Problemet e tretjes

 

“Problemet e tretjes” është një shprehje e përgjithshme që përfshin problemet e shkaktuara nga ngrënia e ushqimit dhe sëmundjet e bezdisshme që shkaktohen nga ai, dhe i sëmuri ndjen lodhje në pjesën e sipërme të stomakut, thartirë në stomak, gazra dhe këputje të përgjithshme të trupit, humbje të oreksit. Problemet e tretjes mund të jenë edhe tregues për ndonjë sëmundje tjetër që ka lidhje me këtë gjendje, por zakonsisht këto problem vijnë si rezultat i pezmatimit të pjesës së brendshme të stomakut (Gastriti).

Shkaqet direkte të kësaj sëmundje janë futja e ushqimit mbi ushqim (pa u tretur ushqimi i mëparshëm) dhe ngrënia me pangopësi, dhe veçanërisht ngrënia menjëherë para gjumit. Ndryshimi i llojit të problemeve të tretjes tregon për ekzistencën e sëmundjeve të tjera siç është Hernia apo dhjamthi në grykën e stomakut që lidhet me kapërcellin, ose për ekzistencën e problemeve në fshikëzën e tëmthit apo në zorrën dymbëdhjetëshe.

Rekomandime për problemet e tretjes

  1. Trajtimi më i mirë në rastin e problemeve të tretjes është marrja e një luge nga uthulla e mollës, e shton në një gotë ujë dhe e ëmbëlton me një lugë mjalt të bardhë. Kjo përzierje forcon stomakun, hap oreksin dhe heq problemet e tretjes në mënyrë të përgjithshme.
  2. Përzien sasi të barabarta nga bima kumin, coriander dhe valanidh, dhe u shton sasi të përshtatshme kripë gjelle. Nga kjo përzierje merr një lugë të vogël dhe e ha rreth gjysmë ore para ngrënies, dhe menjëherë pas saj pi një gotë ujë.
  3. Pirja e lëngut të kamomilit, i përgatitur në këtë mënyrë: një lugë gjelle kamomil e shton në një gotë ujë të vluar më parë dhe e mbulon për 15 minuta, pastaj e filtron dhe e pi në mëngjes esëll. Kjo ndihmon në shërimin e gastritit.
  4. Këshillojmë të sëmurët me probleme të tretjes që të hanë sa më pak ushqim dhe shpesh, dhe t’i japin përparësi ushqimeve të lënghsme, si supërat etj. E theksojmë se shkaku kryesor për problemet e tretjes është ngrënia me pangopësi dhe grykësi, prandaj ruajuni kësaj. Po kështu këshillojmë të mos hani menjëherë para gjumit, të mos hani shumë qepë, lakër, erëza dhe piper.