Plumeria Alba; Bimë dekoruese dhe kuruese

 

Arabisht: ياسمين هندي أبيض

Anglisht: Frangipani flower

Emri shkencor: Plumeria alba L

Familja: Apocynaceae

Plumeria Alba është pemë shkurre, me gjelbërim dhe lulëzim të përjetshëm, me lartësi 2-3m, me gjethe të forta e të mëdha, me lule të bardha, të mëdha aromatike,

Origjina e bimës është Azia, Afrika dhe India. Mbillet si bimë dekorative në të gjithë Lindjen e Mesme. Plumeria Alba është nga llojet e pemëve që preferon dritë dhe klimë të ngrohtë. Lulet e bimës janë të ngrënshme, zemra e drurit përdoret në mjekësinë natyrale që prej shekujsh për trajtimin e disa sëmundjeve përfshi: ulçerat, gonorrenë, inflamacionin, lythat, sëmundjet e lëkurës, etj.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, gjethet, lëvorja e trungut, zemra e drurit, lulja.

Dobitë mjekësore të Plumeria Alba

– Plumeria alba ka një numër të përbërësve medicinale. Këto substanca janë antipiretike (reduktuese të etheve), kuruese të inflamacionit dhe analgjezik (lehtësues të dhimbjeve).

– Ndihmon për kurimin e ulçërave.

– Ndihmon për kurimin e inflamacioneve të ndryshme në trup.

– Ndihmon për kurimin e plagëve.

– Ndihmon për kurimin e Gonorresë.

– Ndihmon për forcimin e lëkurës dhe pastrimin e saj nga puçërrat, nishanet dhe njollat kafe.

– Redukton dhimbjet  menstruale.

– Parandalon marramendjen dhe të fikët.

– Trajton dhimbjet e dhëmballëve.

Shënim!

– Nëse merret me masë dhe kohë të caktuar, plumeria alba konsiderohet e sigurtë në përdorim.