Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Prishja Dhëmbëve

Prishja Dhëmbëve

Si të parandaloni dëmtimin dhe prishjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

 

Mbi 92% e të rriturve të moshës 20 deri 64 vjeç, përjetojnë dëmtim të dhëmbëve në dhëmbët e tyre të përhershme, prandaj nuk është çudi që shumë njerëz kërkojnë alternativë natyrale për përkujdesjen ndaj dhëmbëve.

Çfarë është prishja e dhëmbit ose karja e tij?

Karja e dhëmbëve, ose dëmtimi i dhëmbëve, ndodh kur disa lloje të baktereve që gjenden në dhëmbë prodhojnë një acid të dëmshëm, i cili bren dhe rrënon strukturën e dhëmbit.
Këto baktere ushqehen me sheqer dhe karbohidrate në mënyrë që të lulëzojnë, dhe për të prodhuar acide. Nëse nuk trajtohet, kjo shkakton dhimbje dhëmbi, infeksion dhe humbje të dhëmbit.
Dentistët fajësojnë faktorë si higjiena orale, ushqimet, dhe pijet e ftohta ose të nxehta për prishjen e dhëmbëve.

Prishja e dhëmbëve mund të ndodhë në mënyra të ndryshme:

– Prishja e rrënjës – ndodh në sipërfaqen e rrënjëve. Kjo është më e zakonshme në mesin e të rriturve.
– Prishja e sipërfaqes së lëmuar – ndodh në sipërfaqen e jashtme të sheshtë të dhëmbëve.
Çdo person pretendon se dëmtimi i dhëmbëve nuk mund të shërohet. Le të shohim se çfarë thonë ekspertët për këtë.

Një studim i vitit 1932, i publikuar në British Medical Journal, sugjeron se dëmtimi i dhëmbëve dhe prishja e tyre mund të përmbyset potencialisht me dietë.
Gjashtëdhjetë e dy fëmijët e shkollave me dëmtim të dhëmbëve u ndanë në dy grupe dhe secilit grup i dhane dieta të caktuara të ndryshme. Nga kjo u zbulua se grupi që hante më shumë kokrra, kishte një rritje të dëmtimit të dhëmbëve, ndërsa fëmijët të cilët kanë ngrënë një dietë të grurit të plotë dhe të vitaminës D kishin përmirësime të mëdha.
Në vitet 1900 u bë një studim me shumë fise indigjene nga e gjithë bota, pasi besohej se ulja e prishjes së dhëmbëve ishte për shkak të dietave të tyre të shëndetshme, të lira nga ushqimet e përpunuara dhe acidet phytic, dhe të pasur në lëndë ushqyesve, duke përfshirë vitaminat A, D, E dhe K.
Këto zbulime kanë frymëzuar shumë njerëz sot për të pastruar dietat e tyre me shpresën e shërimit të dhëmbëve të tyre.
Një pjesë e dëmtimit të dhëmbëve mund të kthehet, dhe rasti i vetëm që mund të ndodhë kjo është kur prishja prek smaltin në sipërfaqen e dhëmbit. Nëse konsumoni pak sheqer dhe konsumoni  mineralet e duhura, atëherë zgavrat në sipërfaqe teknikisht mund të shërohen.
Por sapo prishja përparon në dentin – shtresën nën smalt, ajo është e pakthyeshme.
Ajo që është interesante, është se smalti është ind i vdekur, por mund të riparohet në disa rrethana.

Si të parandaloni natyrshëm prishjen e dhëmbëve 

Ndiqni këto hapa për të ruajtur dhëmbët nga prishja e hershme, duke ju kujtuar se parandalimi është gjithmonë më mirë se kurimi:

– Reduktoni sheqerin dhe pijet me gaz

Prishja ndodh kur ushqimet me niseshte apo sheqer -si qumështi, pijet me gaz, frutat e thata, ëmbëlsirat ose karamelet- i bëjnë bakteret të lulëzojnë dhe të shumëzohen, duke prodhuar  acid që shkatërron smaltin e dhëmbëve.
Reduktimi i këtyre ushqimeve mund të jetë një rrugë drejt mbrojtjes së shëndetit të dhëmbëve.

