Si gjithnjë në lidhje me përdorimet mjekësore,, preferohet që produkti të jetë i freskët.