You are here:--Plukenetia Conophora

Plukenetia Conophora

2018-03-19T23:37:25+00:00March 19th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Plukenetia Conophora; Parandalon dëmtimin qelizor, zhvillimin e qelizave kancerore, plakjen e parakohshme, shëndetin e trurit, sistemin imun…

 

Arabisht: الجوز النيجيري

Anglisht: Nigerian walnut.

Emri shkencor: Plukenetia conophora L

Familja: Euphorbiaceae.

Euphorbiaceae është një familje e madhe e bimëve me rreth 300 lloje. Plukenetia conophora  që bën pjesë në këtë familje, është pemë shumëvjeçare me larësi 3-15m, me gjethe të madhe të gjelbër e të ndritshme. Frutet janë të vendosur në kapsullë në formë të një yli me pesë cepa.

Origjina e bimës është Afrika. Plukenetia conophora është kultivuar gjerësisht për frytet dhe gjethet e saj, të cilat janë gatuar dhe konsumuar shpesh me misër ose oriz. Farat kanë shije të krahasueshme me atë të arrës dhe konsiderohen tonike. Ashtu si fara, gjethet, lulet  dhe rrënja e P. conophora konsiderohen medicinale. Farat, gjethet, rrënjët dhe kërcelli janë përdorur në mjekësinë bimore për terapinë e shumë sëmundjeve. Farat tonifikojnë veshkat, forcojnë shtyllën kurrizore, gjunjët dhe zbusin zorrët. Gjethet përdoren për trajtimin e dispepsisë, kapsllëkut, diarresë, dizenterisë, sifilizës, krimbat e zorrëve, astmën, ekzemën, psoriasis. Gjethet përdoren gjithashtu tradicionalisht për shërimin e dhimbjes së kokës, si çaj laksativ, dhimbjet e dhëmbit,  për presionin e gjakut. Rrënja përdoret për trajtimin e kancerit.

Fara jep 48 – 60% vaj të lehtë me ngjyrë të artë me aromë që i ngjan vajit të lirit. Vaji përmban acid linolenik 64%; acide palmitike dhe stearike 15%; acid oleik 11%; dhe acid linoleik 10%.

Elementët aktiv: Përmban sasi  lartë të antrakinonit, tannins, saponins dhe alkaloideve, vitaminat B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C dhe E), niacin, mangan, l-arginin, piridoksinë, selen, melatonin, acid askorbik, acid pantotenik, tokoferol , acid ellagik, polifenol, acide yndyrore omega-3 dhe acid oleik.

Dobitë mjeksore të Plukenetia conophora

– Parandalon sëmundjet kardiovaskulare, si: sulmin në zemër dhe sëmundjen e arterieve koronare. Zbut muret e brendshme të enëve të gjakut duke ndihmuar kështu që enët e gjakut të relaksohen.

– Ndihmon në trajtimin e infertilitetit mashkullor duke rritur prodhimin e spermës, mund të përdoren gjithashtu për rritjen e fertilitetit tek gratë, si dhe për trajtimin e fibroideve.

– Lehtëson dhe trajton çrregullimet e gjumit.

– Redukton nivelet e kolesterolit në trup.

– Gjethet dhe farat  përdoren për trajtimin e sëmundjeve gastroenteritike si dizenteria, dhimbjet e stomakut, diarrea dhe të vjellat.

– Bima ka veti anti-mikrobale kështu që mund të përdoret për trajtimin e patogjenëve që shkaktojnë sëmundje të tilla si bacillus subtilis, candida albicans, staphylococcus aureus, aspergillus niger.

– Ideale për gratë shtatzëna; ekstraktet e gjetheve zakonisht merren nga gratë shtatzëna për të parandaluar rrezikun e abortit.

– Studimet tregojnë se ekstraktet e bimës janë efektive për minimizimin e rrezikut të zhvillimit të qelizave kanceroze siç është kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës. Kjo për shkak të përbërësve  të lartë të acidit askorbik, acidet yndyrore omega 3, phytosterols, etj.

– Rrit funksionin e shëndetshëm të trurit.

– Efektet anti-inflamatore të bimës ndihmojnë për trajtimin e artritit reumatoid, inflamacionin bronkial dhe astmën.

– Parandalon  plakjen e parakohshme dhe dëmtimin qelizor.

– Forcon sistemin imun, parandalon aneminë, prishjen e dhëmbëve dhe dhimbjet e kokës.

Shënim!

– Bima është pa efekte anësore dhe mund të përdoret gjithashtu nga gratë shtatzëna dhe fëmijët.