– Mos e teproni me konsumin e acidit phytic

Acidi phytic është substancë që gjendet në drithëra, fasule, thjerrëza, sojë dhe fara.
Një dietë e lartë me acid phytic mund të shkaktojë mangësi minerale, sidomos fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri dhe zinku – të gjitha këto janë lëndë ushqyesve të rëndësishme për dhëmbë të shëndetshëm.
Këto ushqime mund të jenë një pjesë e rëndësishme e një diete të ekuilibruar. Pasi t’i përgatitni siç duhet dhe ti merrni në sasi të moderuar, ato mund të ndihmojnë për të përmirësuar oreksin, dhe të sigurojnë proteina, fibra, vitamina dhe minerale.

– Rritni marrjen e sasisë së vitaminave dhe mineraleve

Nga një dietë e shëndetshme përfitojnë të gjitha pjesët e trupit – duke përfshirë dhëmbët. Në veçanti, shëndeti juaj oral varet nga një numër i rëndësishëm i ushqyesve:

• Kalciumi – mban smaltin të fortë dhe ul rrezikun e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe prishjen e dhëmbëve. Burimet e kalciumit përfshijnë: qumësht, sardele, lakër jeshile, zarzavate dhe pije të tilla si lëng portokalli.

Magnezi – punon me kalciumin për të ndërtuar smalt të fortë dhe për të parandaluar dëmtimin e dhëmbëve. Burimet përfshijnë perimet me gjethe jeshile si spinaqi, bishtajoret, arrat, farat dhe drithërat.

Vitamina A – ndihmon të mbajë një rrjedhë të shëndetshme të pështymës për të menaxhuar nivelet e baktereve. Burimet përfshijnë mëlçi dhe peshk, perime me gjethe jeshile, portokall, perime të verdha, dhe mango.

• Zinku – parandalon rritjen e baktereve. Burimet e zinkut janë prodhimet e detit, gruri i plotë, arrat indiane, mish viçi (organik), fasulet, farat e kungullit dhe farat e susamit.

• Hekuri – jetik për transportimin e oksigjenit nëpër trup. Mangësia e hekurit mund të kontribuojë për infeksione dhe bakterie në gojë. Burimet përfshijnë: mëlçitë, ushqimet e detit, tofu, farat e kungullit dhe të susamit, sardelet, patatet dhe brokoli.

Vitamina D – kjo vitaminë tepër e rëndësishëm ndihmon trupin të shfrytëzojnë kalciumin. Burimet e vitaminës D përfshijnë: vezët, mishin, ushqimet e detit, dhe më e rëndësishmja, ekspozimi në Diell!

• Fosfori – mbron smaltin e dhëmbëve dhe ndihmon në zëvendësimin e mineraleve në dhëmbë. Burimet përfshijnë: fara luledielli, fasule, ton, gjeldeti, bajame, oriz kafe, patate dhe brokoli.

– Luftoni erën e keqe të gojës duke konsumuar këto ushqime

Duke praktikuar higjienën e mirë orale -larja të paktën dy herë në ditë rregullisht- ju do të hiqni pllakën që ushqen bakteret dhe erën e keqe të saj.

– Mollë

– Luleshtrydhe

– Qitro

– Xhenxhefil

– Majdanoz dhe borzilok

Spinaq, brokoli, marule

– Fara kopri

– Kastravec

– Pini ujë mjaftueshëm

Mënyrë e mrekullueshme dhe e thjeshtë për të hequr qafe prishjen e dhëmbëve dhe gurët e akumuluar

Prishja e dhëmbëve është nga problemet më të shumta që ne përballemi, dhe shkakton shumë probleme në jetën tonë të përditshme, qoftë pikëllim, pamje jo e mirë e dhëmbëve, erë të keqe të gojës, etj.
Në vijim po paraqesim një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë, e cila mund tju shpëtojë nga prishja e dhëmbëve dhe gurët e akumuluar në to, dhe mund t’i bëjë dhëmbët më të fortë dhe për t’u dhënë atyre mundësinë për t’i rezistuar prishjes.

Komponentët e kësaj recete dhe mënyra e përgatitjes:

– 1 lugë çaji me kripë.
– 1 lugë çaji me shafran të  Indisë.
– 1 lugë gjelle me vaj  kokosi.
– 1 lugë çaji me vaj karafili.

I përzieni përbërësit mirë.

Vendosni pak  nga pasta e përfituar në furçën e dhëmbëve dhe fërkoni dhëmbët për 5 min.

Përsëriteni çdo ditë për të arritur rezultate më të mira.

 

By | 2016-12-07T09:10:04+00:00 November 29th, 2016|Te ndryshme|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!