Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Polygala, bima më e mirë për trurin

//Polygala, bima më e mirë për trurin

Polygala, bima më e mirë për trurin

Polygala, bima më e mirë për trurin

 

Arabisht: المُغْزِرَة.

Anglisht: Milkworts or snakeroots.

Emri shkencor: Polygala tenuifolia L.

Familja: Polygalaceae.

Polygala është bimë shumëvjeçare, me kërcell të butë, të rrumbullakët, me gjethe alternative ose të shpërndara, dhe gjithashtu të lëmuara, me një sipërfaqe të gjelbër të ndritshme, me lule blu të cilat kanë aromë të freskët e qetësuese. Përbërësi aktiv që gjendet në rrënjë është një përzierje e saponineve dhe triterpeonid.

Emri Polygala vjen nga greqishtja e lashtë “shumë qumësht”, pasi bima konsiderohej të rriste prodhimet e qumështit. Rrënja e Polygalas ka qenë e njohur për shekuj në Kinë. Historia e saj në atë vend shtrihet deri tek murgjit e lashtë Daoist. Ata kanë një besim të fortë se poligala ka përfitime të forta për mendjen dhe shpirtin. Ajo është një nga 50 bimët themelore që përdoren në mjekësinë kineze.

Elementët aktiv të bimës: Triterpenoid saponins (polygalic acid, senegin), phenolic acids, methyl salicylate, resins, carbohydrates, polygalitol, sterols and fatty substances.

Dobitë mjekësore të Polygalës

– Rrënja është përdorur shpesh në shumë kultura si një bimë natyrale qetësuese. Ajo qetëson mendjen, largon stresin, ankthin dhe ndihmon për të fjetur një gjumë të qetë.

– Shumë herbalistë mendojnë se ajo mund të ndihmojë në mprehtësinë e trurit.

– Stimulon epshin për burrat dhe gratë.

– Ndihmon në luftimin e simptomave të astmës dhe çrregullimeve bronkiale.

– Ndihmon në zbutjen e kollës dhe mukusit brenda gjoksit.

– Stimulon organet, mitrën dhe nxit qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

– Ndihmon për të përmirësuar performancën e veshkave dhe organeve seksuale.

– Përmirëson sistemin nervor dhe rrit shpejtësinë e reflekseve.

– Rrit qartësinë mendore dhe ndihmon  për të përmirësuar kujtesën.

– Mbron mëlçinë dhe ndihmon me prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

– Bima ndihmon gjithashtu në nxitjen e shëndetit të zemrës, sistemit imunitar, sistemit të qarkullimit të gjakut dhe organeve seksuale.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore nëse merret në masën e duhur dhe pa e tepruar.

 

By | 2017-08-13T00:16:52+00:00 August 11th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Polygala, bima më e mirë për trurin
error: Alert: Content is protected !!